Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhmije Mehmetaj: Rindërtimi i Shkollës në Torovicë

| E diele, 22.02.2015, 02:16 PM |


Prezantohet projekti për rindërtimin e Shkollës në Torovicë -Shqipëri

Biznesmenë; Shoqata; Personalitete; Individ; Veprimtar; Njerëz bujar; Të nderuar zotërinj!

Përfitojmë nga rasti të sjellim në vëmendjen Tuaj një nismë unike që quhet Projekti “Rindërtimi i një shkolle në Shqipëri “Schulsanierung Albanien ”  e cila mund të jetë një kontribut madhor për një të ardhme më të mirë për fëmijët e dashur në Shqipëri dhe frymëzim për përparimin e fisnikërisë helveto – shqiptare.

Projekti “Schulsanierung Albanien ” është konceptuar nga prof dr dr Basil Schader dhe mësuesja Erica Bauhofer Schader. Bashkëshortët, pedagogët zviceranë janë ndër njerëz tepër të rrallë, që, duke jetuar në një vend të zhvilluar në të gjitha pikëpamjet ekonomiko-shoqërore siç është atdheu i tyre Zvicra, shkojnë të ndihmojnë në një nga vendet më të varfra të Shqipërisë veriore. Qe prej shumë vitesh ata janë lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit në Shqipëri duke dërguar ndihma të konsiderueshme financiare për ndërtimin  e shkollave dhe i mbështesin me pajisje shkollore. Veprimtaria e tyre është një shembull i shkëlqyer që tregon se si humanizmi triumfon mbi çdo vështirësi dhe se si dy persona të kujdesshëm dhe të ndjeshëm mund të ndihmojnë të tjerët me aq përkushtim.

Nga Projekti “Schulsanierung Albanien ” parashihet të rindërtohet shkolla 9 - vjeçare në Torovicë – Shqipëri. Kjo shkollë do të hynë në zinxhirin e shkollave tjera të ndërtuara në ketë mënyrë. Projekti është në fazën fillestare, për ta realizuar fondin financiar ndihma është më se e nevojshme presim nga njerëz zemërgjerë zviceranë dhe shqiptarë që së bashku të ndërtojmë më të mirën për të ardhmen e fëmijëve në Torovicë.

Bashkëpunimi i gjerë dhe pjesëmarrja Juaj do ta bëjë më të suksesshëm projektin.

Puna së pari fillon me klikimin në: http://100-days.net/de/projekt/schulsanierung-albanien

Lidhur me pyetjet që mund të keni kontaktoni në adresën:

Prof. Dr. Basil Schader, Erica Bauhofer Schader

bschader@swissonline.ch

e.bauhofer@swissonline.ch

Si mësues, Ju falënderoj që punoni për të realizuar projektin për fëmijët shqiptarë!Nesër kur do të rritën do të ju kujtojnë me dashuri!

Nexhmije Mehmetaj