Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mustafë Shabani: Për Kosovë na fali nëna

| E hene, 16.02.2015, 09:15 PM |


Për Kosovë na fali nëna

 

(Urime baca Lil - Halil Gecit)

 

Nga Mustafë Shabani

 

A je gjall o farë e Zotit???

bukuria e gjithësisë

gjak Iliri nip i Kastriotit

me lot thërret tokë e përjetësisë

 

Ofshajnë male fusha pjellore

qan shqiponjë dhe bilbili

kujt i le tokat shekullore ???

atje po digjet tani qiriri.

 

Qan dënesë ai djal i ri

shtëpitë tona mbetën shkretë

autobusët ndajnë dashuri

nëna mbeti qyqe vetë

 

Në tempullin e fjalës e gjall përjetësia

dhimbëje të thell ndjenë Hadiu

ku na tretet e jona djelmënia ???

Në kampe tmerri lindi fëmiu

 

Në male lumenjë tmerr i zi

me frigë të madhe hidhet hapi

karavani dhimbje kjo tragjedi

i ngrir në borë gjendet refugjati

 

Përplot dhimbje marshon hapi

dhena të huaja kërkohet shpëtim

e zuri vdekja pa shkuar te xhelati

fëmiu i mjerimit lindi larg në mërgim

 

A durohet gjithë kjo gjëmë???

vendi i lirë???po loton

zgjohu nga varri thërret një nënë

as dhe guri nuk duron

 

Në odë burrash në Llaushë

baca Lil e thot një fjalë

shtëpisë sonë nuk ja kthen shpinën askush

amanet djal pas djal

 

Plak-profeti na tha ja këtu jam

nuk harrohet Qiqavica

në Llaushë pragun e shtpisë kam

në Prekaz u mbrojt Drenica

 

Eshtërat e të parëve ne na thërrasin

zgjohuni djem nga kjo kllapi

ta duam vendin e mos zmbrapsim

ta ringjallim të shtrenjëtën Dardani

 

Shumë heret në amshim na iku baba

Bacës Lil lotët i shkojnë rrëke

për Kosovë na fali dhe rriti nëna

mbi të gjitha je ti atdhe

15.02.15 Emmendingen