E premte, 29.03.2024, 01:40 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Të Përndjekurit: Visar Zhiti, intelektual i shkallës së parë

E premte, 13.02.2015, 08:00 PM


Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike Demokrate te Shqiperise

Nr. 267 Prot.           Tiranë,  më 13.02.2015

DEKLARATË

Presidentit te Republikes

Medias se shkruar dhe asaj vizive

Kryesia e Shoqatës Kombëtare Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë të Republikës së Shqipërisë, në mbledhjen e saj të datës 13./02/2015, mori në shqyrtim diskutimin  për  emërimin në Shtetin e Vatikanit si Ambasador të Shqipërisë z. Visar Zhiti.

Duke mbajtur parasysh të gjitha diskutimet dhe qëndrimet që po mbahen kundrejt këtij propozimi, madje edhe kundërshtitë e ndryshme të shprehura n’atë drejtim, e quajmë për detyrë të paraqesim edhe ne pikëamjen tonë, me shpresë se do të merret parasysh nga Presidenti i Shqiperise z.Bujar Nishani.

Ju kerkojme ju z.President qe ta cilesoni si nje rast te veçante dekretimin e tij si ambasador, te pa krahasushem  me te tjeret. Bindja  jonë është se anetari i Shoqatës sonë, ish i dënuari i ndërgjegjes, z. Visar Zhiti, është personi më i përshtatshëm për të përfaqësuar Republikën e Shqiperise në Qendrën Botërore te Krishterimit  për këto arsye :

1 – Është një intelektual i shkallës së parë, me një kulturë të thellë e të gjërë, shkrimtar e poet, vepra e të cilit, prej kohësh, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, i njohur dhe i vlerësuar nga autoritete botërore të letërsisë, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i komentuar në organet e shtypit ndër më të shquarat në botë, përfaqëson me një dinjitet të rrallë vendin tonë në kulturën botërore.

2 – Është një njeri me një integritet të spikatur moral, me një karakter të palëkundur, të vënë në provë në vite të gjata burgimi të regjimit komunist, një luftëtar i paepur i pohimit dhe mbrojtjes së vlerave të larta njerëzore e qytetare, një atdhetar, ndër të paktet që i jep nder e shkëlqim imazhit të Shqipërisë në botë.

3 – Është një diplomat i hollë e i durueshëm, me një të kaluar të respektueshme e të vlerësuar në mjediset diplomatike të Romës, ku ka shërbyer me zell, kulturë e pasjon për vite të tëra.

4 – Jemi të bindur se nuk ekziston asnjë pengesë, për sa i përket besimit të tij fetar, si jo i krishterë. Poeti që ka bërë të flasë shqip Papën Vojtila dhe Nënën Terezë në poezitë dhe shkrimet e tij, ka të gjithë përkushtimin dhe aftësinë për të fituar besimin e duhur në Selinë e Shenjtë, për të kryer më së miri detyrën e tij me ndërgjegje e kompetencë në mbajtjen e marredhënieve të Shqipërisë me të në nivelet më të larta.

Mendojmë se emërimi i z. Visar Zhiti në detyrën e Ambasadorit të Jashtzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës  së Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, do të jetë një shërbim i madh që i bëhet diplomacisë shqiptare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Në këtë kontekst e mbështesim, me të gjitha forcat tona, këtë emërim dhe shpresojmë që autoritetet përkatëse vendim – marrëse do t’a mbajnë parasysh vullnetin tonë, për të parë në selinë e lashtë diplomatike të Arbërit në Vatikan, një ish të dënuar politik të diktaturës komuniste, të vetmin e  kësaj kategorie ne atë nivel. Nëse politika shqiptare ka, sado pak, respekt për këtë kategori shoqërore që ne përfaqësojmë, nuk duhet të ketë as më të voglin ngurim në vendimin e emërimit të qytetarit Visar Zhiti në detyrën e re dhe të rëndësishme.

 

Per Kryesine e Shoqates Antikomuniste te te Perndjekurve Politike te Shqiperise:

 

Simon Mirakaj Kryetar i Shoqatës

Uran Butka Kryetar i Keshillit Kombetar te Shoqates

Lili Ndoci Sekretare e Pergjithshme

Reshat Kripa Kryetar i Shoqates Dega Tirane

Seit Prishta anetar i Kryesise se Shoqates

Shkelqim Lepenica Anetar i Kryesise se Shoqates

Mehdi Kraja Anetar i Kryesise se Shoqates

Bilbil Cami Anetar i Kryesise se Shoqates

Fenelon Hoxha Anetar i Kryesise se Shoqates

Jace Hysolli Anetar i Kryesise se Shoqates

Artan Murrizi Anetar i Kryesise se Shoqates

Mark Mustafa Anetar i Kryesise se Shoqates

Mark Alia Anetar i Kryesise se Shoqates

Pashk Lala Anetar i Kryesise se Shoqates



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora