Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viktor Mërkuri: Rusi vs Ukrainë

| E hene, 16.02.2015, 08:22 PM |


Rusi vs Ukraine

Nga Viktor Mërkuri

Perëndimi po e sheh luftën e Vladimir Putin në Ukrainë të paqartë madje edhe për vetë Kremlinin.  Sulmi ushtarak i Rusisë i ka sjellë asaj një mjerim ekonomik (me sanksionet e vendosura mbi të, dhe një vlerësim të rrënuar të kredive të saj) dhe izolim ndërkombëtar.

Pse të luftosh dhe të humbësh kaq shumë për një copë toke të një shteti tjetër? A është e gjithë kjo pjesë e një strategjie të keqllogaritur për të dobësuar dhe ndarë Perëndimin, një shpërthim i paarsyeshme i paranojës kundrejt një kërcënimi imagjinar nga jashtë drejt Rusis, ose një përpjekje e dëshpëruar për të shpërqëndruar opinionin e vendit nga dështimi politik dhe ekonomik i atij regjimi?

Kremlini aneksoi gadishullin e Krimesë (pjesë e një baze të rëndësishme detare ruse) dhe fuqizon e mbështet një rebelim separatist në dy provincat lindor të Ukrainës, Lugansk dhe Donetsk. Rebelët të cilët kanë një mbështetje të fortë ushtarake ruse kanë shpallur "republikat popullore" në këto dy teritore dhe avancojnë në pjesën tjetër të Ukrainës, duke shkelur mbi një armëpushim të rënë dakord në Minsk në shtator. Ukraina është duke humbur luftën dhe është e dëshpëruar për ndihmë financiare dhe ushtarake nga Perëndimi. Amerika po shqyrton idenë e armatimit të ukrainasve ndërkohë që po pret nëse marrëveshja diplomatike Franko-Gjermane mund të sjellë një armëpushim. Janë të pakët jashtë Rusisë ata që besojnë në justifikimin e Kremlinit për luftën që zhvillohet. Rusët në Ukrainë nuk janë duke u persekutuar, dhe qeveria në Kiev nuk është  e mbështetur nga parti fashiste jo më shumë se disa qeveri të tjera në Europë. Shumë analistë kanë shprehur tre teori kryesore të cilat mund të shpjegojnë sjelljen e Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën, Teoria e “të keqit”, “të tishtuarit” ose të “çmendurit”

Mbrojtësit e teorisë së "të keqit" mendojnë se Rusia po shfrytëzon momentin. Europa është e shpërndarë për shkak të krizave ekonomike dhe politike brënda saj, dhe Amerika e shpërqëndruar. Sipas Kremlinit kjo është një kohë e mirë për të ri-krijuar një hegjemoni të butë, të bazuar në energjinë, borxhet, propagandën dhe subversionin, mbi një copë të madhe të ish-perandorisë sovjetike. Mbështetësit e teorisë së "të çmendurit" mendoj se kjo është një lëvizje tepër intriguese për përmbushjen e një egoizmi të madhe. Putini, si shumë autokratë para tij, ka krijuar një kokteil ideologjik toksik të etno-nacionalizmit, nostalgjis sovjetike dhe imperializmit rus, të cilën e shërben tek populli dhe ushtria e tij. Ai është duke luftuar një kërcënim të shpikur perëndimore me papërgjegjshmëri të madhe. Ndërsa teoria e të "trishtuarit" thotë se pika themelore për Rusinë është dobësia e saj. Një ekonomi e ndenjur, me korrupsion të përhapur,me infrastrukturë të shkatërruar dhe zhgënjim nga elita në pikat esenciale ,janë probleme të pazgjidhshme për liderin rus. Ai erdhi në pushtet në një rritje të të ardhurave të naftës dhe gazit natyror, dhe ndërkohë që e gjitha kjo situatë në jetën ruse po vazhdon, ai ndjehet i bllokuar. Perëndimi duhet të jetë i fortë dhe i durueshëm, por jo të vazhdoj të lëjojë këtë lloj kërcënimi nga Rusia. Qasjet e teroive që përmenda më lartë nuk janë akskluzive nga njëra-tjetra: që të treja kanë elemente të së vërtetës. Ata kanë një gjë të madh të përbashkët,e cila është pak shpresa për Ukrainën.  Nëse Putini po sakrifikon destabilizimin e shtetit dhe popullit të vetë për të fyer Perëndimin, apo sepse ai me të vërtetë ka frikë nga përhapja e stilit europian në Rusi, nuk ka rëndësi për familjet e mijëra të vdekurve, ose për miliona të cilët tani po përballen me varfërinë dhe mjerimin për shkak të akteve të tij.