E enjte, 25.04.2024, 12:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komuna e Gjilanit nderon doajenin Demir Krasniqi

E merkure, 11.02.2015, 08:11 PM


Në një ceremoni, simbolike në Njësinë për Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, udhëheqësi, Bujar Haziri, sot i ka ndarë hartën e Kosovës e cila pasqyron pasuritë nëntokësore të vendit, Demir Krasniqit, si njeriu i cili ka lënë gjurmë të pashlyera folklorin e Anamoravës dhe më gjerë, duke nisur nga krijimet e tij, interpretimit dhe shërbimit në shumë sfera të kulturës gjilanase dhe shqiptare.

Me këtë rast, Haziri, ka thënë se në emër të kulturës së Gjilanit, si institucion lokal, në mënyrë simbolike, falënderojnë autorin, interpretuesin dhe ideatorin e shumë krijimeve kulturore në shërbim të çështjes kombëtare, Demir Krasniqin, i cili sot ka mbushur 65 vjet.

“Sot vetëm në formë simbolike po e falënderojmë këtë ideator të veprave të mëdha dhe përkushtimit të tij të madh që përmes folklorit ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në kulturën e Gjilanit, të Kosovës duke lënë gjurmë gjithandej trevave shqiptare me krijimet e tij, duke qenë pjesë edhe e shumë organizimeve kulturore me këtë qëllim. Kontributin e kolosit të folklorit, i cili ka përfshirë një rrafsh shumë të gjerë të krijimeve asnjëherë nuk do të mund ta shpërblej as Komuna e Gjilanit por as shteti i Kosovës. Urojmë vetëm shëndet dhe jetë të gjatë e me krijime edhe të tjera, që të vazhdoj të sjellë për ne krijime të çmueshme folklorike e kombëtare për të gjithë ne dhe kështu të kënaqemi të gjithë”, tha udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport Bujar Haziri.

Ndërsa, Demir Krasniqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për kujdesin që të takoj njerëzit të cilët kanë kontribuar sadopak në forma të ndryshme për kulturën dhe kombin në përgjithësi.

“Kjo përkujdesje e komunës së Gjilanit, mua personalisht më bënë të ndjehem shumë mirë. Sot kam mbushur 65 vjet, por krenohem për gjithë atë që kam bërë për kulturën në përgjithësi dhe për folklorin poashtu, fushë të cilës i kam kushtuar gjithë jetën. Normalisht në kujtesën time përherë do të mbeten krijimet që kam bërë, angazhimi të cilin kisha ndër – vite, por poashtu deri sa të jem gjallë do të merrem me krijimtari artistike – kulturore, sepse është fusha të cilës unë i kam kushtuar tërë jetën duke u munduar sadopak të bëjë diçka për vendin tim në mënyrën time të punës”, tha ndër të tjerash duke spikatur krijimtarinë e tij lista e të cilave është shumë e gjatë.

Ndryshe, Krasniqi, është autor i shumë veprave e krijimtarive muzikore, folklorike, artistike e gazetareske. Kontribut shumë të madh ka dhënë edhe në fushën e arsimit ku për kohë shumë të gjatë ka punuar në edukimin e brezave të shumtë të Gjilanit dhe rrethinës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora