E marte, 23.04.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një meshë për "alienin" e Poezisë

E hene, 16.02.2015, 08:59 PM


Një meshë për "alienin" e Poezisë Mbarëshqiptare

In memoriam, Frederik Rreshpjes

(esse)

Nga Përparim Hysi

Dua të shpjegohem: jam mëdyshur e mëdyshur, në është "alien" Frederik Rreshpja dhe përgjigja vjen vetvetiu: po "alien" ka qenë se nuk ka se si të jetë ndryshe. I shikon poezitë që na ka lënë si trashëgim dhe nuk ke se si mos mahnitesh. Të lënë me gojë të haptë se nuk gjen notë që ta vlerësosh. Njëra poezi më e bukur se tjetra. Dhe  thotë diku "alieni" Frederik: - Unë shkruaj se jam i trishtuar. Pra, ky poet unik, sikur e shtrydh me duar trishtimin që kurrë nuk iu nda nga pas, si një atavizëm apo si një apendiks.

Çudia është se nga kjo "shtrydhje" vjen e buron një verë e pastër poezie, nga e cila nuk ndahesh dot.

*     *    *

Mos kujtoni se po shkruaj me apriori?! Pëprkundrazi. Do tentoj që t'u vë përbri këtij shkrimi modest, atë verën kristaline të poezisë aq të zgjedhur. Po kush mund të shkruaj kaq bukur? Kaq artistikisht si ai? Askurkush: nga poetët e sotëm dhe të djeshëm. Rreshpja vinte nga Shkodra, nga ky qytet-djepkulture, dhe qe si një vazhdimi bukur i një Fishte apo Mjede. Qe vazhdim i më të bukurit poet që patëm në vitet '30-të; pra, vazhdim i Migjenit. Ai e ktheu poezinë në një "tempull" ku nuk mund të shkelnin të gjithë. E dinte mirëfilli vlerën si poet, por dinte të vlerësonte dhe të tjerët.

-A ka poetë të vërtetë në Shqipëri?- e pyesin në një intervistë.

-Pak. Shumë pak. Sadik  Bejko dhe Faslli  Haliti dinë të shkruajnë poezi. Dhe qëllon drejt e në shënjë: që të dy këta poetë aq të mirë, dolën me "ftomë në biografi", siç do ta pësonte dhe i miri dhe i shënjti, Frederik RReshpja. Do provonte edhe më keq se ata që citova më lart: 17-vjet burg nuk janë pak. Këtë burg Rreshpja e bëri një pjesë në  regjimin që iku dhe, ç'është më e keqja, u burgos dhe në kohën e demokracisë.

Dhe, kur e pyesnin se kush të futi në burg? Ai,pa u menduar gjatë, thoshte:- Shokët! Ata m'i vunë prangat. Shiko se si shkruan në një poezi:/ skllevër mosmirënjohës, ju deri dje/ te këmbët e diktatorit jeni shtrirë/ dhe me broncin e thyer/ do ngrini bust për diktatorët e rinj/. Është i drejtpërdrejtë dhe nuk lë vend për ekuivoke.

Mos qe pak i njëanshëm, Poeti? Sa kam vënë re unë (aq sa kam lexuar nga ai), ai, kur gjykon për poezinë apo për kolegët tek Lidhja e Shkirmtarëve, është shumë i kthjellët. Shprehet me superlativa për Dritëronë dhe di të vëjë pikat mbi i:- Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, është një mrekulli.

*    *   *

Para se të kaloj tek ndonjë përshtypje  e veçantë për të,  do  t'u lutem lexuesëve që të shijojnë poezinë e këtij Poeti që unë e kam quajtur Princi i Lirikës  Shqiptare:

 

Requem

Noton në përrua me gjethet mbështjellë

Një ditë e bukur vjeshte

Dhe shtërgët e fundit shkuan të ngrirë

Mbi sytë e verdhë në heshtje.

 

Ose...

Të prita, të prita

Derisa çelën kameliet e mortjes tek porta

Ti mblidhi dhe bëj një kurorë

Për mua që deri në vdekje të prita

 

 

Për gjithmonë

O ajër i mbrëmjes mbështillëm: erdhi ora të vdes përsëri

Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë det.

Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.

 

Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura

Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që dua.

Unë kam qenë trishtimi i botës

O ajër i mbrëmjes, mbështillëm! Erdhi ora të vdes përsëri.

 

Nëse ndaloj tek jo poezi, dua të theskoj qëllimin e këtij shkrimi modest. Rreshpja nuk vdiq. Rreshpja (më dridhet dora kur shkruaj kështu,se me aq emocione jam mbushur!)

ngordhi. Sado e ashpër e brutale është kjo folje, por është e vërtetë. Pa bukë, pa  strehë, pa pension  u la si një barbon që të këpuste shpirtin. Kam qenë  Florida atë kohë dhe  e kam ndjekur fundin aq tragjik të këtij "ALIENI" të papërsëritshëm. Nga aq sa kam lexuar, më ka mbetur në kujtesë ç'ka lënë me shkrim, kompozitori i bukur austriak,Franc Shubert:e zezë mbi të bardhë:- Është   e tmerrshme të vdesësh nga uria! Shuberti vdiq (ngordhi) më 19 shtator 1828, sapo kish mbushur 31-vjet. Rreshpja vdiq më 17 shkurt 2006. Qe, kur vdiq,  66-vjeç. Por delja e zezë,- thotë populli,- ngordh e zezë. Ky Poet kaq i lavdishëm,sa nuk ka shok në poezi, u varros  vetëm nga dashamirët e tij që nuk iu ndanë në atë varfërinë proverbiale të tij. Sa më erdhi keq që vdiq (më keq se De Rada me cironkën e tymosur në xhep), aq u revoltova me pushtetarët. Rreshpja vdiq i varfër dhe i rrethuar nga miq të tillë, si: Moikom Zeqo, Shpëtim Kelmendi, Riza Lahi, Skënder Drini dhe plot dashamirë të poezisë së tij të bukur. Mes tjerash, shkrova poezi dhimbjeje për të, ku në "vija të trasha", anatemoja ministrin e ç(kulturës- të asaj kohe). Ja se si i shkrova:

 

Iku Poeti i bukur dhe pas la një zbraztësirë të madhe

Braktisja e Poetit, për ju është veç turp!

Se ai qe Prici i Lirikës Shqiptare

Ministër i kulturës!  Haje turpin me bukë.

 

Dhe ministri vërtet që e hëngri turpin me bukë. Ndodhi që në atë muaj të vdisninhe tri figura qëbënin nder vendit, si: Ibrahim Kodra, Kel Kodheli dhe Vath  Korreshi, U bë një homazh me nismën e ministrit të ç(kulturës). Koncerti-homazh, sipas shënimeve që mbaja, është mbajtur më 28 shkurt 2006. Rreshpja u la "prapa listës" si  ai personazhi butaforik e estradës së Fierit, Lipe Shtogu.

 

Ja se si i jam drejtuar që andej  këtij mininistri-eunuk.

 

..... ndoshta, ende nuk e ke marr vesh

Se bashkë me ta, iku dhe RReshpja!

Mos kujto, ministër,  se ende ka sylesh

Ndaj për këtë homazh, s'më rri mirë festja.

 

Si mund të harrohet një lirik aq i bukur

Që aq vjet të rinisë i kaloi në qeli

Ti nuk je ministër, por eunuk kungull

Kur anashkalon një Poet si ai?

 

Prapavija e kësaj "harrese" është e lexueshme

Se Liriku i  Bukur qe opozitar

Zoti Ministër! Nuk ke bërë gjë më të turpshme

Ky qëndrim i yt: shpirtin ma kthen në acar!

 

28 shtator 2006.

 

Natyrisht, as ministri dhe askush nuk u skuq nga fjala ime. Të paturpët nuk kanë turp.

Dhe unë nuk rresht që të shkruaj e të shkruaj për të. Nesër ai ka ditën e tij. E meritonte një meshë, po se po, si një katolik i mirë që qe, por jam i sigurt: askush nuk do të kujtohet për të. Ministrat e kulturës zënë e dmonstrojnë focë, se, gjasme, po bëjnë risi apo thagma. Ai  që zëvendësoj këtë për të cilin është poezia ime, bëri një punë të "paqme": prishi klubin e LIdhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe "zografiti" me daltë një basoereliev ku evokonte veten si  madei in kokë. Jo më vonë se sa dje, Kolec Traboini,  e lakonte ministern  e kulturës si "talebane": prishi kinostudion,- thotë Traboini. Dhe mirë e ka. Po në fund të fundit, kush pyet për Poetët? Qeveritë venë e ikin dhe askush nuk kujdeset për krijuesit. Një Poet,- them unë,- ka vdekur, nëse lëpin jargët e pushtetit. Poeti është luftëtar dhe në opozitë me pushtetin. I tillë qe RReshpja. Ai që këndoi më bukur se kushdo:

... verës që shkoi/ kaloi një stap që u bë shelg tek përroi i vjetër. Ose kush më bukur se ai këndoi për dimrin: "Bie dëborë. Rënkojnë qerret e lodhura si një kor tragjedish antike/. Apo gjeni të gjashmin:/ luanët e thyer të fëmijërisë/ pinë ujë tek pusi i vjetër/ mbi zjarrin e trëndafilave/ ngroh duarët Saadiu me turbanin prej vese. Dhe mund  të vazhdoja të shkruaj për të. Dhe, tek e mbyll, them: kurrë nuk është vonë që të vlerësohet ky Poet  kaq i bukur. E pakta që mund të bëhet për të, të  krijohet një çmim letrar me emrin: Frederik RReshpja. Kurrë nuk është vonë të ndreqësh, ç'është prishur në kurriz të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora