E enjte, 25.04.2024, 02:11 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: A po negociohet pavarësia në Bruksel ?!

E enjte, 12.02.2015, 08:07 PM


A po negociohet pavarësia e Kosovës në Bruksel ?!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas 17 shkurtit 2008, të rishpalljes së pavarësisë, apo siq e parapëlqej ta quaj, njohjes formale të shtetit të Kosovës, qeveritarët tonë në asnjë rrethanë nuk do duhet të hynin në bisedime politike ("teknike") me shtetin serb, në të cilat preket dhe dëmtohet seriozisht pavarësia e shtetit tonë.

Vet terminologjia politike e këtyre bisedimeve e prekë në esencë pavarësinë e shtetit tonë. Vendimet e marrura në Bruksel mes kryeministrit paraprak të vendit tonë dhe atij serb nën orkestrimin e diplomtëve përëndimor e kanë dëmtuar në masë të madhe sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Mbajtja në vazhdimësi e zgjedhjeve serbe në Kosovë, krijimi i asociacionit të komunave serbe me fuqi ekzekutive, fuqizimi i kishave dhe manastireve serbe e ka tkurrë në masë të madhe sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.

Në të gjitha komunat dhe lokalitetet serbe në Kosovë, valviten të lirë flamujt  bashk me mbishkrimet e shtetit sreb, madje edhe në çirilicë, ku në të njëjtat nuk njifet dhe respektohet shteti i Kosovës.

Barrikada mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, tashmë e harruar nga qeveritarët e Kosovës, vërtetë për ta është shëndrruar në "park të paqës", ngase nuk bëhet pëngesë për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

Pëngesë për qeveritarët tonë nuk bëhet as ngritja e lapidarit të krajl Millutinit në mes të Kosovës (Graçanicë),...për kryeministrin paraprak nuk ishte bërë pëngesë as heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Bujanoc !

Edhe pse shqiptarët e Luginës, e ndjejnë se janë pjesë e Kosovës, asnjherë në bisedimet e Brukselit kryeministri i vendit tonë nuk e ngriti çështjën e shqiptarëve të asaj ane, as në rrafshin e të drejtave të njeriut e lëre më të flas për të drejtat kombëtare. të bashkombasve të vet !

Me një fjalë kasta qeverisëse e Kosovës nuk është e ndjeshme ndaj veprimeve kriminale dhe grabitçare të Serbisë sa është e ndjeshme ndaj bashkatdhetarëve të vetë, kur këta të fundit ua rrezikojnë pushtetin me greva apo protesta gjithëpopullore.

Për liderët e Kosovës, nuk është e rendësishme çka bisedojnë me Serbinë në Bruksel, e rendësishme për ta është të jenë pjesë e atyre bisedimeve, nga të cilat përfitojnë qindëramijëra euro nga taksapaguesit kosovar.

Pak ka rendësi për liderët kosovar, a negociohet veriu i vendit, a negociohet Trepça, a negociohet integriteti territorial i vendit apo a negociohet pavarësia e Kosovës, e rendësishme për ta mbetët pjesmarrja në ato bisedime, pavarësisht pasojave fatale për vendin.

Nga fillimi i bisedimeve politike ("teknike") me Serbinë në Bruksel e deri në ditët e sotme, negociatorët kosovar e kanë humbur nga një pjesë të shtetësisë së shtetit të tyre.

Bisedimet e fundit në Bruksel rrethë sistemin e drejtësisë mes kryeministrit serb Vuçiq dhe kryeministrit Mustafa e vërtetuan ndikimin fuqishëm të Boegradit ndaj Kosovës, ndarjen etnike të dhe territoriale të sistemit të drejtësisë, ku Gjykata e Apelit në veriun e vendit e mbisunduar me gjykatës serb do të ushtroj ndikimin e vet edhe në komunat jugore të; Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt,...shqiptarët e këtyre komunave duhet të tregohen të kujdesshëm të mos bien ndesh me ligjin nëse dëshirojnë të mos dalin para gjykatësit të pakicës serbe në veri.... !

Përderisa gjykatësit shqiptar të ndjekur nga gjykata veriore pas 17 shkurtit 2008, do të vazhdojnë edhe më tutje të ushtrojnë "zanatin" e tyre në një gjykatë të improvizuar në Vushtrri,....këto pra janë rezultatet e arritura nga bisedimet e Brukselit.

Me bisedimet e fundit në Bruksel u shkel drejtëpërdrejt Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u shkel pavarësia ligjore, juridike dhe territoriale e shtetit të Kosovës.

Vallë a negociohet pavarësia e vendit me barbarët serb, që mbushen tokat me varre, që vranë me dhjetëramijëra shqiptar të pafajshëm, që dëbuan gjysëm milioni shqiptar nga trojet e tyre stërgjyshore dhe dogjën pamëshirshëm vatrat e tyre,...vallë çfarë faji ka Kosova që duhet të paguaj një çmim kaq të lartë për lirinë e saj ?!

Ndërmjetsuesve aktual të këtyre bisedimeve, diplomatëve italian; Gentilini dhe Mogherini do ua bëja vetëm një pyetje; me çfarë çmimi do të negocionit ju pavarësin e vendit tuaj me ish pushtuesit e shtetit tuaj ?

Me siguri përgjigja e tyre do të jetë; me asnjë lloj çmimi,...edhe sikur të dëshironin, nuk do të mund ta bënin një gjë të tillë nga atdhedashuria dhe reagimi i populli të tyre

Negociatorët e Kosovës janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e shtetit,...janë përfitues të etapave të ndryshme historike; të levizjes paqësore, të luftës dhe pasluftës në Kosovë,...sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit shqiptar dhe varrëmihësit e shtetit të tyre.

Kryeministrit paraprak për sherbimet ndaj Brukselit në bisedimet me Serbinë nga disa organizata e lobe ndërkombëtare ju kishte premtuar çmimi Nobel për paqe, por në fund i mbeti në dorë të "trashtë e surlës",...mirëpo nuk i dihet, ndoshta për  forcimin kumbarisë së negociatorëve kosovar me xhelatët serbët, vrasësve të popullit shqiptar,...në të ardhmën mund të shpërblehen me ndonjë shajkaq serbe të punuar nga leshi i dhisë, të cilin do ta marrin dhuratë nga Sava Janjiqi, bozhiqin e ardhshëm në Manastiririn e Deçanit !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora