E enjte, 18.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Dëfrim Cani: Model i natyrshëm gjithëkohësie

E enjte, 12.02.2015, 08:22 PM


VEPRA "BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT"

I RAMIZ LUSHAJ

NJË MODEL I NATYRSHËM GJITHËKOHËSIE

Nga Dëfrim CANI - Publicist, studiues

Vepra "Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit" është një libër-kolanë i përvojës së mirë, pasi autori Ramiz Lushaj ka një intelekt të veçantë në risjelljen, ripërmendjen, rikëngëzimin epik dhe në rizgjimin e shenjave tona të kahershme, ndoshta që nga mugëtira e kohrave antike.

Ne sot më shumë se çdo herë tjetër kemi nevojë për kumtet, shenjat, primitivitetin dhe rrenojat tona të vjetra. Ata janë tonat dhe ne i kemi dëshmitë e qënësis tonë të patundshme. Ashtu si astrologët kanë nevojë dhe për pluhurin e yjeve, dhe ne kemi nevojë për ata gurë varresh të shtrembura apo të thyera, për ato eshtra copë-copë, për ata qeramika dhe fjalë të vjetra, të mezikuptueshme sot.

Vepra ''Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit" i Ramiz Lushaj është shkruar me një vizion të lakmueshëm për të dëshmuar gjurmimin e historisë, njerëzve, kullave, shkollës, trimërisë, zakoneve, dokeve, burrërisë, zemërgjerësisë së nënave, lajtmotivin e kohërave, amanetet, këngët e zgjuara dhe këngët e heshtura nëpër një hapësirë të gjërë kohore dhe gjeo-historike.

Në jo pak materiale, duket një depërtim i mrekullueshëm dhe i imët historiko- psikologjik të njerëzve me ngjarjet, gjë që e ka bërë veprën tërheqëse për të rinjtë dhe realist për moshën e pjekur dhe madhore.

''Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit" i Ramiz Lushaj është një vepër, metafora e të cilës vjen rrallë në këtë qasje mes meditimit, aksionit të komunikimit dhe përbashkimit të kohrave. Mjafton të udhëtosh bashkë me autorin në Hot a Grudë, Pogradec a Strugë, Plavë a Guci, Tropojë a Lurë, Shkodër a Ulqin, Tuz a Pejë ideja e një bashkëbisedimi vertikal dhe horizontal është e pranishme.

Lloji i këtyre librave nuk shkruhet lehtë. Autori nuk është vetëm datë-zues, as dhe vetëm tregues ngjarjesh apo personazhesh, as dhe vetëm meditues, por një përbashkues racional në një sfond kohorë. Diku në një poet kreativ dhe racional mbi konceptin kohë-njeri, kohë-ngjarje historike, kam mësuar një sintagmë të bukur sa poetike po aq estetike:''i lidhi kohët në cepat e tyre...''. d.m.th. të shkuaren me të sotmen. Kështu ndodhë dhe me këtë autor në këtë libër-kolanë.

Autori Ramiz Lushaj na njofton një kolanë të këtij vepre, e cila ''perimetron'' gjithë hapësirën shqiptare, shtegëton atje ku gjenden shqiptarët e hershëm, mërgimtarë të hershëm dhe të rinj. Dhe në këtë vepër interesante, në gjashtë vëllime apo më shumë, gjithmonë do të ketë vend për ngjarje e kujtesë të shkuar shqiptare, për rapsodin e poetin, lahutën dhe çiftelinë, të njohurin dhe mikun, për Europën e Amerikën duke na afruar një model të natyrshëm gjithëkohësie...

Tiranë, 11 shkurt 2015

_______

(Per ZemraShqiptare, nga Shengjini Albani, me 12 Shkurt 2015, nga Z. Lushaj)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora