Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bekri Murselaj: Triologjia poetike e Kujtim Shalës

| E merkure, 11.02.2015, 07:26 PM |


TRIOLOGJIA POETIKE E KUJTIM M. SHALËS

Nga Bekri S Murselaj

Librat poetik Sagë, Sendet dhe Kujtimi i Zonjës n’zi, të poetit dhe studiuesit Kujtim M. Shala, kanë një poetikë në vete ku të gjithë këta librat poetik sjellin një strukturë me një ndërlidhjeje, në vete, ku secili libër poetik trajton tematikat e jetës, duke krijuar strukturë të përbashkët e cila përbën një veçori në poetikën e këtij poeti.

Libri poetik Sagë, përbëhet nga poezi të mallit për vendlindjen, familjen dhe të tjerët, pra, në këtë libër poetik kemi dashurinë atdhetare, dhe sagën familjare; kurse në librin poetik Sendet, shfaqet paraqitet lloji i poezisë filozofike dhe meditative për të pasur në qendër të vëmendjes gjithmonë njeriun, që në këtë rast ky lloj i poezisë ka për subjekt njeriun; ndërsa libri poetik    Kujtimi i Zonjës n’zi sjell poezi të dashurisë pë njeriun, ku dashuria në këtë libër poetik është tema dhe kryetema brenda këtij librit.

Trinomi poetik në poezinë e Kujtim M Shalës, përbëhet prej temës së dashurisë në tri variante të ndryshme ku dashuria në tri librat poetik, prodhon tri variante të dashurisë; në librin poetik Sagë, dashuria ka synim familjen dhe vendlindjen; në librin poetik; Sendet, dashuria ka variant kthimin kah njeriu i vetëm; ndërsa libri poetik Kujtimi i Zonjës n’zi shfaq një variant tjetër eh ky variant tashmë ka në qendër të vemendjes njeriun e veçantë jetën e shoqërore, pra, dashurinë ndaj femrës.

Tri variantet në librat poetik të Kujtim M Shalës, përbëhen nga tema e dashurisë, ku dashurinë poeti e sajon në këto tri variantet në fjalë.

Libri poetik Sagë i poetit dhe studiuesit Kujtim M. Shala ka një strukturë dhe poetikë të përbërë prej kapitujve që ia japin formën dhe kuptimin këtij libri ashtu si e paralajmëron titulli në fjalë.

Ky libër poetik përbëhet prej kapitujve: Dega, Sagë, Zbulesa, Efemerja të cilët kapituj kanë një ndërlidhje në vete duke krijuar një poetikë të qëndrueshme rreth sagës për kombin dhe familjen.Ky libër poetik nis me kapitullin Dega që simbolizon ndërlidhjen e vazhdueshme midis njeriut dhe vendit. Në këtë kapitull jepen shenjat e atdheut që simbolizon një sagë e cila ka një ndërlidhje së pari kombëtare, për të vazhduar më tutje me sagën familjare që dëshmohet se gjithnjë saga kombëtare dhe ajo familjare kanë një ndërlidhje të vazhdueshme nëpër kohë.

Në dy poezitë Shqipnia dhe Shkodra të këtij kapitulli jepen shenjat e sagës kombëtare, që përshkruhet një përkushtim dhe dashuri e pafund për atdheun, këto dy poezi përshkrujanë dashurinë për atdheun që pastaj kjo dashuri reflekton prej sagës kombëtare në atë familjare.

Këtu emri Dega simbolizon një ndërlidhje të vazhdueshme të raporteve të antarëve të familjes ku dashuria dhe kujtimi për njëri tjetrin nuk mbaron asnjë çast.

Në kapitullin Sagë, gjenden një lloj i poezisë që është i lidhur ngushtë me poezinë e dashurisë dhe përkujtimit ndaj familjes. Këtu saga familjare merr konotacione metaforike, ku poezia është e mbushur me figurën e metaforës për familjen. Në këtë rast saga familjare nuk na shfaqet sikur në prozë por këtu kjo sagë tash shndërrohet në metaforë, duke pasur parasysh dhe titujt e poezive që bart në vete ky kapitull.

Këtu poezitë  ndërtohen me një përkushtim dhe dashuri të pashmagshme për antarët e familjes ku në këtë rast dashuria dhe përkushtimi, ndaj tyre zenë vend mjaft të rëndësishëm në këtë kapitull, duke na dhënë një lloj të poezisë përkushtuese për familjen.

Te ky kapitull poezitë shfaqin një dashuri të dyfishtë në vete për vendlindjen dhe për familjen, që gjithnjë ky binom e fuqizon poezinë e këtij kapitulli dhe librit poetik në tërësi.

Pra, në kapitullin Sagë poezitë janë të emëruara me tituj të personalizuar ku përdorimi i figurës së Gjyshit, Gjyshes, Babës etj, janë më shumë identifikim dhe lidhje e dashurisë ndaj vendlindjes dhe familjes, sepse brenda poezive shijohet malli dhe dashuria.

Në kapitullin Zbulesa poezitë kanë një diskurs të mbushur me me lutje për personat e dashur, që gjithnjë për ata persona këtu na shfaqet një përkujdesjeje e veçantë që e shfaq subjekti lirik në këtë rast, duke sublimuar mallin dhe dashurinë për ta.

Kapitulli i emëruar Zbulesa në fakt bëhet kapitull që zbulon dashurinë e subjektit, ndaj të tjerëve në atë mënyrë që kjo dashuri tani merr përmasat e dashurisë univerzale, siç na paraqitet figura e Zotit, ku këtu kjo figurë ka një semantikë (kuptim) të veçantë, sepse këtu diskursi herë na del diskurs për dashurinë, herë diskurs lutjesh për persona të caktuar. Ky diskurs në këtë kapitull vazhdimisht përsëritet duke pasur gjithnjë parasysh diskursin e lutjes për dashurinë.

Ky diskurs në këtë kapitull e përçon dashurinë në një dashuri metafizike siç është figura e Zotit, që njëherësh bëhet dhe pikë refence në kërkim të  një mbështetjeje, për të gjetur shpëtim.

Kurse në kapitullin Efemerja që njëherësh është dhe kapitulli i fundit në librin poetik Sagë  të poetit dhe studiuesit Kujtim M Shala, na shfaqet poezia e dashurisë, që me këtë rast në këtë kapitull kemi poezinë e dashurisë, duke plotësuar një katror kushtimisht pra, dashurinë brenda librit poetik në fjalë.Këtu hapet bota e dashurisë së subjektit lirik si një dashuri e pastër, në relacion me personin tjetër.

Libri poetik Sagë i Kujtim M Shalës, shfaq në vete katër botëkuptime ndaj jetës reale që këto botëkuptime, kanë secila nga një mision në vete për ta shfaqur nëpër kohë.

Në kapitullin Dega, pretendohet të jepen shenjat e trojeve shqiptare që këtu simbolizojnë kombin shqiptar.

Në kapitullin Sagë, që është dhe titulli i librit poetik zbulohet dashuria për vendlindjen dhe familjen që gjatë gjithë këtij kapitulli, kjo dashuri shfaqet këtu.

Kurse në kapitullin Zbulesa, na shfaqet dashuria për figurën metafizike (Zotin).

Dhe në kapitullin Efemerja, plotësohet dashuria ndaj femrës apo personit të veçantë, që gjithnjë kjo dashuri luan rolin e një bote të veçantë poetike

Libri poetik Sendet i Kujtim M. Shalës, vjen me një titull, që të tërheq ndjenjën e të lexuarit me qëllim të kërkimit të botës poetike të Shalës.Libri poetik  Sendet përbëhet nga tri pjesë:

1.      Në kapitullin parë: Fryma, 2.Kapitullin e dytë: Trupi, dhe 3. Kapitullin e  tretë: Sendet.

Në kapitullin e parë Fryma artikulohet lloji i poezisë filozofike, që merr përmasat e universales në kuadër të poezisë së Shalës, vetë emri Fryma të asocion me jetën botën universale, që shkon ka metafizikaKjo pjesë gërsheton në vete tema që sjellin sa mendim, po aq dashuri ku në këtë pjesë binomi poetik, ndërtohet me ndjenja përmes figurës, për kozmosin dhe dashurinë.

Kapitulli i parë ndahet në tri pjesë: 1. Kalesa 2. Qenia 3. Venus (Dashuria).

Pra, nga kjo shohim se poezia e Shalës, sjell në vete shumë mendime, dhe në të njëjtën kohë, hap tema të larmishme vetëm brenda një pjese të poezisë, që nga kjo dëshmohet fuqishëm mendimi poetik i Shalës.

Në kapitullin e parë  Fryma artikulohet bota poetike përmes temës metafizike dhe problemeve të saj; te pjesa e dytë, Qenia del një pamje krejt e njëjtë me problemet e jetës, ku mund të themi se hap probleme të përditëshmërisë; kurse te pjesa e tretë Venus (Dashuria), ku vetëm nëntitulli i saj të fut në mendje, ndoshta temën për të cilën mund të flitet.

Pra, karakteristik e kësaj pjese është se këtu tashmë tema e dashurisë bëhet më e hapur dhe në të njëjtën kohë të përcakton temën që në nëntitull.

Kapitulli i dytë Trupi, përbëhet nga poezitë me emra të gjymtyrëve të njeriut si psh: Dora / Prekja, Këmba / Pesha, Syri / Rrezja etj.Ky libër poetik Sendet bart misionin e sendeve, për t’u bërë figurë, që në të njëjtën kohë poeti i kthen në figura letrare.

Pra, kapitulli Trupi, konceptohet  përmes gjymtyrëve  që në të njëjtën kohë sjellin ndjenja dhe emocion, duke u bërë pjesë e pandarë e shprehjes së intimes në momente të veçanta emocionale.Ku tema e dashurisë, artikulon funksionin e gjymtyrëve.

Kurse kapitulli i tretë Sendet brenda librit poetik është libër tërësisht me poezi nga gjërat me të cilat ne çdo ditë kontaktojmë dhe punojmë.

Ky libër ndahet në tri pjesë: ElementetObjektetSendet.

Pjesa e parë Elementet, japin  mesazhin që e kryejnë ato çdo ditë psh: poezia Zjarri, që i tregohet funksioni i djegies por në poezi merr konotime malli.

Pjesa e dytë Objektet dhe e tretë Sendet në poezinë e Shalës, marin mendimin dhe funksionin e shumëfishtë se çka mund të krijohet prej tyre, jo si janë krijuar ato si psh: Dera merr funksonin e mallit, kurse lapsi tashmë  përshkruhet si krijues i gjërave, e jo i krijuar nga dikush.

Po ashtu pjesa e dytë dhe tretë janë një pasqyrë më e mirë për t’ju referuar vetë titullit të librit poetik Sendet.

Nga ky këndvështrim poezia e Shalës, sublimohet nga jeta reale që sjellë gjërat e përditëshmërisë në funksion letrar.

Pra, libri poetik Sendet vërtetë përbëhet nga gjërat e përditëshme por që sjellin freski poetike dhe në të  njëjtën kohë dhe një studim më të thellë në kërkim të poezisë së Kujtim M. Shalës.

Libri poetik Kujtimi i Zonjës n’zi i poetit dhe studiuesit Kujtim M. Shala, ka një titull të motivueshëm poetikisht që bart në vete gazin dhe helmin e një kujtimi për dashurinë e kërkuar. Libri poetik në fjalë me poezitë e tij, meditative për dashurinë synon që të jetë në hap me dashurinë e kërkuar. Koncepti për dashurinë sa vjen dhe zgjerohet duke marr përmasat e një dashurie në kërkim pafund. Bota e mendimeve në këtë libër poetik udhëhiqet nga ndjenja e pastër për miken kur në këtë rast dashuria bëhet tema dhe motivi kryesor në këtë libër.

Libri poetik Kujtimi i Zonjës n’zi, bëhet kujtim i pastër duke realizuar ëndrrën për dashurinë.

Kur themi se: dashuria është kryetemë e këtij libri atëherë gjithësesi se duhet të ceket se këtu dashurinë mund ta gjejmë në pamje dhe çaste të ndryshme nëpër të cilat kalon kjo dashuri. Dashuria në këtë libër poetik, është e mbushur me pamje herë me çaste melankolie, herë me tingujt e zërit të kërkuar, kur këto elemente janë vetëm një prej karakteristikave kryesore që e përcjellin librin në fjalë.

Vargjet që do të citohen në vijim janë një argumentim mjaft i fuqishëm për botën meditative të dashurisë:

Vajtoj ngadalë për mallin që shkon

Për mallin që vjen përsëri

Ti je ëndërr vjen e ikën

Ikën e kthehesh n’përjetësi

Vargjet e lartëpërmendura janë shembulli më i mirë, i një gjendjeje emocionale që po e brengos subjektin lirik në çdo kohë, vetëm toni fjalëve në strofën e cekur shprehet me  një emocion të pacaktuar sepse asgjë nuk është apsolute këtu psh malli, vetmia etj., por këtu na del një përzirjeje emocionale, që po e sundon subjektin lirik në fjalë.

Libri poetik Kujtimi i Zonjës n’zi në të vërtetë është një kujtim i përzier, me gjendje të ndryshme emocionale por, gjithësesi një kujtim i bukur për dashurinë.

Në këtë libër poetik përjetimi i dashurisë sa vjen dhe rritet qoftë me mall, po aq me dashuri. Ajo qka e karakterizon këtë libër poetik është figura e krahasimit dhe hiperbolës kur këto dy figura poezinë e Kujtim M. Shalës, e bëjnë poezi të ndjenjave dhe përjetimeve të thella, duke e mbushur botën meditative të tij përplot gaz dhe lumturi.

Figura e krahasimit në këtë rast është aq e shpeshtë që poezisë i jep shijen estetike, kur kujtimi për zonjën bëhet aq i fuqishëm dhe i larmishëm.

Ndërsa hiperbola në këtë rast zonjën e ngrit në nivelit e një zonje të rënd (me vlera), të kërkuar. Poezia e Shalës, në këtë libër poetik fuqizon ndjenjën e pastër për dashurinë, duke krijuar imazhin e njeriut të dashuruar, ku diskursi këtu e ndërton filozofinë mbi dashurinë që e përjeton uni personal.Këtu dashuria hynë në shpirtin e njeriut, si një perlë që dashuria në këtë rast bëhet gjithçka në jetë si në vijim:

Ma thellë se terri asht dashunia

Lidh shpirtat universit me dritë

Pafund vjet e shueme jeton

Ma e butë se vdekja asht dashunia

Nga këtu hetojmë se elementi i dashurisë është i pranishëm në një pjesë të madhe të shpirtit njerëzor, duke e përcjell në çdo çast, por në ndërkohë ka kuptime dhe forma të ndryshme, ku dashuria herë bëhet dritë e lumturisë, dhe herë vdekje e bukur që në realitet takojmë figurën e metaforës ku në këtë rast dashuria është i tërë universi për shpirtin.