Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Trenat e ''shpresës''

| E hene, 16.02.2015, 07:45 PM |


Sejdi Berisha

 

TRENAT E “SHPRESËS”

(Ose Festa e Pavarësisë)

 

Ani ani, Kosovë

Jemi bërë njerëz pa adresë

Ku do ta kremtojmë

Pavarësinë tënde

Fëmijët tash

Nuk dinë për liri

Liria e tyre emigrim

Në stallat me lagështi

Në trenat e shpresës

Nëpër malet me terr nate

Duke ecur moçaleve

E kokën kthyer kah Kosova

 

Eh, Kosovë Kosovë...

Prapë e gjithmonë

Të duam Kosovë

Por jemi pak me hidhërim

Se lotët më rrëshqasin

Mbi flokët e vogëlushit

Me shpirt plot ëndrra

Me terr e me diell

Eh, Kosovë...

Pse fjala LIRI

Po zëvendësohet

Me NUK KTHEHËM MË...

 

Rrugë dhe rrugë

Malli e dhembja

Udhëtojnë me emrin Kosovë

E ikin nga ajo

Pse kështu Atdhe

Pse kështu Kosovë...

Prapë do kthehemi

Pa Ty

Dot nuk marrim frymë...

(Pejë, 16 shkurt 2015)