E marte, 11.08.2020, 01:13 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Erdhi me pranverë, iku me Dimër

E premte, 13.02.2015, 09:53 PM


Agim Ramadani (23.08.1957 – 11.02.2015)

ERDHI ME PRANVERË

DHE IKU ME DIMËR

(Përkujtim artistit: Agim Ramadani)

NGA KALOSH ÇELIKU

Përderisa Kërçova fotografin e parë kërçovar Emin Kallnaga e përcolli me dhunë në Turqi, pas një burgosje policore, artistin e dytë  Agim Ramadanin e percolli rrëzë malit në sydiell me respekt dhe nderime. Shtëpinë e përjetshme, nga ku me fotoapartin e tij vazhdojë t’i regjistrojë ngjarjet historike dhe gjurmët e vendlindjes me rreethinën e Kërçovës. Syri i tij magjik hyri në çdo shtëpi dhe shkollë. Vepra e tij artistike gëzoi shumë shkollarë, fotografitë e të cilit edhe sot ruhen me xhelozi.

Fotoaparati i tij regjistroi edhe bashkfshatarin e tij Xhelko Makasutin, në Bukuresht me të bijën e tij Kristina Maksutin me veshje kombëtare kërçovare. Omer Kaleshin, piktorin e madh kërçovar me famë botërore. Gjyshin e tij Hoxhë xha Nazimin, që nga Bukureshti e solli në fshatin e tij Novosell (Katundi Ri) edhe poetin e madh shqiptar, autorin e Himnit kombëtar Asdrenin. Babain e tij piktor dhe veteran të arsimit i ndoqi hap pas hapi në karrierën e tij artistike. Fotoaparati i tij regjistroi edhe shumë personalite të tjerë kërçovar e mbarëshqiptar, që Nesër do të na rrëfejnë histori.

E patëm krah të djathtë gjatë ngjarjeve arsimore, kulturore e politike në Kërçovë. Syri i të cilit do të na mungojë edhe për gjatë kohë. Edhe pse, ai jeton në kujtimet tona, shtëpitë tona, shkollat shqipe. Po, jo edhe një ekspozitë e fotografive artistike të cilën me siguri në të ardhmen do t’ia organizojnë kërçovarët në vendlindje.

Agim Ramadani ishte edhe aktivist i madh dhe anëtar i këshillit të shkollës mesme “Drita” në Llapkidoll me drejtor Ilmi Veliun. Djali i veteranit të arsimit shqip në Kërçovë, Mësues Danit, i cili në popullatë ka qenë dhe është i njohur si Dani i Novosellit (Katundit Ri), ku vendlindjen me brushë në dorë e përjetësoi edhe në pëlhurë.

Novoselli (Katundi Ri), edhe pse fshat shumë i vogël i malësisë së Kërçovës, është përmendur që moti si vendlindje e patriotit të madh Rexhep Novosella, pastaj vendlindje e Bakes së Novosellit, Danit të Novosellit dhe profesorit të respektuar dhe nderuar Sula i Novosellit. Emra të cilët kanë lënë gjurmë të thella në histori nga një fshat i vogël, e sidomos emri i Rexhep Novosellës (Katundit Ri), i cili në vjeshtën e vitit 1912 e priti dhe e gostiti në Bukuresht babain e Shtetit shqiptar – Ismail Qemali.

Edhe, Agim Ramadani është pasardhës i këtyre burrave që i përmendëm, dhe në qytetin e Kërçovës është i njohur si fotografi i parë shqiptar dhe i vetmi deri në ditën e sotshme. Para Agimit, gjatë Luftës Dytë Botërore e deri më 1948 si fotograf shqiptar ka punuar Emin Kallnaga, i cili burgoset dhe dënohet me 6 vjet burg me akuzën  se i ka shërbyer Ballit Kombëtar, që pas burgut detyrohet të ikë për në Turqi.

Emri i Agim Ramadanit është i pranishëm dhe shënuar në të gjitha fotografitë e shkollave fillore e tetëvjeçare të rrethit Kërçovës, punë të cilën ai e bënte me përkushtim dhe dashuri të madhe. Agimi ka mbetur në kujtesën e të gjithë nxënësve tonë, sepse ai ishte artisti që fotografonte dhe përjetsonte kohën dhe ditët më të vëshrira të arsimit shqip, në Kërçovë. Fotografi i palodhur me fotoaparat përqafe merrte pjesë rregullisht edhe në protestat kundër mbylljes së paraleleve shqipe të gjimnazit të Kërçovës. Poashtu edhe si anëtar i këshillit të shkollës po edhe si fotograf, ku i ka përjetsuar të gjitha aktivitetet arsimore e kulturore. Agimi ka bërë edhe fotografinë – tablo të gjeneratës së parë të kësaj shkolle. Shumë kujtime që na kanë mbetur nga ajo punë aq e madhe e asaj kohe janë fotografuar dhe përjetësuar nga dora e syri i Agim Ramadanit.

Agim Ramadani do të mbetet në kujtesën e kërçovarëve si njeri shumë i urtë, shumë konstruktiv, dhe i gatshëm për t’u shërbyer nxënësve, mësuesve, studentëve, intelektualëve, gurbetçarëve po edhe popullatës tjetër, në çdo kohë dhe moment.

Erdhi me pranverë… Dhe, iku me Dimër…

Agim Ramadani: Zana e Malit në breg të Lumit…



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora