Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Ndërroi jetë fotografi Agim Ramadani

| E enjte, 12.02.2015, 08:55 PM |


NDËRROI  JETË  FOTOGRAFI  I PARË SHQIPTAR I KËRÇOVËS - AGIM RAMADANI

(Fjalë rasti në ditën e përcjellëjes në amëshim të Agim Ramadanit)

Nga Dr. sc. Ilmi Veliu

Te nderuar të pranishëm, vëllezër të nderuar

Jemi mbledhur sot këtu të nderojmë dhe ti themi lamtumirën e fundit njeriut tonë shumë të nderuar dhe të respektuar-Agim Ramadani. Kërkoi falje dhe ju lus që mos ma zini për të madhe që do të ju marrë pak kohë që ti them disa fjalë për  Agimin i cili  ishte aktivist i madh dhe antarë i këshillit të shkollës së parë të mesme shqipe ,,Drita,, në Llapkidoll të Kërçovës dhe unë si drejtor i parë i asajë shkolle e ndiej  për detyrë që ti them këta pakë fjalë .

Të nderuar, Agimi eshtë djali i veteranit te arsimit shqip në Kërçovë, Mësus Danit i cili në popullatë ka qenë dhe eshtë i njohur si Dani i Novosellit.

Novoselli, edhe pse fshat shumë i vogël i malësisë së Kërçovës, është përmendur që moti si vendëlindje i patriotit  të madh Rexhep Novosella, pastaj vendlindje e Bakes së Novosellit, Danit të Novosellit  dhe  profesorit  tonë të nderuar  dhe të respektuar Sulejman Elezi..

Të gjithë këta  emra që i përmenda janë shkruar me germa të arta në Historinë  e madhe të fshatit të vogël Novosell, e sidomos  emri i Rxhep Novosellës i cili në vjeshtën e vitit  1912  bashkë me kërçovarët tjerë e priti dhe e gostiti në Bukuresht  babain e shtetit shqiptar- Ismail Qemali.

Dhe Agim Ramadani, të nderuar vëllezër, eshtë pasardhës  i këtyre burrave që unë i përmenda dhe në trollin e Kërçovës eshtë i njohur si aktivist shumëi madh për çështjen kombëtare shqiptare dhe fotografi i parë shqiptarë dhe i vetmi deri ne diten e sotme i cili vazhdimisht eshtë interesuar për ti gjetur dhe përjetësuar edhe fotografitë e vjetra të luftëtarëve dhe heronjëve që ka pasur Kërçova..

Para Agim Ramadanit, dmth gjatë luftës së II Botërore, e deri ne vitin 1950 si fotograf shqiptarë ka punuar patrioti kërçovar, Emin Kallnaga, i cili burgoset dhe denohet me 6 vjetë burg me akuzën se i ka shërbyer Ballit Kombëtar e që pas burgut detyrohet te ikë për në Turqi.

Emri i Agim Ramadanit, të nderuar të pranishëm e kini të shenuar në të gjitha fotografitë e luftëtarëve të Kërçovës që ai vetë i kishte gjetur dhe ruajtur, në të gjitha tablotë e nxënësve të shkollave fillore e tetëvjeçare të rrethit të Kërçovës, të cilën punë ai e bante me nje profesionalizëm dhe dashuri shumë të madhe. Agimi ka mbetur në kujtesen e të gjithë nxënësive tonë  sepse  ai ishte  njeriu qe fotografonte dhe përjetësonte kohën  dhe ditët kur ata kanë qenë në bankat e shkollës fillore e të mesme .

Agimi pra, si djalë i një arsimtari  shumë të mirë të kësajë ane, i mësuar dhe edukuar me patriotizëm, ishte shumë i interesuar për shkollimin shqip dhe merrte pjesë rregullisht në të gjitha  protestat kundër mbylljes së paraleleve shqipe të Gjimnazit të Kërçovës pas vitit 1985. Poashtu ishte prezent dhe shumë aktiv edhe në themelimin dhe hapjen e shkollës së parë të mesme shqipe ,,Drita,, në Kërçovë dhe fillimin e mësimit shqip në atë shkollë , edhe  si antarë i këshillit të shkollës po edhe si fotograf, ku i ka përjetësuar të gjitha aktivitetet tona. Nga dora e Agimit është e berë edhe tablo-ja  e nxënësve të gjeneratës së parë të kësajë shkolle.  Shumë kujtime që na kanë mbetur nga ajo punë aqë e madhe e asjë kohe janë fotografuar dhe përjetësuar nga dora e Agim Ramadanit.

Agimi  do të mbetet në kujtesën e kërçovarëve si njeri shumë i qetë shumë konstruktiv  dhe i gatshëm  për tu shërbyer nxënësve, mësuesëve, studentëve, intelektualëve, gurbetëçarëve   po edhe popullatës tjertër, në çdo kohë dhe në çdo moment.

Kërkesa dhe lutja jonë e fundit eshtë ajo që Perëndia ta shpërblei Agim Ramadanin për të gjtha punët dhe veprimtarinë etij profesionale e patriotike kushtuar popullit shqiptarë e në veçanti kërçovarëve..

Kërçovë, 11.02.2015.