E enjte, 25.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Edhe nje proteste Albin Kurti?!

E diele, 15.02.2015, 05:43 PM


EDHE NJE PROTESTE ALBIN KURTI?!

Nga Lush Palokaj

Ne fillim te synimit tone per te ardhur deri te pavaresia isha lidhur me jete dhe nuk do te pranoja te thosha se Kosova do te vije ne kete gjendje aq te mjerueshme dhe popullata qe po braktise Kosoven, te kerkojne pashaporta te shtetit serb duke thene se edhe Sebine do ta pranojne si shtet te tyre. Kjo nga fakti se populli percaktohet nga politika e deshtuar - fillon te shfaqet frika ne cdo pore te jetes sociale, fizike dhe asaj ekonomike. Me se miri kjo mund te shpjegohet se me bark te zbrazet e humb kuptimin cdo gje, zhbehet njeriu, e humb identitetin e vet, cfar vlefte paskan pasur synimet tona per pavaresi?

Mire i kam te njohura partite politike ne Kosove dhe"ndjenjat e tyre patriotik". Qe ne fillim pas hyrjes se NATO-S ai qe kishte logjike te shendoshe veshtrimi verehej se aty luhej nje loje e ndyte, patriotizem forklorik dhe sjellje tipike enveriste duke e pershendetur njeri tjetrin me grusht. E kuptueshme se cdo vetdije qe ngrehej kunder ketyre personave ende me nje mentalitet diktatorial keq do te pesonte. Vereheshin "shpetimtaret" me sjelljet e tyre diten po sa kishte hyre NATO-ja me trupat e saj ne kryeqendren e Kosoves - Prishtinen. Kishin ardhur per ndonje ceremoni lavdi fiktiv ne hotel "Dora" , aty te qafa. Mendja ma thoshte se keta  kesaj radhe e konsideronin vetveten si te lindur dhe dijetaret me te medhenje per t'a udhehequr popullin. Mendoja se ne kete Kosove te shkrete per te cilen eshte derdhur aq shume gjak do te mirren vesh per te zgjedhur persona sa me te ndergjegjeshem e te vetdijshem ne cdo aspekt, per t'a percjelle situaten se si te vendosen bazat fillestare te nje shtetesije te mirefillet qe t'i mos i shpetoj asgje pa e ditur brenda teritorit te saj. Por jo, pushtetin e marrin "shpetimtaret LPK-istat" pa u marre vesh me askend - qeveri e dhunshme e perkrahur nga shteti ame, qeveri e socialisteve me te njejtin mentalitet dhe egoizem personal per t'ju kundervue Rugoves. Shka s'dodhi gjate atij viti, tortura, vrasje, mos fol se te ha nata, thoshin njrezit, per t'i detyruar qe t'i bashkangjiten sistemit tipik enverist - mentalitet i mykur e te semuar per pushtet. Politika mbi ligjin, mbi shendetsine, mbi univesiteti mbi arsimin, mbi cdo instututicion qe ekzistonte."Ne muzgun e ketyre mendimeve njeriu pa pritmas gjendet para greminave. Tmerret shperthejne edhe ne enderr, eshte veshtire te ikesh nga frika dhe rreziqet qe versulen kunder nesh nga bota e hijes, kjo eshte nje frike universale, nje ndjenje pasigurie e shpirtit neurotik, frika e udhetarit neper nje bote kaotike por te rishrregulluar ne menyre pedante dhe burokratike qe rri pezull midis fiksionit dhe esences," tani ne "Kosoven e lire". Me shume se nje vit zgjati ajo qeveri dhe me ne fund UNMIK-u vendosi te organizoi zgjedhje per te paren here ne Kosoven e "lire".

Fitues doli Ibrahim Rugova por jo mbi 50% dhe detyrohet te qeverise ne koalicion me Ramushin - zgjedhje e tij. Nuk di per ndonje shtet i cili ka luftue per liri e krahut te luftes nuk ja ka dhene voten, nese ka dale ne zgjedhje. E para eshte Kosova e cila e mohon krahun e luftes. Kjo mjafton per te ditur se kush ka udhehequr nje vit. Ajo popullate qe jetonte katundeve kane perjetue me te keqen, duke ikur prej nje mali ne tjetrin per te shpetuar nga kthetrat sebe dhe fort mire i njifnin "shpetimtaret' dhe ndihmen e tyre. Nuk e kam fjalen per te gjithe por vetem lideret qe sot jane ne pushtet. Kur me kujtohen shumica te cilet ideal e kane pase vetem lirine dhe asgje tjeter, e sot martire lotet me rjedhin dhe brengosem pse ata jane lene ne harrese. Rugova nuk arriti te qeverise gjate. Kanceri ja solli vdekjen

Zgjedhjet tjera pa Rugoven edhe pa UNMIKUN i organizohen ne Kosove. Te zhgenjyer me popullaten duke e ditur se nuk do t'i fitojne zgjedhjet e kesaj radhe "shpetimtaret" marrin qendrim tjeter. Plotesisht jam i bindur se nuk ka pase zgjedhje te lira por me dhune jane marre votat qofte nga PDK-ja, ana e Drenices, qofte nga AAK,  ana e Dukagjinit. Kete e deshmojne votuesit e Drenices e te Dukagjinit. PDK paraqitet ne skene por jo e vetmuar por me LDK-en dhe genjeshter e Sejdiut kur thoshte se e kane detyrue te huajt. Kjo ka qene nje tradhti e paster ndaj Rugoves dhe interesat personale kane ardhe ne shprehje. Kurre kete koalicion Rugova nuk e kishte bere. PDK-ja e merr udheheqjen e shtetit edhe per kater vite tjera. Merite e LDK-es per t'ja zgjatur jeten PDK-s ne pushtet.

Jam i bindur se zgjedhjet e fundi dhe te parafundit pak a shume kane qene te lira por Thaci fitoj sepse ka qene i lidhur me biznismen dhe i mecur me prfiditetit e tij. Fiton mbi 30% por askush nga opozita nuk do koalicion me PDK-en. Per gjashte muaj Kosova pa qeveri krej per interesa personal e populli lene ne harrese. Por sic ka thene Edmond Tupja"cdo shtet ka idiotet e vet" dhe pas gjashte muajsh Mustafa tradhton opoziten dhe del ne anen e Thacit dhe per idiotizmin e tij dhe qeverisjen e deritashme sot flet populli - protesta dhe fillon migrimi. As Rankoviqi nuk ka arritur t'i shperngul popullaten ne kete numer kaq te madh. "Kjo nuk eshte ikje kjo eshte shperngulje, forme gjenocidale e shfarosjes se nje kombi",thot i madhi Kadare plus sot injorantet mburren me qeverisjen qe e kan.

Albin Kurti gjenerate e re, i burgosur politik dhe mjaft i pergaditur dhe i mirseardhur me ide ndryshe nga partite tjera -  bashkimin e trojeve shqiptare. Ai me pare ka qene edhe ndihmes i Adem Demaqit ne Shoqaten per te drejtat e njeriut. Me vlersimin qe ja jep Kurti Demaqit une nuk pajtohem. Demaqi ka kohe qe ka pase deshire te ngjitet lart ne karieren e tij politike por gjithmone element turbullues dhe nuk ka gjete perkrajen e popullit. Demaqin e quajne simbol te kombit. Kjo e do nje analize pak me te thelle dhe me te sinqert per te ardhur te e verteta. Demaqi ka qendruar gjate ne burg dhe e quanin Mandella i Ballkanit por me qendrim ndryshe nga ai. Mandella kurre nuk ka leshuar pe dhe ka qene i gatshem qe edhe te vdes per kerkesat e popullit te tij. Ndodhe e kunderta me Demaqin. Kam lexuar me vemendje vepren e Kapllan Resulit "Adem Demaqi". Resuli nuk ka pase nevoje te genjej dhe ka nxjerre ne shesh shume gjera qe nuk i kemi ditur. Ai thote se Demaqi tere kohen sa ka qendruar ne burg vetem nje shuplake e ka marre nga UDB-ja serbe. Madje kur Demaqi paska qene ne Zvicerr Resuli thoshte se e kishte pare me sejmenet e tij por as nuk ka dashte te flas me te. Te ikish e te mos i ofrohesh shokut me te cilin tere kohen ke vuajtur ne burg, e ka nje domethenje. E verteta e ka pengue Demaqin. I bindur jam se Demaqi me kohe eshte terhjekur nga ideja e "Gjarpive te Gjakut" dhe ka tregue nje oportunizem, perndryshe, kryeneq, sot do te ishte i vdekur. Fort mire me kujtohet kur me shoqeri i ishim bashkangjitur demonstratave pas 81-ishit. Kur shikoj anash e pash Demaqin duke kaluar prane. As me sy nuk na shikonte, prane nesh vazhdoj rrugen dhe humbi. Demaqi mire e ka dijt se nese rrezikohen interesat shtetrore serb ai do te kishte qene i vorrosur. Madje, Gervallajt ne Gjermani jane vrare, e ku eshte Ukshin Hoti idoli i im e i Kurtit sot, e shume vite pas Demaqit jane burgosur sepse kryeneq dhe sot te vdekur? Me bindjen time te plote po te gjendej i lire gjate protestave do te qendronte ne balle te tyre duke u prij, Demaqit as mendja nuk i ka shkuar andej. Bukur shume i ka pas hyre ne shpirte edhe kultura serbe. Me kujtohet kur pat thene se kur te vdes ka pase deshire te mbulohet me gazeten "Politika" te Beogradit.  E me kend eshte Demaqi sot? E harroi Kurtin e shkoi me Thaqin sepse aty i merr 1000 euro dhe e ka makinen me shofer. Kurti nese eshte analog me Demaqin ne patriotizem para meje e humb vleften si patriot.

Spekulim i nje pseudopatrioti ne nje debat ne TV kur njeri tha se Demaqi ka dale shpesh jashte per t'a vrare  kur ka qene gjendja e tensionuar. Dhe ketu shtrohet pyetja, pse nuk u ka prij protestave per t' arritur ate qellim ? Keto spekulime e kane sjellur  Kosoven ne kete gjendje dhe qendrimi oportunist i gazetareve ne intervista si ne televizion ashtu edhe ne media tjera. Perbehen ne Demaqin "jopacifistet" sepse jane njesoj me te ne patriotizem. Ka shume per te thene per Demaqin por kaq kesaj radhe. Por, mos te keqkuptohemi, kurre nuk ja kam dashte vdekjen Demaqit por te verteten te cilen gjithmone e ka fsheh. Por populli mire e ka lexuar.

Me Levizjen e Vetvendosjes ne te shumten e rasteve kam qene perkrahes i tyre dhe ky eshte qellimi i ketij shkrimi, por "ngadal beg se ka hendek". Kurti i forte ne intervista televizive si ne shtetin ame ashtu edhe ne Kosove. Jo servil por qendrim dinjitoz. Ideja e tij per bashkim kombetare nuk gjene perkrahjen nga shtetin ame. Naivitet qe as historia nuk ua fale as  Kurtit dhe sejmeneve te Enverit,  LPK-istave dhe shume pseudointelektualeve ne fakultet e me gjere. Shume vone e kane kuptuar tradhtine e shtetit ame, Enverin bashkepuntorin e UDB-en serbe - si te kishin qene analfabet e te verbuar.  Protestat e Levizjes se Vetvendosjes shume te arsyeshme kur rrotulloheshin kamionet me malle te Serbise por jo edhe te Eulexit te cilet e kane qene oportunist sa i perket pavaresise se Kosoves por Kurti eshte dashur t'a dij pse-hin e asaj, por as sot nuk e din. Cdo proteste tjeter ka qene e arsyeshme. E vetmja Levizja ka organizue proteste per vjedhjen e dosjeve ne Prishtine. Me kohe e ka dite se shteti ka qene i kapur, i rrembyer me dhune dhe e vetmja ka qene e interesuar per ta permbysur qeverine ne pushtet.

Sipas mendimit tim shume e arsyeshme kur vendosin per te marr pjese ne zgjedhje dhe me erdhi mire kur i fiton 14% te votave per te paren here. Ne Parlament kjo parti e vetmja opozite ne kuptimin e plote te fjales. Te guximshem dhe shume te arsyeshem ne qendrimin e tyre ne debat  parlamentar. Madje ne fillim edhe frige e madhe e partive tjera se VV do te del e para me vota te popullit por dalngadale fillon degradimi i tyre. Filluan me nderskamca, por populli nuk genjehet lehte. Pavarsia e coroditi kombin tone ne cdo aspekt e krejt kjo nga interesi i votave i"shpetimtareve" per interesa personale - dekadence e plote ne cdo lami. Degradim ne cdo instuticion shteteror por edhe Kurti me tendence per t'a shfrytezuar kete rast.  Pos te tjereve ne partine e ti gjen vend edhe Hysamedin Feraj nje taleban profesor fakulteti nga s

Shqiperia. Larte cmohej lufta e Gjrgj Kastriotit per per t'u liruar nga kthetrat e kulshedres turke nga tere popujt qe e donin lirine ne Evrope me gjere. Hysamedini e vajton lirini duke deshiruar te mbetet rob nen perbindeshin aziatik dhe e sulmon Skenderbeun."Mjere ai fakultet dhe ata student qe ju jep mesim  nje profesor i tille" thot Kadareja. E para here qe u zhgenjeva me VV-sjen. Kjo nuk do koment tjeter kurse Glauk Konjufca e anashkalon cdo gjykim te drejt dhe Feraj eshte profesori i tij i nderuem

Ne zgjedhjet e fundit Kurti fiton 13% te votave te popullit. Por kjo filozofi jo e veshtire per ta kuptuar dhe votuesit mire e kishin lexuar ate mentalitet partiak. Kur hyri ne parlament ceshtja e shamiave ne rend dite kam menduar se VV e pare do te kundershton por per t'i ikur mosvotomit ata leshuan sallen gjeja per nje ceshtje tjeter por populli nuk i ha keto genjeshtra. Kur e pyesin Visar Ymerin jashte salle per ceshtjen e shamive, nuk thot jo por duhet pyetur me lart. Kurse Kurti thot se Hashimi me qellim e ka ngrite ceshtjen e xhihadizmit per t'i ikur ceshtjeve tjera me te rendesishme dhe krejt naiv paraqitet ndaj kesaj rryme religjioze. Xhihadizmi kishte filluar te depertoi qysh nga viti 1992 kur pat filluar gjenocidi serb ndaj popullates boshnjake - edhe sot gjason si ne kohen e Haxhi Qamilit e Esat Pashe Toptanit ne Kosove dhe askend nuk e pengonte sic eshte mesuar kjo popullate te tradhtoj historikisht. Organizata gjeja humanitare El Harmain thelle i kishte ngulitur rrenjet ne truallin kosovar. Ne qeveri, ne parlament, ne fakultet, ne arsim te mesem,ne mjekesi, ne sport dhe me se pakti e pengon Kurtin dhe partine e tij. Kete organizate gjeja humanitare amerikanet e kane larguar nga trolli i tyre menjehere si terroriste dhe shume te rrezikshme kurse ne Kosove me hoxhallaret vehabist ngusht e lidhur dhe shume e mireseardhur. Ndertohen xhami pa nevoje dhe qellimi i saj per ta mohuar kulturen evropiane e kurre Kurtin nuk e degjova duke u ankuar. Nuk e pengon as koalicioni me Ramiqin sepse tani tenton per ti radhitur islamistet ne anen e ti. Thot se ekziston edhe Partia Shqiptare Demokristiane dhe ka te drejt qe te formohet. Sa cudi? Kurti nuk di se partia demokristiane s'ka te beje fare me religjion dhe kur eshte formue me 04-11-1990  e vetmja  ka pasur ne statut dhe program  bashkimin e Kosoves me Shqiprine dhe trojet tjera shqiptare kur Kurti ka qene i ri e as emrin e Shqiperise nuk e ka dit. Qellimisht eshte formuar per t'i treguar Evropes se edhe Kosova dikur e ka pase ate kulture. Teki Dervishi, sot i ndjere, qysh ne ate kohe pate thene se Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves eshte finesa e partive shqipetare dhe e vetmja parti e djathte ne Kosove. Shumica e krysise se saj kane qene profesor fakulteti dhe te fese islame dhe kurre nuk  ka pase qellimin qe ne popull te beje ndarje religjioze. Ne anen tjeter Ramiqi kerkon Sheriatin ne shkolle dhe ne shtet. Vehabistet kerkojne te luftohet per Allahun ne Siri, dhe shumica jane kthyer te vdekur. Kurse ne parlament prap VV nuk votojne per ndaljen e xhihadisteve shqiptare ne lufte te Sirise dhe Irakut. Skender Hyseni mire e sqaroi kur tha: kjo per ushtrin e Kosoves nuk vlen por ndalohen vetem personat. Me pape se papa, prap nuk votojne - patriotizem forklorik dhe qesharak. Amerike e Evrope jane ngritur per te zhdukur ato rryma arbe qe trishtojne mendjet njerezore sot ne shek. 21. Tentojne t' kthehen rroten e historise ne te kaluaren 700 vjet prapa, kohen e kalifit Omar te cilet e dogjen edhe biblioteken e Alexandrise. Me thike ne fyt ne emer te Allahut i merret shpirti 18 vjeqarit sepse ka nderruar fene - shtanget bota me keto krijesa pa ndjenja njerezore. Ndonese kjo parti favorizonte kete sekt fetar, i kishte keqkuptuar sepse pa i fale pese vaktet ne xhami ata nuk genjehen aq lehte per t'ja falur voten dhe cfar i duhet Kurtit shqiponja dy krenare kuqezi  kur moti e ka humbur kuptimin ne kete religjion?  Eshte e pakuptueshme se sa tolerant tregohen VV ndaj kesaj rryme religjioze. Duhet theksuar se PDK-ja dhe AAk-ja e kane mohuar ne parlament, po te pyetej VV sot do te ishte legalizuar bartja e shamive.  Jo qe mua personalisht me pengon por me interesonte se asnje i VV nuk kam degjuar duke e kundershtuar. Kur Gezim Kelmendi  nje fundrrine turke thot haptas se Gjergj Kastrioti eshte i katolikeve e jo i muslimaneve kam menduar se Kurti me shoke do ta ruajne te dera dhe do t'a rrok per fyti per t'e mos e lejuar hyrjen e ti ne Parlament. Shume jam i zhgenjyer me heshtjen e partise se tij ndaj ketij helaqi deputet ne parlament me 11 mije vota te fituara nga popullata me te njejtin mentalitet nga Peja. E Kurtit i them se te gjitha femrat ne Kosove nuk i don shamijat por vetem ato qe paguhen dhe nese ka mendue qe t'i marr 10%  me shume vota, 30%  me shume i ka humbur sepse shumica e femrave shqiptare nuk e done ate prapametuni. Logjika e shendoshe e thote se keta taleban dhe "profesorin" nga Tirana ai qe eshte shqiptare ne kuptimin e plote te fjales nuk ka deshire qe t'ja shof ne partine e ti. Kurti mund te del i paster si kombetar i forte vetem kur t'a organizon nje proteste kunder ketyre fliqanave te cilet e kane corodite kombin dhe kuturen shqiptare dhe te bertas bukur larte - poshte tradhtaret e kombit shqiptar te lidhur me Serbine.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora