Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Etleva Bogdani: Avdush Canaj, lirik modern

| E merkure, 18.02.2015, 08:29 PM |


AVDUSH CANAJ LIRIK MODERN  I LETËRSISË PËR FËMIJË DHE TË RINJ

Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe original në poezinë për fëmijë dhe të rinj që i bashkangjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli e Grillo, Beqaraj, e Mamaqi.

NGA  ETLEVA BOGDANI

Avdush Canaj është krijues me talent në letërsinë tonë për fëmijë dhe të rinj. Këtë e dëshmojën librat e tij të botuara deri më sot: General pa epoleta (1993), Lepurushi I çokollatave (1994), Gonxhja nga Jupiteri (2000), Zogu në derë (2003), A fle peshku me pizhame (2008), Mollë me size (2010), Dallëndyshet e gjumit (2011), dhe Fluturat me sandale (2013).

Krijimet e tij të para i gjejmë qysh si nxënës i klasës së shtatë në fillore, por vëllim poetik para lexuesve doli në vitin 1993, që shënoi një fillim të mbarë në fushën e krijimtarisë letrare. A do shfaqej edhe më herët, por nuk e lan, e penguin sagarët e Sigurimit, të cilët e përcillnin kudo, madje edhe në vendin e punës, në TV- Prishtina, në Programin për  fëmijë. Dhe kur e morën ushtar, në ushtrinë e atëherëshme të ish-Jugosllavisë, e burgosën poetin, e hodhën në gjyqin ushtarak si “intektual i rreziskshëm”. E dënuan më 5 vejt burgim të rëndë, që I mbajti në Foqë të Bosnjës,sepse tek ai kishin parë poetin dhe intektualin që do të bëjë emër në letrat shqipe.Por ai nuk u përkul, pas daljes nga atje “ku brenë miza hekur”, iu përvesh letërsisë. Nuk u ngut, nuk vrapoi pas titujve, se sasia nuk përcakton vlerën në letërsi, deshi të na jap velra të mirëfillta letrare , duke mëtuar gjithmonë bukurinë në poezinë dhe kësaj i arriti.

Sot duke shfletuar librat e tij, njihemi me botën interasntë të fëmijëve, shikura nga syri i tyre, e,  të veshur nga ana e poetit me rroba artistike.Pra, nga ky univers, na jep një botë plot fantazi dhe imagjinatë, vetë jetën e fëmijëve, ku Brenda kësaj bote të blertë dhe të magjishme rrëzëllinë dielli i dashurisë.Nuk është e tepërt të themi edhe këtë ,se kur takohemi me poezinë e këtij poeti, është sikur takohemi me mrekullinë (I. Berk)

Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe original në poezinë për fëmijë dhe të rinj që  i bashkangjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli e Grillo, Beqaraj, e Mamaqi.

Canaj është njohës i mirë i psikologjisë së fëijëve. Kamera e tij (A.Bishqemi) regjsitron çdo gjë për ta, ku më pas, në monatzhen e tij poetike, i lulëzon si një mjeshtër i vërtetë, na sjell kështu “vargje mrekullie”, gjyshi është “ zemër shalqiri”: / Vetëm një herë/ E thërret në telefon,/ Çokollata me aeroplan/ kah unë fluturon!/ Unë jam vetë piloti/ Me gjyshin kapedan/ Ëmbëlsohen përrallat / Fshehur nën jorgan!/ (Vjersha: Zemër shalqiri.)

Ai kërkon fjalën magjike (A.Aliu).Përmes poezisë nganjëherë e kapercen edhe vetën.(I. Berk)

Sa herë i lexojmë dhe i rilexojmë vargjet e tij, na dalin edhe më të bukura, më të ëmbëla e joshëse:/ Babushi-/Pranverushi/ Me ylber/ Kapotën/ Buzëqeshjes/ I falë votën./  (Vjersha: Votoj për çokollata )

Figuracioni I tij është shumë i pasur, na vjen I naturshëm, ashtu si një lule e çelur në çdo varg e strofë dhe pret ta shijojë lexuesi i vogël, por jo vetëm edhe ai. Nuk rreshtë së kërkuari metaforat nga më të burat:

Fluturon qiellit të poezisë,

Prek diellin e poezisë. ( Vjersha: Hape portën)

Ose:

Sonte  TROFTAT

Shëtisin në shetitore. (Vjersha: Troftat në sheti )

0se:

Hëna në fund të liqenit

Me yjet përdore,

Në liqenin e peshqve

Falë ëndrra ujore.

 

Tepër interesante, në krijimtarinë e tij, na dalin lirikat e simpative të para shkollore, ato dashuriçkat e ëmbëla për shokun e shoqen, ku gjemë përherë rrëzëllim të magjishëm shpirtëror, të pastër, si ujë I kulluar, në këtë drejtim Canaj na del tepër i veçantë dhe lirik i spikatur.

/Një magji e ëmbël,/Pa çelës hap çdo derë,/ A s`i shihni bangat/ Mbushur me pranverë!/ ( Vjersha: Për inat të saj ) ose vjersha tjetër: / Turtje këndon Kata/ Si valëz e qeshur lumi:/ Ti vetë çokollata,/ Ti je vetë llokumi./

Poeti fjalën e miklon, por në këtë miklim, në këtë çast hyjnorë  të poezisë, i vijnë zogjtë t`i dalin në ndihmë që ajo të ketë shpirtin dhe bukurinë e vet: / Tek unë rishmi ktheheni/ Me gazin e harenë./Jun ë zemrën time/ keni bërë folenë./ Bashkë me DASHURINË/ Ma ujitni poezinë./ (Vjersha: Kurrë s`më lini fillikat)

Fjalë-shenja në poetikën e Canajt janë: nëna, babi, gjyshi, gjyshja, zogjtë dashuria, blerimi, toka, atdheu, dielli, gjaku, buzëqeshja, mësuesja, puthja, ëndrra, bukuria, ylli etj.

Se Avdush Canaj është një përsonalitet  shquar në letrat tona, na dëshmojnë më së miri vargjet: / Ëndërr e qeshur me trotinetë/ Niset vrik te gocat tjera,/ Mollët thonë: Ne po rrimë,/ Të dukesh ti sikur vera!// Tash pëllumba e gushëkuq/ Telefonojnë nga të gjitha parqet,/Buzëqeshjet të m`I kompozojmë,/Piktura t`bëjnë në të dy faqet./ (Vjersha: Dy mollë nën xhaketë)

Lirisht mund të themi se  përket modernitetit të lerësisë për fëmijë dhe të rinj.