E enjte, 18.04.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Rrok Berisha - ''Nënë Tereza...''

E merkure, 18.02.2015, 08:22 PM


Poezia nuk durohet të lexohet nga çdokushi madje as të shkruhet nga secili sepse ajo është një zonjë e rëndë

Refleksion për  librin  “NENE TEREZA SHPIRTI  DRITES  SE  AMSHUAR" i Rrok Berishës -  botuar nga Shtëpia botuese "Fishta" në Prishtinë, 2010.

Shkruan: Lekë Mrijaj

Poezia nuk durohet të lexohet nga çdokushi madje as të shkruhet nga secili sepse ajo është një zonjë e rëndë ndaj në një vështrim në kalimthi qe i bëra vëllimit poetik të Rrok Berishës “NENE TEREZA SHPIRTI  DRITES  SE  AMSHUAR"   konstatova se krijuesi në fjalë ka një çasje të vaçant pozitivë dhe di shumë mirë tu qaset jetës-botës reale gjithëperfshirëse në mënyra të ndrysme artistike andaj poezitë e tij  janë të shkruara në strofa të ndryshme distike,tercina e katrena me rima të ndryshme duke ju dhënë edhe ngjyrime kolore,me plotë e perplotë mesazhe,simbole,ndjesi edhe liturgjike e dashuri shumëdimensionale të lutjes,bëmirësisë,humanizmit.Ndaj autori në fjalë permes intuitës së tij ka sjellë vargje perfekte të cilat nuk njohin ngjyrë aromë, kufijë, fe,race, atdhe, gjini  thjeshtë është paraqit me vargje poetike me plotë simbole lirie,humanizmi,bëmirësie,dashurie    lëshuara drejtpërdrejt  në HAPËSIRË.Libri ka ka një tersi të kompletuar prej 91 poezive të perkthyera mirë nga Gjuha Shipe në Gjuhën Angleze ne të cilin  autori nuk ka bërë ndonjë ndarje në kapituj të brumit poetik ndaj unë atë do ta ndaja në disa pjesë ose kapituj të veçanta –1.Në parathënien e vëllimit shkruar nga recensenti i librit Dr. Don.Lush Gjergji ,2. Reflekse për disa poezi të mirëfillta të veçuara të cilat meritojnë një trajtim të veçantë,3.Biografin e autorit Rrok Berisha.

Shënime parathënie nga Dr.Don.Lush Gjergjit për autorin dhe prezentimin e tij

Edhe Dr.Don.Lush Gjergji në parathënien si recensent i ketij vëllimi poetik ka konstatuar se autori i këtij vëllimi në permbledhjen e tij poetike permes intuitës se tij i këndoi bijës nënës,motrës shqiptare apo së Lumës Nënë Terezës e cila ishte në sherbim të një misioni Hyjnor në sherbim të humanizmit,bëmirësisë për botën e varfërisë,sëmundjës e mjerimit pa dallim ngjyre e besimi me plotë urtësi dashuri ngrohtësi e frymëzim dashurie ndaj ajo ishte në sherbim të njerëzve në zbatim të urdhërave Hyjnore.Nënë Tereza ishte betuar e mbeshtetur në dy shtylla: Në atë të Misionit  e të Dashurisë në të cilin në vargjet e ketij autori shohim figurat stilistike të paraqitura me një mjeshtri të rrallë me simbolika,mesazhe e frymezime tipike artistike në të cilën Nënë Tereza paraqitet si Agim i perjetëshem apo Shqipja jonë,Shpresa e të pashpresëve në “Token e katedralëve të rrënuara”… ndaj Dr.Don.Lushi e thotë se vargjet e poetit Berisha kushtuar Nënë Terezës permes gjuhës se tij poetike mishërojnë ofrojnë propozojnë Nënën e Njerëzimit Nënë Terezën si model jete frymëzimi veprimi,ngushëllimi,trishtimi që na percolli nder shekujt duke kujtuar çdo here se neve jemi bijte bijat e Nënes Tereze nga gjaku,gjuha e tradit me një kulturë e emër të pastert për të cilën  per ne krishteret edhe me fe mbi të gjitha me jetë,dashuri e bamirësi duke fituar testamentin  e saj shpirtëror  “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”ndaj edhe vetë dashuria edhe do shpëtoj botën.

Reflekse për disa poezi të mirëfillta të veçuara të cilat meritojnë një trajtim të veçantë

Vëllimi “NENE TEREZA SHPIRTI  DRITES  SE  AMSHUAR"   është një vëllim poetik, që përmban veçori karakteristike të shumta ndaj autori këto poezi i ka shkruar në etapa dhe periudha të ndryshme kohore.Ndonëse ka ne shumë poezi qe autori nuk e përmend askund emrin e Nënë Terezes ndaj shihet qartë se vetë poezia aludon ne Shenjtershen e Madhe Shqiptare-Njerezore Nënë Terezën.Poezitë e Rrok Berishës  janë poezi të tëra kushtuar nobelistës shqiptare, me plotë frymëzim qe shperthejnë me dashuri për njerëzit e shpirtit në të cilin paraqitet respekti dashuria,humanizmi,optimizmi për të Lumnueshmen Nenen Tereze e cila në çdo kohë ringjall brengat tona sheron e trimeron zëmrat e shpirterat e lënduara si një Shqipe që fluturon e mbushur me atdhetarizem qëndresë dashuri,humanizem,shpresë edhe tej botës duke perçuar fjalët e Hyut  me plotë dashuri vetëm shqip...

Poezija ( SHQIPJA JONË )

Simbol mirësie

Dashurisë njerëzore kuptim i dhe

 

Simbol qëndrese

Ti

Nga vetmia njeriun e shpëtove nga përbuzja

 

Je dashuri

Humanizmin e gjenit tënd

Tej botës përçove

Zotin tënd

Kudo kurdo shqip

 

Rrënja ime Ti

Shenjtëreshë Nënë e botës

Ti

Nënë e Dashurisë, Nënë e Dashurisë

 

Poezitë e vëllimit poetik në radhë ( Vasha e Dardanisë )  janë poezi  me të cilin  Nënë Tereza paraqitet me tërë madhështinë e saj prej:Një Vashe të Dardanisë në Misione Bëmirësije per te cilën edhe vetë bota u perkul me krenari duke ia dhuruar Cmimin Nobel për Paqe Vetë Mbretreshes se Fronit  te Dardanisë  si Laureatë ndaj Nënë Tereza paraqitet edhe si pjesë e vlerave të kombit Shqiptarë të ndarë padrejtesisht nga fuqitë e mëdha të fshirë edhe nga harta e botës madje kumbuan edhe fjalët se "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane sa i përket besimit, jam murgeshë katolike sipas thirrjes, i përkas botës por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit"

Poezija ( II VASHA E DARDANISË)

Ti je virgjëresha e paqes

Kombet e botës përkulen para mirësisë Sate

Ja Sot

Nga froni, i të nderuarve në Osllo

Nderohesh me Çmimin Nobel

Nga ky fron i laureatëve

Vashë e Dardanisë së Madhe

Nënë e Paqes, e Dashurisë së Botës së Madhe

Botërisht kumbuan fjalët

 

“Jam shqiptare,

Pjesë e vlerave te rrënjës

Të një kombi të lashtë,

Të copëtuar e ndarë në disa harta...

 

Jam shqiptare!”

 

Poezija ( II RINGJALLJA) është poezi  e shkruar në një situatë  tjetër në të cilin autori me një frymëzim të fuqishëm  mjeshtrore  arrin të ndertoj poezi me refleksione duke e pershkruar Lutjet e Nënë Terezes si të fuqishme  në mposhtje të se keqes dhe diktaturave në rikthim të besimit –shpreses së humbur me të cilin vertetë njeriun e ngjall me dashuri ...

( II  RINGJALLJA )

Lutjet e tua më të fuqishme se diktaturat

Rikthejnë besimin e njeriut të humbur

Vepra jote hyjnore

Besimin e humbur në njeriun e ringjall

Në dashuri

Biografia e poetit Rrok Berisha

U lind më 05. 08. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë". Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re” si dhe gjithnjë ishte i pandalshëm dhe I sukseseshem me krijmtarin e tij letrare, publicistikë e gazetari ndaj deri më tani ka botuar:Vëllimet poetike: “Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.Vëllimet publicistike: “Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë” Jeton Jeton në Prishtinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora