Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ireshtansi: Sikur...

| E merkure, 11.02.2015, 07:25 PM |


Ireshtansi

 

Sikur...

 

Sikur të mundja të këqijat t’i mblidhja

Që të tjerët neve na kanë bërë

E të gjitha në një thes t’i hidhja

Të mbushej thesi si me rërë

E drejt e në peshore ta zvarrisja thesin

Peshën pa hile t’ja shënoja

Të këqijat e tjera që të maten presin

Pranë thesit tjetër t’i tuboja

T’i merrja të këqijat që ne i bëmë vetes

Që gjithashtu janë shumë

Qe sa vite ecin si uji tatpjetës

Krejt i papenguar rrjedh i lashti lumë

Dhe thesin tjetër kur ta masja

T’i shkundja të këqijat e t’i lija pranë

Se nuk ndryshojnë shumë nga qasja

Si ne si ata këtë vend si plaçkë e pamë