E enjte, 28.03.2024, 09:57 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Tregime satirike

E diele, 22.02.2015, 11:52 AM


TREGIME SATIRIKE

NGA NEBI DRAGOTI

REDAKTOR I PJE…

A merr vesh magjari nga muzika? Apo…apo aq merr vesh edhe ky nga arti i poezisë…. Se mos ka specialitetin e duhur për të qënë i tillë në këtë detyrë…se mos po merrvesh nga puna e redaktorit. Ka ardhë, si ka ardhë nuk na hynë shumë në punë. Si e bën punën ky na intereson të gjithëve, se botimet letrare duhet të jenë të ngritura, të paktën, mbi cilësinë e nivelit mesatar. Mirëpo vlerën nuk di ta përcaktojë redaktori në fjalë. Dhe autori që s’ka talent, bëhet autor i famshëm me emër për hir të redaktorit të pjerdhur. (Fjalë popullore dhe e përmban fjalori këtë). Ky autor i privilegjuar i ka dhënë kafe apo lekë për të botuar paçavuret që i quan krijime. Nejse…ka e ç’nuk ka…dhe nuk dua të jetë e vërtetë, se iks redaktor të kërkoka edhe lekë që t’i pasqyrojë në gazetën që drejton krijime që quhen si krijime. Nejse…nejse. E ka gazeta redaktor. Paguhet si redaktor edhe pse ka njëqind cene në tru. Redaktor i pjerdhur(se kështu është). Në tru mbanë rrënjë të inatit primitiv të një shoqërie primitive, tejet, i shumë viteve të mëparshme…ndoshta, kur ka filluar të shkruhet letërsia. E po persaonazh është ky të shkretën. Ka ndjenja, ka urrejtje, simpatira, tjetër hesap, se nuk di as vetë se ç’bën. Ishalla, kuptoftë mesazhin e tregimit. Ishalla, ishalla.

PRAPË ME TEMATIKË ME TË PJER…

…Se mos është për redaktorin e pje…të cilit do t’i mbetet edhe hatri për etiketimin e tillë. Dreqi ta hajë, se tek e fundit vetë e kërkon. Këtij tjetrit desha t’i jap një leksion, se e di që edhe këto tregime do t’m’i lejë pa botuar, se unë , vërtetë, nuk i kam dhënë kafe dhe lekë…ose ka mbetur i ofenduar,  kur i kam shkruar:pse iksit që i ka krijimet më të dobëta ia ke botuar dhe mua jo?Hëë, vlera de , ku është vlera?Hapi sytë!Dua të përmend dhe një kritikë, që fillimisht ia dërgova redaktorit për ta botuar. Por ky ka inat derri…Dhe unë për inat (uni është poetik) e dërgova në disa media të tjera, ku u botua. Le ta marri për leksion “kompetenti”. Kjo kritikë u botua edhe jashtë në një gazetë, pa ia dërguar unë (si duket e ka marrë ka mediat elekronike). Redaktori në fjalë hap veshët e zgurdullon sytë. Pra, dhe me këtë fakt, redaktori është i dhje…dhe sa më shumë kalon koha, më shumë merr erë. E pyes:nuk e di do të bëjmë punën si duhet apo jo?Nejse…nejse…se me nejse e kemi.

PRAPË E NJËJTA TEMATIK

Kur të ngjiz , të ngjiz tematika e lezetshme. Këtë e bëj jo për të denigruar redaktorin që paguhet si redaktor. Këtë e bën ai që e ka punësuar…kush e di për ç’arsye. M’u kujtua opinion satirik, (se e kam qejf satirën unë). Ç’opinion do të thoni ju?Opinioni “Filma të pjerdhur” botuar në dy-tre gazeta, sigurisht, për vlerën sociale. Që të hyj drejt e në temë desha të shtojë, se redaktori i një gazete tjetër këtë nuk ma botoi. Nuk e di…se në ç’mulli çonte ujë, ky kompetent! Punë kompetencash, de. Mirëpo, desha të shtoj me këtë rast, desha që me një gurë (se ka gjithandej të tillë rrumpalle) të vras shumë zogj çakërrqejf sojllish…Nuk e di sa më kupton lexuesi?!Arti do kujdes, arti ka mision për shoqërinë. Apo jo?U botua se kishte vlerë. Dhe kjo vlerë do të zgjasi në kohrat e ardhshme dhe sensi satirik i opinionit do të godasë. Pra do të botohet. Lumë kush vlerëson drejt, se tek e fundit, mos të ngelet hatri as ty, do të ketë edhe tregime të tjerë të përkohshëm me personezhe…të pjerdhur.

TREGIM PËR KËNGËN E GJELAVE

I njëjti avaz, e njëjta melodi me po të njëjtat nota muzikore të gjelave lafshkuq, që e nisin këngën në katër të mëngjesit. Pse më katër?Bëhen si sirena zgjimi të botës njerëzore për ditën e re. Edhe shpendët i gëzohen fillimit të ditës. Ndryshe nuk ke ç’thua. Hajde e ua deshifro këngën këtyre shpendëve se ç’duan të shprehin tjetër. Sapo nis agsholi , nis kënga e tyre në rresht njëri pas tjetrit nëpër pullazet e shtëpive. Kjo për njerëzit është diçka pozitive, por…ky rituali i përditshëm i gjelave ka përballë rrymën e kundërt të gjelave, që kërkojnë të hiqen si gjela dhe nuk kanë asnjë shërbesë tjetër, por…janë njerëz gjela që hiqen të tillë për mburrje, por më tepër për interesin e tyre mjaft të thekur. Këndojnë për vete. Këngët e të tjerëve duan t’i cenzurojnë edhe pse nuk kanë asnjë të drejt censure. Këta tipa gjelash ndodhen edhe nëpër institucione mediatike, edhe nëpër institucione të ndryshme të pushtetit vendor apo atij qëndror. Ndodhen edhe nëpër zyra drejtësie, madje mbajnë edhe poste drejtuese gjithandej. Nëse nuk ua deshifrojmë mirë domethënien këngëve të gjelave shpend, po këtyre gjelave të dytë si do t’u vejë halli?. . .

QENTË ME SYZE DIELLI

  jemi në kohën e çudirave, nuk do as mend as kalem. Që ka mendje të pjer…edhe kjo nuk është më çudi. Pronari i tre qenëve me syze, nuk është mirë ta quajmë komandanti i qenëve. Komandanti i tyre edhe vetë me syze dielli hiqet si kapadai…i qenëve , de. I nxjerrë në shëtitje duke u vënë syze dielli, pavarsisht se nuk i ka dërguar tek okulisti për t’i kontrolluar, mbasi ndonjë mund të jetë miop apo prezbit. Mirë ditën u kanë lezet syzet e diellit të tre qenëve, por…duhet thenë që pronari i ka tejet për zemër. Thonë se natën flinte me qentë. Sa do qentë, nuk do nënën, babë e motër. Po u thyen syzet njërit qen, ai hek të vetat dhe ia ve qenit. Që është për të qeshur, …me këtë qeshin të gjithë kalimtarët. Pronari komandant qenësh nuk e kupton pse qeshin njerëzit. Mirë ditën, por i nxjerrë edhe natën. Pa syze do të thoni ju?Jo, mor se s’e kanë lënë mendët komandantin. U bën shëtitje qenëve  me syze dielli edhe natën, kur ata mërziten në shtëpi. . Qentë nuk shohin:përplasen me njëri tjetrin. Kalimtarët qeshin…se është qytet këtu, ka lëvizje edhe natën. Komandanti i qenëve nuk e kupton:kalimtarët me qentë e kanë apo me atë. ?!Merreni si ta merrni.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora