E enjte, 28.03.2024, 08:11 PM (GMT)

Kulturë

Selimi: Një vepër studimore e intelektualit guximtar

E diele, 15.02.2015, 05:01 PM


Një vepër studimore e intelektualit guximtar me shkrime shqetësuese socio-kulturore…

Nga Tefik Selimi

S’ka vepër pa vlerë. Secila vepër e ka vlerën e saj. Ajo, vetëm si e shkruar, e ka vlerën. Vlera e saj varet nga përmbajtja. Andaj, kësaj here e kemi në vështrim veprën e Nuhi Ismajlit “Shqetësime socio-kulturore”. Një vepër e shqetësimeve tona. Shqetësime që vrasin ndërgjegjën tonë. Ky shqetësim është për “gjendjen” shqetësuese. Autor i veprës është Nuhi Ismajli, studjues, kritik e eseist... Vepra e tij “Shqetësime socio-kulurore” reflekton dhe artikulon gjendje, veprime e vendime pak më ndryshe nga të “tjerët”.

Viti i botimit të veprës është 2014. E botoi “Rrjedha”. Faqe 197. Brenda në vepër ka studime, shkrime, ka edhe polemika, analiza, reagime e sinteza e të tjera. Një vepër me vlerë shkencore. Vepra ka “debat” të “nxehtë”. E tash, pas botimit të veprës, shkrimtari nuk debaton. Ai pushon e mediton: Sa vepra i shpërndava?! Kujt ia dhash. A do të reagojë ndokush, sepse, vepra e tij ka “prekur” iks njerëz pushtetarë, intelektualë, antishqiptarë, studjues fals të historisë së shqiptarëve, figurën e Skënderbeut apo edhe gjendjen e arsimit shqip tek ne?! Autori Nuhi Ismajli shkon gjer tek “filozofët”, tek marrëzistët, tek antishqiptarët, tek shërbëtorët e dikurshëm “shqiptarë”e tek shumë të tjerë që janë “personazhe” të kësaj vepre studimore të tij, e cila, si tillë, ti përkujton veprat e R. Qosjes “Morfologjia e një fushate” apo “Anatomia e kulturës”.  Autori i veprës ka një stil polemizues. Ai, tash hesht, por heshtja e tij flet shumë. Flet, sepse, pas kësaj vepre, vijnë “projektet” tjera krijuese. Autori i veprës “Shqetësime socio-kulturore” është studjues që nuk rri kot së koti. Punon e s’ndalet. Ama s’ndalet e shkruan. Kjo është detyra profesionale e tij. Për jetën “tjetër, autori ngre zërin dhe reagon pa frikë. Zëri i tij është rebelues, polemik, i zjarrtë, guximtar, madje edhe këmbëngulës dhe ngadhnjyes. Ai (autori) nuk pajtohet me padrejtësitë e kësaj kohe. Reagon, reagon ashpër e guximshëm. Unë, si lexues, fillovaj ti lexoj kaptinat e veprës. Meditoj. Sa vështirë ështe të jesh zë i së vërtetës! E vërteta është një. Ajo s’ka dy faqe. E ka vetëm një Faqe: të vërtetën! Ndalem te përmbajtja e veprës së autorit. Lexoj nga fillimi. Ato trajtesa shkrimore janë aktuale, por në to ka zemrim, urrejtje, reagim me vend, ku autori proteston kundër disa lëshimeve jo aq të vogla. Autori flet për “Filozofët e tjetërsimit”, “Shqiptarët dhe “shqiptarët”, “Tradhtarët – figura të shquara shqiptare”, “Heshtja e urtisë kombëtare”, “Paraqitje e tmerrshme e shqiptarëve!”, “Shpirti i robit në fron!”, “Identiteti kombëtar shqiptar pa mbrojtjen institucionale!”, “Mjerimi i historisë!”, “Dy histori te shqiptarët të Kosovës”, Mjerimi ynë intelektual!”, “Debati i mashtrimeve”, “Arsimi me dinjitetin e përdhosur!”, “Skënderbeu sipas pikëpamjeve antishqiptare”, “Pse mohohet e kaluara kombëtare?!”, “Pushtetarët – elita e shoqërisë?!”, “Mos shantazho intelektualët!”, “Diktatori shpëblen intelektualët!”, “Shkrimtari pa urti” etj., etj. Ndalem. A ka tema të tjera? Ka, pse jo? Këto analiza, polemika e trajtesa nuk janë si në veprat tjera të këtij autori. Andaj, pyet autori: kush janë këta që atë e shqetësojnë?! Kush?! Për të cilët flet autori i veprës? Ata janë të shumtë, si: njerëz servilë, sorollatës, “filozofët e tjetërsimit”, marrëzitë, pseudokrijuesit minorë etj. Me një fjalë, janë argatë që i shërbejnë dikujt (!). E, këto “shkrimet e kësaj vepre, me ndonjë përjashtim, janë shkruar brenda tri viteve të fundit dhe janë botuar në disa gazeta të ndryshme, si në “Shekulli”, “Kosova sot”, “Zëri”, “Koha ditore”, “Gazeta ekspress” etj., që domethënë se ato kanë pasur jetën dhe receptimin e tyre”. Mandej, autori shton për ata që kanë vesh e sy njeriu, kur thotë: “Objekti i shkrimeve (të veprës në fjalë), janë çështje e rëndësishme jetësore, njerëzore, shoqërore e kombëtare shqiptare. Në këtë rast, janë vënë në dukje, në radhë të parë, dukuri absurde, si: shkollat, teoritë e pikëpamjet antishqiptare, pseudovlerat e identitetet e rrejshme, dukuria e mohimit dhe e kompromitimit të vlerave të së kaluarës shqiptare, apologjia dhe lartësimi i së keqes e jovlerës. Një interesim të posaçëm të shkrimeve përbëjnë raportet absurde të pushtetarëve, politikanëve, intelektualëve dhe të krijuesve ndaj njeriut, shoqërisë, kombit, realitetit, vlerave dhe jovlerave. Baza e motivimit të shkrimeve ka qenë gjithnjë shqetësimi i thellë dhe përpjekja e autorit për një zë protestues kundër cenimit të vlerave jetësore, njerëzore, shoqërore e kombëtare shqiptare. Habia dhe shqetësimi i autorit, të zgjuara nga cenimi brutal i vlerave jetësore, njerëzore, shoqërore e kombëtare shqiptare, përveçse si një dëshmi për kohën, përmes këtyre shkrimeve, synon të jetë edhe një nxitje për habinë dhe shqetësimin e përhershëm të lexuesve, shton N. Ismajli, profesor e studjues gjilanas”. A dëshironi ta njihni se kush është ky shkrimtar e studjues? Pse jo? Nëse nuk e dini, ja po ua zbuloj: Ky është Nuhi Ismajli: historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar; madje është krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Kjo (vepra), që po e përfolim në këtë rast, është vepra: “Shqetësime socio-kulturore” e tij. Për herë të parë ky autor është paraqitur me shkrime në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Ai me shkrime studimore është marrë nga viti 1990 e këndej. Herë pas herë paraqitet me tregime dhe shkrime tjera letrare në shtypin ditor etj.  Kjo është pesha e veprimtarisë së tij krijuese. S’ka peshë, pa art letrar. Pse jo? Me art, shkrimtari bëhet roja e popullit dhe vlerave të tij. Ai, me këtë rast, rebelohet dhe lapsi i tij shkon gjer në kulm, duke i luftuar e protestuar kundër dukurive negative që po ndodhin tek ne. Reagon për ndërrimin e teksteve shkollore, të cilat bëhen, si shton autori, “sipas kërkesave turke”(f.7). Ai këtë temë e shoshit disa herë. Autori këtë reagim e bën me qëllim që ta kuptojnë realitetin e së vërtetës, sepse, punë që po bëjnë këta nga njerëz, ai i quan “filozofë”, të cilët, sipas autorit janë të “marrë të marrzistë”. Sepse, “Thirrja antinjerëzore dhe antishqiptare, që shqiptarët të integrohen me turqit, që strategjia e shqiptarëve të jetë strategji turke etj., është një marrëzi aq e dukshme, sa, për një njeri normal, as që duhet një shpjegim i posaçëm”(f.11). A duhet shpjegim tjetër?! Mandej, autori flet e reagon në shkrimet e tij për shqiptarët dhe “shqiptarët”, të cilët “krenohen si shqiptarë, po vetëquhen vëllezër të turqve” (f.13). A ka më keq?!!! Po ashtu, në studimin e tij “Vlerësime të padenja për kulturën shqiptare”, N. Ismajli, shton: “Populli shqiptar kurrë nuk e konsideroi mik pushtuesin turk, as robërinë e tij liri”(f.18). Kështu, autori i veprës “Shqetësime....” shton: “As Naimi, as Samiu, si dhe asnjë krijues tjetër i madh shqiptar, nuk shkruan vepra në shërbim të pushtuesit turk e robërisë turke”(f.21). Duke shkruar për tradhtarët – figura të shquara shqiptare, ai thotë se “Tradhtarët shqiptarë – shërbëtorët të pushtuesit e të robërisë turke, harruan popullin e vendin e vet”(f.25). Autori shkon përtej dhe shkruan në veprën në fjalë për heshtjen e urtisë kombëtare. Ata intelektualë që do të duhej të reagonin për vlerat e mirat e të vërteta të kombit, ata, sipas autorit, heshtin dhe nuk e prishin kolltukun në pushtet. Autori, shton: “Në kohën tonë jemi në një situatë paradoksale. Urtia kombëtare nuk ndihet e gjallë. Veç tek-tuk, aty-këtu ndonjë intelektual, ngrit zërin sa për të shprehur habinë për rrezikimin e identitetit kombëtar shqiptar...”(f.30). Pyet autori: a ka më injoruese se të rrezikohet identiteti kombëtar? Natyrisht, jo! Mandej, autori flet e reagon për paraqitjet e tmerrshme të shqiptarëve. Ja si shton autori në veprën e tij: “Ministria e Arsimit e Kosovës, pas kërkesës së ministri turk të Arsimit për ndryshimin e teksteve të historisë, aty ku flitet për kohën e pushtimit osman, pa fije turpi u përkul dhe vendosi t’i ndryshojë tekstet e historisë, në të cilat, tani e tutje, P. Osmane nuk do të quhet me emrin e vërtetë pushtues, por mike e çlirimtare e shqiptarëve, kurse robëria osmane pesëshekullore, që rëndoi më shumë se te çdo popull tjetër, në vend se robëri, që solli shkretëtirën e përgjithshme, pasojat e së cilës ende nuk mënjanohen përfundimisht, do të quhen liri!”(f.33). Kjo s’do fjalë. Reaguesi e kritiku i letrave tona, N. Ismajli, shkruan për shpirtin e robit në fron. Ai, shton: “Ky shpirt i robit të sotëm, trashëgimtar i robit të djeshëm turk, në vend të Shqipërisë e kombit shqiptar dhe interesave të ryre, sheh e ëndërron veten në kuadër të një perandorie, si një kryevezir, një pasha..., duke robëruar e shkatërruar të tjerët e edhe vetë vendin dhe popullin e origjinës së tij”! (f.39). Më tutje, shtohet: “Nëse historia shkruhet për t’iu shërbyer synimeve të tilla, absurde, ky është mjerim – mjerimi i historisë dhe bashkë me të edhe mjerim i shoqërisë njerëzore, pra edhe i shqiptarëve”(f.49). Sepse, “e kaluara, kujtesa e popullit është një vlerë e shenjtë, një element përbërës i identitetit kombëtar që nuk këmbehet për asnjë çmim!”(f.56). Autori, N. Ismajli, në veprën e tij, “Shqetësime socio-kulturore” nuk ndalet dhe flet për dy histori për shqiptarët e Kosovës. Kjo tmerron. Tmerron dhe autori, nga kjo “dukuri” e kësaj kohe, revoltohet dhe ngrit zërin e protestës se kjo çështje”shkon në dëm të shqiptarëve e kombit”. Ai (autori) del me shkrimin: “Mjerimi ynë intelektual!” Dhe, pyet: ç’po ndodh me intelektualët shqiptarë? Ku janë ata? Ç’bëjnë?!” etj. Autori i veprës, shton: “Ata nuk dinë se tekstet e historisë, si çdo tekst tjetër, nuk janë tekste të denja për njerëzimin, kur hartohen nën diktatin e pushtetit e, aq më tepër, kur hartohen nën diktatin e pushtetit të një vendi tjetër” (f.65). Apo: “Ata nuk janë të vetëdijshëm se me aktin e krijimit të teksteve të historisë, sipas diktatit të qeverisë turke, po i fusin shqiptarët në një robëri të re, në robërinë neootomane”(f.65). Andaj, autori  Nuhi Ismajli, studjues, e merr si referencë poezinë e Çajupit, i cila e arsyeton gjendjen: “...Shqipëtar, mos rri, po duku shqipëtar!”(f.67). Mandej, pas kësaj, u debatua për këtë çështje. Çka u prit nga ky debat? Asgjë! Se, komisioni i cili ka debatuar, si shton autori, “...e bën një gënjeshtër të madhe dhe këtë gënjeshtër të madhe do ta fusë në tekstet e arsimit shqip të Kosovës, kur nga tekstet do të heqë fjalët dhunë dhe vrasje dhe të përdorë në vend të tyre fjalët pushtues e burgosje!”(f.73). Autori e quan debat të mashtrimeve. Nga kjo “problematikë” jona, autori i veprës, thotë se, “...Komisioni për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, do të sjellin pasoja tepër të mëdha për popullin shqiptar dhe për të vërtetën shkencore”f.77). Mandej, duke parë gjendjen jo të kënaqshme të arsimit në Kosovë, autori reagon në veprën e tij “Shqetësime...”, shkruan kryetitullin: “Arsimi me dinjitetin e përdhosur! Ai (autori) ndalet tek pushtetarët e kësaj kohe, të cilët, në vend udhëheqëse nëpër shkolla emëron drejtorë me pak shkollë. Këtë e bën politika ditore, të cilët, sipas autorit të veprës, janë militantë e partisë. Në veprën e Nuhi Ismajli “Shqetësime socio- kulturore” fltet edhe për figurën e madhe të heroit të kombit, Skënderbeut. Ai shkruan se, disa nga “studjuesit” tanë e injorojnë figurën e madhe të kombit, sa ata nuk ia dinë historinë e tij madhështore që ka bërë për kombin shqiptar. Shkrimi i autorit “Skënderbeu sipas pikëpamjeve antishqiptare”, flet  për studjuesit shqiptarë, të cilët e fyejnë këtë figurë të madhe të kombit. Ata dalin me disa pikëpamje antishqiptare, të cilët e injorojnë heroin tonë, Skënderbeun, ndonëse ai ishte e mbeti figura më e adhuruar e kombit shqiptar. I pari që e injoroi këtë hero është K. Trebeshina, shkrimtar, i cili në veprën e tij “Mekami”, figurën e  Skënderbeut e paraqet si “shembullin e shqiptarit më të keq”. Por, kështu mendojnë edhe disa të tjerë, si B. Latifi e ndonjë tjetër. Nuhi Ismajli, autor, reagon edhe në shkrimin e tij “Pushtetarët – elita e shoqërisë!”. Autori flet për pushtetin që është i lidhur me psoudokrijuesit, të cilët punojnë për pushtetarin dhe ai i shpërblen. Autori thotë se këta krijues janë brenda pushtetit. Ata kanë hyrë në zemrën të pushtetit dhe janë bërë pushtetarë! Në vepër janë edhe disa nga shkrimet (reagime ose analiza...), si “Mos shantazho intelektualin!”, “Diktatori shpërblen shkrimtarin”, “Shkrimtari pa urti”, ”Shqiptarët dhe Nobeli për Letërsi”, “Poeti e mbron vepra e tij”, “Fillimet e hershme të  arsimit kombëtar shqip” e ndonjë tjetër. Nuhi Ismajli, jo vetëm sot, por edhe më herët, ka shkruar për këto “fenomene”  të jetës sonë, të cilat jo vetëm që e brengosin shoqërinë tonë, por ato edhe habisin pjesën e intelektualëve të dijshëm, të cilët do të duhej të reagonin me kohë e me vend. Ky autor, me këso shkrimesh e veprash, po tregohet intelektual i guximshëm që po reflekton maturi dhe përkushtim me anë të reagimeve e kritikave letrare pak më ndryshe se të tjerët.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora