E hene, 27.06.2022, 10:04 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Hapni dosjet!

E premte, 13.02.2015, 09:24 PM


HAPNI DOSJET !

TASH  25  VJETË...KA  MËRRIJTË  TYMI    QIELL...

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

Pjesa I.

Nga Fritz RADOVANI

47 VJET TIRANI...

Që me datën 9 Nandor 1989, kur ra Muri i Berlinit jeni tue djegë “Dosje”... Janë ba plot 25 vjetë që tymi i djegëjes së “Dosjeve” në Tiranën e tiranëve ka mërrijtë në qiell !

E endè ka nga ata budallejë që presin “pendimin” e trashigimtarëve të kriminelëve të djeshëm, ose ma keq të vetë atyne që sot vazhdojnë me vra n’ emen të “drejtësisë”!

Në vitin 1944 Shqipnia kishte 1 miljon e 200 mijë banorë...

Vrasjet dhe pushkatimet në Shqipni kanë fillue njëheri me Luften Civile Antishqiptare!

Atdhetari Rexh Meta, “shetiste” i burgosun me brigadat terroriste partizane...

Me 15 Maji 1945, fillojnë interrnimet në Shkoder me familjet e grumbullueme në një shtëpi të qytetarit Guljelm Luka... Përballë kullës Markagjonëve.

Dhunohen dhe rrahen vajzat Shkodrane nder rruga, se mbajnë Kryqa në qafë!

Fillojnë në Malësi vrasjet pa gjyq! Pse nuk botohen Emnat e 118 Malësorëve të vramë në Kelmend në Janar 1945, nga Mehmet Shehu, Koçi Xoxe e Sheuqet Peçi me shokë?

Në vitin 1946 Shkodra (pa rrethe) kishte 26 hetuesi, burgje dhe shtëpi izolimi...

70 vjetë që një Shqipni asht përmbytë në gjak si asnjë vend tjeter i Europës nga një grup terroristësh gjaksorë e kriminelë, e pasuesit e tyne sot tallen me Viktimat e veta!

Fillohet tek modelet “gjermane” e perfundohet tek debatet e pafund, si e si me shtye kohë, tue pritë a po bje shi...për me u përmbytë ndonjë “arkiv” ndër tunelet e majeve të maleve ku, mendonte “Enveri ynë”, me kalue orët e fundit të “fundosjes” së Shqipnisë!

Hapja e Dosjeve nuk ka perjashtime. Krimet ndaj Njerzimit nuk parashkruehen!

Të gjitha zvarrisjet per Hapje Dosjesh kanë një emnues të përbashkët “Pjesmarrjen në krime dhe vazhdimsinë e tyne prap sot, nga trashigimtarët e djeshëm vrasës!”

Të gjitha vrasjet e komunizmit në Shqipni, fillojnë me Luften Civile në Jug, vazhdojnë me vrasjet nder zonat ku shkeleshin nga brigadat partizane, dhe me daten 29 nandor 1944, vrasjet e terrori vazhdojnë në Veri, me një program të parashikuem në bashkpunim të tradhëtarëve tanë me forcat okupuese jugosllave të shovenistit bolshevik Tito.

Kush i jepte urdhnat dhe direktivat per vrasje, shpronsime dhe plaçkitje, dhe mbasi të zbatohej urdhni, “komandanti” dëshronte me dijtë edhe “vullnetin e tyre të fundit!” ?

HAPNI DOSJET !

Hapja e Tyne duhet të fillojë nga Urdhnuesit nr. 1 të PKSh. Enver e Nexhmije Hoxha!

Nga Antarët e Byrove Politike, Antarët e Komitetit Qendror të PKSh e PPSh, mbas tyne me kandidatët e K.Q dhe Kryeministra, qeveritarë dhe Kuvendin Popullor e Gjykatat, nga ma të naltat e deri tek policët e degave të mbrendshme, ku nuk duhet perjashtue asnjë person nga Komitetet e Partisë së Rretheve, Komitetet Ekzekutive, kryetarë dhe sekretarë partije të institucioneve dhe kooperativave bujqësore. Një kujdes i madh duhet tregue në hapjen e Dosjeve të Fermave ku ishin të interrnuemit, drejtorave e operativave të kampeve të shfarosjes dhe burgjeve, deri tek agjentat e sigurimit që kontrollonin këta qendra persekucioni e masakrash, ku perfshihen edhe informatorët e mbrendshëm.

Një rol të randsishëm në rekrutimin e agjentave të sigurimit kanë luejtë komisarët e reparteve ushtarake dhe shefat e kuadrit nder të gjitha institucionet, prandej Dosjet e tyne nuk duhen lane mbas dore! Kujdes duhet edhe me oficerët e kufinit, e deri tek rojet e piramidave, ose vrasësit e Rinisë me urdhnin e R. Alisë mbas 1990. Kryetarët e lagjeve dhe operativët, që plotsonin fletët e fillimit punës ose dokumentat per ndjekje shkollash.

Dhe, mbasi të hapen Dosjet e tyne të punës, shkollës, ushtrisë dhe të qendrimit atij personi, duhet shikue si u veprue per angazhimin e tyne me sigurimin.

PKSh (PPSh) ma vonë, asht tregue shumë “bujare” me disa fshatarë që kanë sherbye me kohë në sigurimin e shtetit, kryesisht, në zbulimin e personave në “arratisje”, dhe për këte, i shpërblente me bursa ose shkolla partije dhe i sillte “kuadro drejtues” në qytet. Vinin nder qytete dhe vazhdonin agjenturen në sigurim, me kujdesin ma të madh.

Nga komunistët e vjeter disa u dënuen per “gabime ose vjedhje”, po PKSh, i mbajti prap afer dhe ata vazhdonin lidhjen me sigurimin. Fëmijët e tyne vazhduen shkollat e nalta dhe kryesisht ata që ishin “privilegj”, ndersa lidhjen me sigurim nuk e nderprenë.

Në vitin 1944 – 45 ka pasë disa komisjone hetuesish, që ma vonë një pjesë për nevoja të PKSh dhe të sigurimit të shtetit, kanë krye disa kurse specializimi edhe jashta shtetit, dhe kanë kalue në “detyra” tjera, prej të cilëve kam njohë dy persona korçarë: Drejtorin e Gjimnazit Shkodres, Skender Villa, dhe ingj. Robert Ballauri tek ekspozita “Shqipëria Sot”, të cilët e vazhdonin profesionin e parë të vitit 1945 me shumë përkushtim.

Në vitet 1950 – 60 në dukje pat zbutje, mbas vdekjes së Stalinit. Mundësia me shkue jashta shteti per studime ju dha edhe disa elementave jo agjentë. Të gjthë kur u këthyen në Shqipni, mbas viteve 1967 ose u larguen nga Tirana, ose u quejtën “revizionistë” dhe u arrestuen dhe u dënuen me burg e interrnime, ose kaluen në punë të rendomta.

Një pjesë e tyne që u martuen jashtë, i detyruen me u nda ose i burgosën  shumë vite.

Ata që nuk ishin antarë të PPSh, dhe nuk i sherbyen sigurimit të shtetit, edhe pse kishin mbarue universitetet ndër shtetet komuniste, u konsideruen “jo besnikë të PPSh”.

Hapja e Dosjeve për ata që “nuk kanë pranue me u angazhue me PPSh, ose as me i sherbye sigurimit të shtetit” dhe, nuk kanë sjellë dame në shoqni, pavarsisht nga detyra ase profesioni që kanë pasë, duhen publikue dhe nderue per qendrimin e tyne.

Po e njajta gja duhet ba me ish të burgosunit dhe të perndjekunit politik ase të afermit e tyne, që jo vetem nuk kanë pasë lidhje me sigurimin, po edhe janë persekutue per këte qendresë të nderueme nga ana e Tyne, përballë shtetit diktatorial e terrorist.

Per njerëzit e arrestuem, duhet fillue hapja nga personi që vendosi arrestimin e tij, dhe mbasi të hapen Dosjet e arrestimit, pra konsultimi i ministrisë së mbrendshme me kryetarin e degës së mbrendshme të rrethit, hapet Dosja hetuesisë, dhe mandej, hapen ato të spijunëve të birucave... Vazhdohet me të burgosunit e torturuem per vdekje per me nënshkrue “bashkpunimin” e tij me sigurimin e shtetit, dhe pasojat e atij arrestimi, tek familja dhe far’e fisi. Dosjet e këtyne personave vazhdojnë nder burgje e kampe... Nuk duhet harrue kurrë vezhgimi i familjes së të arrestuemit nga agjentat e lagjeve, operativët e sigurimit dhe masat e marruna ndaj të afërmëve, kur i “dënuemi” ishte i pafaj.

Për mënyren e hapjes së këtyne Dosjeve SOT, komisjoni i hapjes së Dosjeve, duhet të marrin si model disa Dosje të njerëzve të PAFAJSHËM, të cilët PAFAJSINË e Tyne, e kanë pague me JETEN E VET, tue u pushkatue ose tue vdekë në hetuesi, në tortura.

Nga të PAFAJSHMIT e tillë, ju sugjeroj dy persona, të cilët, me proceset e tyne do të Ju flasin ma shumë se të gjitha modelet e hueja. Dosja e shkodranit Injac Baqli, nëpunës i bankës së shtetit, në Shkoder...Dhe, Dosja e Don Ejëll Kovaçit, Klerik i pushkatuem.

Ndersa, Dosjet ndër grupe kanë tjeter procedurë, mbasi edhe arrestimi i tyne asht ba ndoshta mbi një “fakt” të njenit prej personave të grupit, mandej me tortura dhe mjete antinjerzore, janë detyrue të arrestuemit tjerë me pranue “bashkpunimin” në grup.

Vite ma perpara u arrestuen dy vllazen në krahinen e Shllakut, në Shkoder, per vrasje të kryetarit të keshillit popullor të fshatit atje. Në fund u pushkatue vllau i “pafajshëm”, dhe shpetoi “Vrasësi”... A nuk ka vend këtu per një studim sesi u veprue nga hetuesi?

Shembujt janë të shumllojshëm dhe vërtetë të pabesueshëm nga të Rijtë, dhe sidomos, nga ata që kanë studjue jashta Shqipnisë tashti mbas vitit 1991...

Hapni Dosjet, se vetem atëherë, do të mësoni të Vërtetën e fjalës GJENOCID !

Vazhdon ...



(Vota: 12 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora