Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Shpërngulja, plan konspirativ apo rastësi?

| E premte, 13.02.2015, 08:18 PM |


Shpërngulja masive, plan konspirativ apo rastësi?

Kjo është një lloj psikoze, një ligshtim moral shumë, shumë, shumë i trishtueshëm. Shpërngulja është një nga format më të rënda gjenocidale, nga format e shfarosjes së një kombi. (Ismail Kadare)

Nga Fahri Xharra

Shpërngulja  i shqiptarëve a mos është një vepër e inskenuar per destabilizim, deri në demotivimin e shqiptarëve për mbrojtjen e integritetit dhe teresisë territoriale?! Sepse ndodh që ndërkombëtarët merren vesh me politikën, por politika kërkon të sigurohet së nuk delë nga skena pas zbatimit të skenareve të tillë. Dhe për këtë është punuar më kohë per t'ia ngushtuar lakun qytetarëve të Kosovës, deri në atë masë sa të harrojnë atdheun e vendlindjën në këmbim të mbijetesës!!!

Historiani i njohur nga Kosova Haki Bajrami konsideron se ikja masive e shqiptarëve nga Kosova vije nga një prapaskenë e parapërgatitur dhe e sofistikuar. Sipas tij, gjeneza e kësaj mund të jetë përgatitur, organizuar dhe sponsorizuar në ‘kuzhinat’ e Beogradit.

Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar dhe është angazhuar për zbrazjen e Kosovës për aq sa mundet nga shqiptarët.” Kjo Akademi dhe ketë Akademik konsideronin se shqiptarët nuk do të mund t’i rezistonin varfërisë, prandaj kërkonin masa që punësimi, shkollimi dhe avancimi i shqiptarëve të ndalej dhe kjo sipas akademikëve serbë do t’i hapte rrugën shpërnguljes se shqiptarëve”-ka potencuar mes tjerash Bajrami.

Në komunat veriore ku  ka edhe banorë serb si Leposaviq, Zubin Potok, Mitr. Veriore janë duke u shënuar me shumicë popullata serbe e cila nuk jeton aty, derisa ne po e zbrazim jugun. Do të behet ribalancim i perqindjës së popullatës, ku ata kur e mberrijnë 10 % shin bëhën me status te shteteformuesve pasi që na zbresim për 10%. E këte është duke e zirë një kuzhinë e cila na ka punu gjithmonë për tëkeq së bashku me shpiunet tonë ....( I kam te dhenat per regjistrimin e popullatës serbe në ato komuna prej njerëzve që punojnë atje! ,( nga nje mik )

Vlerësimin e saktë të akademikut tonë të nderuar,Hakif Bajrami shqiptarët nuk po e kuptojnë,nuk po e kuptojnë shabllonin shekullor të Serbisë kundër kombit tonë,ndaj këtë ikjen e popullatës,po e shohin thjesht si një dalje në shëtitje,pa i kuptuar prapaskenat e armikut ë jashtëm në bashkëpunim me të brendshmin.Është qeveria kryesore që e ndihmoi kët zbrazje,ndaj dhe e ka përgjegjësinë kryesore,qoftë para gjyqit të popullit,qoftë para Historisë,që nuk falin kurrë.

Ka të vertetë nga  “Plani  B" i Akademisë Serbe , shikoni shpërgulja ku fillon Mitrovicë,Vushtri,Lipjan, Ferizaj, Kaçanik, dmth, pergjat hekurudhës, shperngulj e 200 mijë shqiptarëve dhe rikthim i150 mije serbe prite zot.Formimi i brezit te ndarjës mes Kosovës dhe Dugagjinit "Metohise" siq thot Jabllanoviqi. Këtij  plani i kontribon kasta  e udheheqjes klepktokratike e pas Luftes gjatë 15 viteve. Politikanet Serbe e thone haptas po punojmë per rikthimin e Kosoves nëse duhet edhe për 100vjetët e ardhshëm “ (N.Nushi).   Edhe “përgatitja “ fetare e 6-7 vjetëve të fundit  ishte më e suksesshme në regjionin që u përmend më parë. Jo rastësisht!

Kosova, aq e dashur për serbët dhe shtetin e tyre,nga kohë më të e hershme,njësoj si sot e gjithë ditën,zbrazet pikërisht nga shqiptarët, mu ashtu si kishin paraparë akademikët serbë dhe Kisha e tyre ortodokse. Për ta nuk është aq e dashur Kosova, për shkak të kishave dhe manastireve më të vjetra/ato ishin ilire e më pas abërore-shqiptare/ dhe të njohura, dhe të njohura si pjesë e kulturës evropiane e botërore, e as si djep e serbëve, por për shkakun kryesor: të pasurisë së saj nën tokë.Kosova "flenë" në gjumë të rëndë mbi shumë minerale, të qymyrit, të arit, te ferro-nikelit, e kështu më radhë. Kosova, po ashtu, dhimbshëm e kalon kohën, foshnjat rritën në djep me ninulla të varfërisë, të mungesës së dritës elektrike,të ujit të pijshëm, të kujdesit të përgjithshëm, të mbrojtjes shëndetësore, të edukim-arsimit jo cilësor, dhe shumë të tjera kushteve për një jetë, pak a shumë, të ngjashme me atë në Evropë.Ari i Kosovës edhe sot shfrytëzohet nga Serbia,thëngjillin-pak kush e di, pse nuk nxirret nga toka për energji elektrike.Karaçica përmend se çfarë kishte thënë Ali Sukrija, dhëndër i Shaliqëve lidhur zbrazjen e maxhes së, shqiptarëve, kishte thënë shqiptarëve vrisni fëmijët, e të tjera. As akademikët e as kleri i tyre, nuk kanë nevojë të thonë se pas 25 apo 50 vjetësh serbët do të jenë pakicë në krahasim me shqiptarët e Kosovës.Kështu kishin paraparë para 20 vjetësh,por ndërkohë e kishin parë, se kanë gabuar në parashikime, dhe ja tash, po bëhet kjo dyndje masive e shqiptarëve, për fat të keq, jo vetëm e atyre nga Kosova, por edhe Shqipëria.Është ky një fenomen i projektuar më herët, për të penguar shtimin e popullsisë shqiptare në Ballkan, deri në shkallën e dominimit e faktorizimit të saj të plotë si potencial njerëzor dhe forcë për të pasur në vëzhgim tërë situatën e sigurisë dhe të stabilitetit të rajonit. ( Dedë Mirdita).

Para disa ditësh e postova Pse jo edhe Gjakova? Çdo ikje e ka një shkas . aty është shti`si dhe bër`si . Këtyre ikjeve të fundit nuk po iu dijmë shti`sin . e bër`sit po i shofim . Të panumërt! Asnjë shifër nuk është e saktë .Po ikin ata që kan` por edhe ata që nuk kanë . Po ikin edhe iphona në duer , por edhe pa telefona hiq.Po ikin ata që kanë punë e që sa do pak fitojnë por po ikin edhe ta me 1-2 euro në ditë t`ardhura ditore për familje. Po ikin ! Por për qudi asnjë nga parlamentarët apo ish parlamentarët , nuk ikin. As ata me 4-5 vende të punës. Ikja nuk është krejt pasojë e varfërisë por nuk e po e dij se pse ... se me e dijt e kisha thënë !

Por deshta të bëj një lidhje me ikjen në kohën së Rankoviqit ( vitet e 50 -ta) për në Turqi.

Arsye kishte , dhunë kishte por kishte edhe mashtrim ! Nejse qoft e kaluar. Po pse sot?

Pse atëherë për në Turqi nuk iknin masovikisht edhe nga Gjakova sikur iknin nga veriu i Kosovës ? Edhe sot e njejta ! (fxh) .

E Shqipëria në shërbim të kujt është? a po mos edhe ajo është pjesëmarrëse në këtë strategji konspirative ?

Gjakovë, 12.02.15