E marte, 23.04.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Mendime

Sadik Vrajolli: Mos e ndizni Kosovën!

E diele, 15.02.2015, 05:38 PM


Skenar, frustrim apo dëshprim

Mos e ndizni Kosovën!!!...

Nga Dr. Sadik Vrajolli

Na diaspora shqiptare me trishtim i përcollëm pesë orë protestat në Prishtinë, të cilat na trishtuan saqë nuk dijmë kah t’ia fillojmë në vlerësime për atë që po ndodhë. Protestat e organizuara në Prishtinë, dhuna e ushtruar atë ditë, protestat e arsimtarëve, grevat e minatorëve, ikjet masive që po ndodhin ditëve të fundit, që po shkojnë kah zbrazja e Kosovës, bëjnë një mozaik të paqartë të asaj se çka po bëhet me shtetndërtimin e Kosovës, a jemi në gjendje të krijojmë perspektivë dhe çka është ajo që Kosovën e bën të fortë?

Në këtë situatë Kosovës i duhet maturi, si nga qytetarët dhe qeveritarët.

Qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të protestojnë por jo edhe ta djegun shtetin e vet për shkak të deklarimeve raciste të një ministri serb. Brenga për Trepqën dhe Brezovicën që kryeministri serb haptas u deklarue se janë të tyre është brengë e çdo shqiptari që gjindet në botë dhe lypset një syqeltësi përkujdesje jetike, një angazhim jetik për këto dy buirime të fundit ekonomike që i kanë mbetë ende Kosoves.

Zhgënjimin më të rëndë për neve diasporën e ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës sepse për 15 vite kurrë nuk arrijti të merret me asnjë problem jetik të kombit të vet apo shtetit të vet. Ndodhen nje seri e tragjedive pas çlirimit si ajo në 2004 e pastaj privatizimi ose shpronësimi i krejt pasurisë shtetërore nga disa matrapazë kurse këta akademikë-zvarranikë kurrë su preokupuan me këto halle të popullit as nuk e dhanë mendimin e tyre, thuase nuk kanë të bëjnë me shtetin e vet dhe me kombin e vet. Thjeshtë këta akademikë merren vetëm me pazarllaqet e titujve, diplomave dhe prodhimin e kuadrave te paditur që jo që formojnë shtet po ata e varrosin shtetin. Por mjerisht edhe populli e ka nje hise të fajit sepse vetë ua dha votën këtyre qeveritarëve por nuk kërkoi llogari nga ta, por edhe ata që nuk dolën në votime njësoj e kanë pjesën tjetër të fajit sepse ata po e bojkotojnë shtetin e vet. Pra bojkotimi dhe sabotimi si dhe keqpërdorimi e kanë një emnues të përbashkët – disfatën.

Të gjitha këto parti politike kanë pasë rast edhe si pozitë edhe si opozitë me e dhanë provimin shtetformues por mjerishtr asnjëra nuk e dha deri me tani edhepse shkuan 15 vjetë.

Një Kosovë e pakonsolidueme është kafshatë e lehtë jo veq për Serbinë po edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë. Serbia edhe Greqia nuk jane shtete te forta as te rrezikshme po na shqiptaret jemi tregue qyqana.

Si për shembull pse Serbia s’po mundet me e destabilizue Kroacinë, ndërsa dihet që shqiptarë ka me shumë se sa kroatë.

Protestat janë e drejtë kushtetuese dhe janë ato që ndërrojnë realitetin, e avansojnë të mirën, por do të shtrojë dhe disa pyetje:

1. Pse nuk u protestue kundër sistemit kriminal në arsim dhe shëndetësi?, me të cilën u fillua rrënimi i Kosovës para se me u ndërtue

2. Pse nuk u protestue kundër faljes së Feronikelit?

3. Pse nuk u protestue kur u muarën vesh që Feronikeli vjedh 32 milion euro rrymë në vit nga KEK-u?

4. Pse nuk u protestue kur u vodh copë copë PTK dhe Vala?

5. Pse nuk u protestue kur u fal shpërndarësi i rrymës?

6. Pse nuk u protestue kur u shit pasuria e Kosovës sa një ndërtesë në Londër apo një fabrikë e cigareve në Serbi?

7. Pse nuk u protestue kundër kartonit të gjelbër që po plaqkit diasporën në kufi me hyrjet në Kosovë?

8. Pse nuk u protestue kundër shkatërrimit të pyjeve dhe lumenjve?

9. Pse nuk u protestue kundër ndërtimit në tokat punuese?

10. Pse nuk u protestue kundër licencave të pompavet ë benzinës që e ndotin ambientin dhe rrezikojnë jetën e njerëzve?

11. Pse nuk u protestue kundër të gjitha atyne klubeve të natës, bastoreve dhe kazinove?

12. Pse nuk u protestue për kollapsin e sistemit juridik që asnjëherë nuk ka funksionue?

13. Pse nuk u protestue për ekzodusin /shpërnguljen masive/

14. Pse nuk u protestue për papunësinë kaq të madhe dhe dhe privilegjet e disa liderëve lokal dhe qëndror?

15. Pse nuk u protestue kundër sjelljeve të disa liderëve që po sillen si feudal, bajraktar, agallar dhe që po e ndajnë Kosovën në principata?

16. Pse nuk u protestue kundër trafikimit me njerëz dhe drogë?

17. E pse nuk u protestue për njëzetëmijë femra shqiptare të dhunume gjatë luftës në Kosovë?

Sepse pozitë dhe opozitë janë të përziera me këto marrëzira- pozitë e korruptumue dhe e kriminalizume, opozita shpeshhere i tejkalon normat konstruktive dhe kalon në ato destruktive dhe vandaliste dhe nuk afron zgjidhje optimale.

Më në fund ju apelojmë mos e ndizni Kosovën se nuk është e Jabllanoviqit sepse na diaspora derdhëm lot, djersë dhe gjak pë Kosovën, lot se e lamë në robëri të Millosheviqit, djersë sepse kurrë nuk ia ndalëm ndihmat duke ia filluar prej Nëne Terezes, aksionit Familja mban familjen, 3 përqindshin, Vendlindja thërret, dhe lobime e demonstrata të ndryshme. Dhe më në fund rinia e diasporës ishin të parët që u mobilizuan dhe u flijuan për Kosovë.

Andaj të bëjmë më të mirën për Kosovën, se Kosova eshte tokë e të gjithëve, dhe sëbashku të shkollojmë kuadro të afta; të përmirësojmë jetën e qytetarëve , të forcojme shtetin ende sa nuk është vonë se perndryshe do të përfundojmë shumë turpshëm se fëmijët tanë do te zhgënjehen, ndërsa stërnipat dhe stërmesat do të na i shajnë edhe vorret.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora