E enjte, 25.04.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jam Gollak e jo Gallap

E marte, 17.02.2015, 07:11 PM


JAM  GOLLAK  E  JO GALLAP

 

Ik more torollak –

Mos ngjit bishta me bollak !

Shqip e kam emrin Gollak –

Me serbisht s’ kam lidhje aspak !

 

Emrit tim mos m’ i  ngjitë bisht ,

Se nuk është emër serbisht !

Mos shkruaj dokrra  llapa – llap ,

Jam Gollak , e jo  Gallap !

 

Mos lësho rrena pa fije kripe –

Shih Fjalorin e Gjuhës Shqipe !

Do të bindesh katërçipërisht ,

Se Gollak nuk është serbisht !

 

Mos ha shumë, por ha ma pak ,

Se do t’ rripet qafa cullak !

Mos pi venë , mos pi konjak ,

Se do t’ këndosh si gjel gollak !

 

Me trup t’ madh e qafë të rrjepur ,

Barkaçok e mish të ngjeshur ,

Me zë t’ trashë ,me zë me  çirrje –

Për t’ kënduar nuk  ke  prirje !

 

Trup të majmë shumë  shëndosh ,

Mendjelehtë  e kryebosh ,

Qafën n’ dhjam rrjepur cullak –

Po këndon si gjel  gollak !...

 

Gjilan , më 14.02.2015.         Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora