Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Xhavit Gasa

| E diele, 22.02.2015, 11:19 AM |


Xhavit Gasa

 

KËTU JAM

 

Këtu jam,

den baba den,

që kur lindën

tokë e qiell...

 

Bekuar,

me emrin

e shqiponjës,

në zemër të Europës...

 

Nuk ta lëshoj

asnjë copë qiell,

e pëllëmbe tokë,

ty moj re e zezë,

me puplat si korb..

 

Ti moj Europë e re,

ke sëmundje të vjetër,

nëse don të shërohesh,

mos i mbaj nën sqetull,

puplat e zeza të korbit...

 

Këtu jam

dhe do të jemë,

mbi timen tokë,

nen timin qiell...

 

 

VISAR ZHITI

 

Or Visar Zhiti,

 në errësiren e qelisë,

i dhe dritën e shpirtit,

                            poezisë!!!

 

Larvat,

e krimbave,

të shtëpisë me gjethe,

as dje as sot nuk ta gerryejn

                          or jo, ty zemrën...

 

Mos

e prano

lëmoshën e horrave,

që në kor këndojnë këngën

                                e korbave....

 

Visar Zhiti,

simbol qendrese,

dritare e hapur shprese..

 

 

BIR I KOSOVËS

 

U betua,

para qiellit,

për hisen e diellit...

 

Mbi

qiellin e Kosovës,

Sejdi Krelani bir i shqiponjës...

 

Për tokën,

e  shenjtë,

të parëve amanet...

 

Para shkjaut,

krahët e shqiponjës,

hapi biri i Kosovës...

 

Tan kosova,

dëgjoj piskamën,

o prite shkja Sejdi Krelanin..

 

Sejdi Krelani,

bir i Kosovës,

besën e mbajti,

para diellit dhe tokës...

 

Simbol,

i gjallë i trimërisë,

i pavdekshëm,

në altarin e lirisë!!!

 

 

PANORAMË MATJANE

 

Hap dielli syrin e zjartë,

mbi kreshtat e malit Dejes....

 

Buzëqesh mali Balgjajt

për ardhjen pranverës!!

 

Grykës Qafshtames uji kristal,

varet shkëmbejve si katarakt...

 

Përmes fushave të blerta lugines,

vallëzon lumi matit me valë drite..

 

Nga Londra e largët bregut të Tamizit,

shkruaj vargje panoramë për vendlindjen..