| E marte, 17.02.2015, 07:09 PM |
AGIM GASHI
SI HAHET PAVARSIA
Satirë
Nën flamurin e Kosoves
Festojnë hajnat Pavaresinë,
Në mëngjes u knojnë deshmorëve
N'mramje gjakun ua pinë.
A s'po i shihni me kravata
Tek zbulojnë lapidare,
Sa çel dita e erret nata
Krejt nji popull e qiten fare.
Hani pini hajna t´Kosoves
Si ka thane Ali Asllani,
50 vjet na hangren serbet
Hani ju se s'bahet nami.
Hani, hani ku të mundeni
Pasi s'keni telefona
Hani se tash na fukaratë
Hani, pini sa t'zgat nata,
Hani se krejt ju vjen era,
Kur mafija ban kontrata
Ju n'xhep paret për tendera.
17.02.2015
Düren
AGIM GASHI
NUK FESTON PAVARSIA
N´mëngjes heret u zgjue nëna
E puth në ballë Pavarsinë,
Eja bijë festojmë sëbashku
Emri yt nderon Arbërinë.
Ti ke lindë në Ditë të Madhe
Kur u shpall bijë Pavarsia,
Pavarsi nëna t´pagëzoi,
U gëzue e gjithë Shqipëria.
Sot e ke bijë Ditëlindjen
Shatë vjet ti e shtatë Kosova,
N´varr këndon sot Adem Jashari
N´varr këndon Ibrahim Rugova.
Më fal moj nënë se unë skam festë
Pse mbaj emrin Pavarsi,
Zbrazët mbeten bankat e shkollës
Iliri e Genti mbyll n´Serbi.
Kisha këngën me këndue
Bashkë me Vloren në duet,
Por ajo më nuk vjen n´shkollë
Shuj bijë shuj, mos fol më,
Eja se zemra don me plasë,
N´shkollat tona prap po mbesin,
T´boshatisura ato klasë.
Eja e t´ja marrim vajit
N´vend të këngës të vajtojmë,
Kur t´na bëhet Kosova shtet
Do t´këndojmë e të festojmë.
17.02.15
Düren
AGIM GASHI
LUTJA E NËNËS
Pranë oxhakut ul´ me nusen
Lutet, lutet e shkreta nënë,
Eja o bir´ i nënës, eja,
Sa shumë keq na ke lënë.
Kthehu o biri i nanës, kthehu,
Kthehu nga i shkret´ kurbet,
Përqafoje nënën nusen,
Si kercurë kemi mbetë.
Kthehu o bir në shtëpinë tënde
Pranë oxhakut e nanës t´mjerë,
Sot për Ty kemi nevojë,
Vendi, atdheut ku lerë.
Eja o birë, ka nevojë flamuri,
Kthehu në gjirin e Dardanisë,
Pa ty s´ja dimë shijen festes
Shatëvjetorit të Pamvarsisë.
Eja o bir kur të lut nëna
Të lut nusja e vajza e vogel,
Prej që ike në kurbet
As nuk ha as nuk do loder.
16.02.2015
Düren