E enjte, 25.04.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Mendime

Duhanaj: Emigrimi, agjendë e strukturave qeveritare

E diele, 15.02.2015, 05:44 PM


Emigrimi, agjendë e strukturave qeveritare.

Nga Leon Duhanaj

Emigrimi masiv, është një masë parandaluese e trazirave, ndaj pakënaqësive të shumta sociale, por edhe politike të cilat, do mund të ndodhin, kundrejt koncesioneve të shumta ndaj Serbisë siç janë: Asociacioni i komunave serbe, Gjykata speciale, Trepça, e probleme te shumta tjera.

Edhe në kushte okupimi kur perspektiva ishte e barabartë me zero, ishte bindja qytetare se në Kosovë ka shprese dhe, se priteshin ditë me të mira madje edhe ata të cilët për shkaqe të ndryshme tashmë kishin emigruar në Perëndim, kishin qellim dhe ëndërronin kthimin në atdhe. Ndodhi lufta, ku ndodhen depërtimet masive, me qellim spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët. Rreth një milion shqiptar u depërtuan nga Kosova, një pjesë ë madhe nga të cilët gjendeshin nëpër kampe  dhe strehimore të ndryshme , qoftë ne Shqipëri, Maqedoni, apo Mal të Zi. Një pjesë e konsiderueshme tashmë  ishte shpërnda gjithandej nëpër botë.

Me përfundimin e luftës, menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë edhe përkundër apelimit nga shumë faktor përgjegjës për sigurinë në Kosovë, siç ishte NATO por dhe organizata të shumta humanitare, për ta prolonguar kthimin e të zhvendosurve , me qëllim krijimin e kushteve për kthim. Qytetarët shqiptar, të zhvendosur gjithandej, nuk e përfillen asnjë apel, duke u kthyer pasivisht në Kosovë  drejtë shtëpive të tyre.

Edhe pse shumica e shtëpive në Kosovë ishin të shkatërruara, njëherit edhe të pabanueshme, nuk i pengonte shqiptarët që t’i ktheheshin atdheut të tyre të dashur.

Ishte pikërisht gëzimi i madh mbi lirinë e fituar dhe, shpresa për një të ardhme të ndritur në atdheun e lire, që mbizotëronte ndaj çdo pengese të mundshme.

Por çfarë ndodhi me Kosovën?

Çfarë ndodhi me këtë popull?

Çfarë ndodhi me shpresën e madhe për një jetë të dinjitetshme?

Kosovën, pas përfundimit të luftës , në dorë e morën profitërët,  të cilët bazuar në alibi e arsyetime nga më të ndryshmet, shumica në kontributin e dhënë në luftë.

Forcat politike të minimalisht të bazuara në dije e maksimalisht në zhvatje, haraç, korrupsion, nepotizëm, klientelizëm etj. Instaluan në Kosovë një oligarki të vërtetë, ku qytetari dhe mirëqenia e tij, më nuk ishte qëllimi i politikës por varfërimi, zhvatja dhe shfrytëzimi në maksimum, duke e trajtuar vetëm si një turmë të manipulueshme lehtë dhe masive , me qëllim legjitimimin  politik të klaneve partiake.

Nëse para shpalljes së pavarësisë, masa popullore endë mbante shpresa për dit me të mira, si rezultat i premtimeve të klasës politike se pasi të kemi shtetin tonë çdo gjë do të bëhet më mire. Shteti ndodhi, por nga premtimet ndodhi e kundërta

Qeveria e korruptuar deri n’palcë, e dhënë pas pasurimit personal e klanor, nuk u interesua për hallet e popullit, përkundrazi, e mashtroj vazhdimisht me premtime elektorale, të pabazuara e të pamoralshme.  Prona publike u privatizua nga klanet e afërta me politikën, duke shkatërruar ekonominë e vendit dhe, duke u pasuruar për veti. Edhe rastet sporadike të investitorëve të huaj u priten me zhvatje e haraç aq sa irrituan çdo iniciativë duke i detyruar investitorët të ikin nga Kosova.

Edhe shtetin, të cilin e kishin shpallur të pavarur, filluan ta shndërrojnë në një arenë eksperimentesh, duke e rikthyer në negociata me Serbinë, ku gjithçka ishte fituar përmes luftës tanimë u rikthye në tavolinë bisedimesh  e negociatash, pa platformë e pa parime.

Faktori  ndërkombëtar edhe ata të cilët i shpëtuan grackës së korrupsionit, u befasuan me gatishmërinë e shqiptarëve për ta shkatërruar vendin e tyre. Shqiptarët me përfaqësimin politik të tyre, po dëshmohen para botës , të paafte dhe të painteresuar, për shtetin e së drejtës, të integruar në BE dhe NATO, për të cilin vazhdimisht flasin, përderisa bëjnë të kundërtën.

Kulmi i zhgënjimit në vend ndodhin pas zgjedhjeve të tetë qershorit të vitit 2014, dhe me themelimin e bllokut V-LAN, që u pasua me një bllokade gjashtëmujore, ku shumica e qytetarëve shpresonte për ndryshime të mëdha në vend. Ndryshime këto  të cilat jo vetëm që nuk ndodhen, por edhe ajo pak shpresë për një të ardhme ndryshe u shuma, u vra, kur Isa Mustafa iu bashkua Hashim Thaçit, duke bërë një qeveri krejtësisht të bazuar në interesa gjithfarë por jo të qytetarëve.

Qeveria duhej të bëhej, e fortë në numra dhe ishte e kushtëzuar të bëhej edhe me përfshirjen e subjektit  “Lista Serbska”, të cilët u sollën në Parlament edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar (OSBE-së), përmes votave të vjedhura. Kë të fakt me së shumti e kundërshtuan përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, por me kot. Serbet tashmë të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës, u tradhtuan, nga institucionet e vendit , si dhe ato ndërkombëtare, duke i lënë në mëshirën e përfaqësuesve te listës.

Krejt kjo ndodhi për hir të konjukturave gjeopolitike si:

Themelimi i gjykatës speciale, e cila dasmon paaftësinë dhe mosfunksionimin e shtetit të Kosovës.

Vazhdimin e negociatave me Serbinë , si rezultat themelimin e asociacionit të komunave serbe, të cilat do të jenë një hap i madh drejt një autonomie politike dhe një dualizmi pushtetar ne Kosove.

Përderisa Serbia vazhdon të përfitoj, nga negociatat, drejtë integrimit, Kosova ka vetëm regres.  Tri palë zgjedhje i fitoj Hashim Thaçi me të njëjtën gënjeshtër, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa rezultati ishte e kundërta.

Për t’i realizuat qëllimet e mëdha politike pa shpërthyer ndonjë trazire masive, apo luftë qytetare, kërkohej ndonjë  lëvizje dhe cila ishte kjo?

Pikërisht nxitja e qytetarëve të pakënaqur drejt emigrimit.

Dihet mirëfilli se shqiptari, kur ndjehet në rrezik, ai shpëtimin e vet e kërkon në Perëndim.

Pikërisht kjo edhe ndodhi, Në mënyre tinëzare u aranzhuan dezinformatat se kinse në disa shtete të BE-së, po kërkohen fuqi punëtore dhe njëherësh paska mundësi azili. Nuk besoj që kjo është bërë edhe pa përkrahjen e disa shteteve të BE-së, të cilat do ta bartin barrën për disa muaj apo vite, për t’i mbajt qytetarët larg Kosovës, si rrezik potencial për trazira. Besoj shume se Hashim Thaçi, është në gjendje tua imponoj një marrëveshje të tillë, si kundërmasë ndaj një kërcënimi të brendshëm. Edhe radikalizmi islamik në Kosovë, është pikërisht i orkestruar nga cacet e PDK-së e ku janë të përkrahura  e të basjkëkontrolluara edhe nga BIK-ku. Ndryshe si mund të ndodhte se një organizate politike siç ishte LISBA, u shukat pak para zgjedhjeve, duke u infiltruar në Parlament pikërisht, përmes PDK-së.

Pra krejt kjo masë e formësuar në forma të ndryshme  e orkestruar mirë dhe e kontrolluar mirë, nga çarqet e SHIK-ut, për t’i bërë karrshillëk faktorit ndërkombëtar në vend, duke mos i lëne asnjë alternativë pos bashkëpunimit me ta.

Pra kjo kastë  hajdutesh politik, jo vetëm popullin e vet e shantazhin, por edhe faktorin ndërkombëtar, për pushtet. Por krejt këtë në kurriz të popullit dhe të Kosovës.  Emigrimi masiv, është një masë parandaluese e trazirave, ndaj pakënaqësive të shumta sociale, por edhe politike të cilat, do mund të ndodhin, kundrejt koncesioneve të shumta ndaj Serbisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora