E shtune, 20.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Kush ma rrëmbeu djalin?

E merkure, 11.02.2015, 08:54 PM


Në kuadër të një përvjetori

Kush ma rrëmbeu djalin?

Nga Reshat Kripa

Kjo ngjarje tragjike më doli parasysh këto ditë në kuadrin e njëzetvjetorit të saj. Ishte shkurti i vitit 1995.  Isha ulur në zyrën time të punës në Vlorë  dhe  po  punoja. Isha zhytur aq thellë në shkresat sa nuk e dëgjova trokitjen e portës. Vetëm kur ajo u përsërit, ngrita kryet dhe fola me zë të lartë:

- Hyni!

  zyrë  hyri  një  burrë  i  moshuar, rreth të shtatëdhjetepesave  Fytyra  e   tij kishte një pamje të çuditshme. Dukej sikur prej saj kishte kohë që kishte  ikur  gëzimi.  Ajo  fytyrë  tregonte një dhimbje të madhe.  I porsaardhuri  mbylli  me  kujdes derën dhe u ndal pas saj.

- Urdhëroni! Urdhëroni! -  i thashë.

I panjohuri u afrua me ngadalë. I zgjata dorën, të cilën ai ma kapi me të dy duart.

- Falemnderit, mor bir! - foli - Quhem Milto Neranxi dhe jam nga Himara. Kam ardhur te ju për t’ju treguar historinë time ose më   mirë      djalit   tim     zhdukur  nëpër  labirintet  e diktaturës

- Uluni,  uluni!      e   ftova   i   shtyrë   nga kureshtja që më shkaktuan fjalët e tij..

Fjalët e plakut më kishin ngacmuar ndërgjegjen, më kishin shtuar interesin për  të mësuar më tepër. Plaku u ul. I  rash  ziles. Në  zyrë hyri sekretarja.  Porosita  dy kafe e dy raki dhe iu drejtova të porsa ardhurit:

- Jam gati t’ju dëgjoj.

- Ngjarja për të cilën do t’ju flas, - filloi ai - është aktakuza  ime ndaj diktaturës së përmbysur dhe disa individëve që u bën vegla të saj. Ata individë janë edhe sot dhe jetojnë me fytyra  anonime. Këtë aktakuzë e bëj unë plaku tetëdhjetëvjeçar, i rënduar nga humbja e tim biri. E bën shpirti i një nëne që u nda nga kjo botë pasi nuk mundi të duronte humbjen e djalit. E bën një grua njëzetepesë vjeçare që humbi burrin dhe jetën e saj. E bëjnë dy fëmijë që një dorë gjakatare i detyroi të rriten pa përkëdheljen e babait të tyre. Së fundi këtë e bën edhe çdo njeri i ndershëm që dëgjon  për  bëmat  e  përbindshme  të zhdukjes enigmatike të sa e  sa  personave si im bir.

Plaku mori frymë thellë duke lëshuar një psheretimë të zgjatur. Ndërkohë mbërritën kafet.

- Gëzuar! -  i thashë  duke ngritur gotën, -  për të mira!

- Gëzuar, or bir...

Plaku     e    ktheu   gotën   me   ngadalë,   duke pëshpëritur një urim të cilin nuk arrita ta kuptoja. Po e shikoja me vëmendje në fytyrë duke pritur vazhdimin e tregimit. Plaku drodhi një cigare nga kutia e tij dhe më drodhi edhe një mua.

- Falemnderit, nuk e pi, - i thashë.

Po e shikoja me vëmendje në fytyrë duke pritur vazhdimin e tregimit. Duhej të ishte një histori shumë interesante. Megjithatë nuk i fola por prisja që ai të fillonte vetë. Por plaku vazhdonte të pinte pa folur. Edhe unë vazhdoja gjithashtu të pija pa folur. Së fundi, si e mbaroi të gjithë, ai filloi:

- Leandro Neranxi, ose Levisi si e thërrisnin shokët e tij, ishte   biri    im.   Ishte   vetem tridhjetedy vjeç. Punonte    fabrikën  e lëkurëve. Nuk do ta harroj kurrë natën e 15 shkurtit të vitit 1988. Shkoi në punë në ndërresën e dytë dhe nuk u kthye më kurrë. E pritëm me ankth kthimin e tij. Ishte një pritje e tmerrshme. Sidomos unë që dija disa gjëra për të, isha shumë i shqetësuar. Pas mesit të natës u ngrita dhe shkova në fabrikë. Atje pyeta për të, por më thanë se nuk ishte paraqitur fare. Ç’të bëja? U ktheva në shtëpi. Gruas dhe nuses u  thashë  se  do    punonte  dy  ndërresa  për  të zëvendësuar   një    shokun  e   tij.  Ajo  ishte   nata     e   gjatë  e  jetës sime.

Kështu në ankth kaloi dhe dita  e  nesërme.  Djali nuk po bëhej i gjallë. Ku të ishte vallë? Mendja më shkonte në lloj-lloj rrethanash misterioze e të frikshme.                                                            - Mos është  ndonjë   femër    mes,  or  burrë?    pyeti gruaja që kishte filluar të shqetesohej edhe ajo.

- Jo moj grua jo! - iu përgjigja unë, i bindur për ato që thoja.

Një gjë e tillë nuk ishte e mundur. E njihja karakterin e  tim  biri.  Ai  nuk  do    pranonte  kurrë  të braktiste gruan dhe fëmijët për këdo tjetër.

Të nesërmen shkova në polici  dhe  u  thashë  për djalin. Ata u hoqën sikur nuk dinin gjë. Operativ  Agimi më sugjeroi që të pyesja  njerëzit e mi në Tiranë, Fier dhe Lukovë. I mora që atë ditë    gjithë    telefon,  por   asgjë.

Në këtë kohë plaku nxori përsëri kutinë e duhanit dhe drodhi cigaren e  dytë. Si  e  thithi  tri  katër herë, vazhdoi:

- Pas   dy   ditësh      mbrëmje     shtëpi  vjen operativ Agimi, i shoqëruar nga Spirua, kryetari i këshillit të bashkuar dhe disa policë të tjerë. Kontrolluan dhe bastisën gjithçka. Së fundi Agimi më pyeti se ku ndodhej fotografia e gjyshit. Ishte  nje  fotografi  e madhe e vjetër e vendosur në kornizë. Ia tregova. E mori, e nxori nga korniza dhe prapa saj gjeti një letër të cilën e futi në xhep.

- Ç’është ajo letër - e pyeta unë.

Nuk më ktheu  pergjigje. Si kontrolluan edhe pak dhe nuk  gjetën  gjë  u  larguan pa folur.

Pas   disa    ditësh        njoftuan    se   duhej      paraqitesha  te operativ Agimi. Shkova dhe më futën në zyrën e tij.

- Djali yt  ka tradhtuar atdheun, - më tha - dhe është arratisur në Greqi.

U largova duke mos besuar në  variantin  e  ri  që më serviri. Sa do të doja të kishte qënë e vërtetë një gjë e tillë. Por zemra më ndillte se kjo nuk ishte kështu.  Im  bir  nuk  mund  të bente një gjë të tillë. Ai  më kishte treguar shumë gjëra të tjera dhe, po ta kishte ndër mend këtë, me siguri do të ma thoshte. Një e dridhur më përshkoi   trupin.  Për  herë  të parë më lindi mendimi se djalin ma kishin vrarë dhe  shpikën  alibinë  e   arratisjes, për të mbuluar gjurmët.

Plaku drodhi cigaren e  tretë  dhe  përsëri    ofroi edhe mua. Kësaj here nuk  e refuzova dhe e ndeza. Porosita edhe dy kafe të tjera. Kafet erdhën dhe  filluam t’i pimë me ngadalë. Pastaj plaku vazhdoi:

- Megjithatë doja të sigurohesha. Shkova në Vlorë dhe në Tiranë. U interesova në degën e punëve të brëndshme dhe në ministri. Por kudo mora të njëjtën pergjigje. Telat ishin rakorduar kudo njëlloj. Kur isha në Tiranë i shkrova një letër një kushëririt tim që jetonte në Greqi. Ai u interesua dhe pas një farë kohe më ktheu përgjigjen. Djalit nuk i gjendej asnjë shenjë. Atëherë m’u forcua bindja se djalin ma kishin zhdukur. Një gjë të tillë ma forconte më tepër edhe një episod që ma kishte treguar djali para ca kohe.

Plaku heshti dhe po mendohej. Në këtë kohe hyri në zyrë sekretarja që më solli një shkresë për ta nënshkruar. E nënshkrova pa e patur mendjen dhe i bëra shenjë që të  largohej. Pas

një heshtje të gjatë plaku vazhdoi:

- Një ditë e thirri Agimi dhe i propozoi    bëhej  bashkëpuntor  i  Sigurimit. Djali  nuk pranoi. Tradita familjare nuk e lejonte të ushtronte atë profesion të ndyrë. E mbajtën katër orë nën presion të vazhdueshëm. Në fund e lanë të lirë, duke e këshilluar që të mos i tregonte kujt për sa kishte ndodhur. Pas disa ditësh e morën përsëri dhe e çuan në njërën nga dhomat e hotel Turizmit. Atje Pirrua, nënkryetari i deges, i kërkoi që t’i dilte dëshmitar Lea Dhimojanit, një shokut të tij që ishte arrestuar   disa   muaj      parë.  Djali nuk pranoi. Atëhere filluan ta torturojnë. E mbajtën dy ditë. Kur u kthye në shtëpi dukej i shfytyruar. U  trondita  shumë kur e pashë në atë  gjendje. E pyeta se çfarë  i  kishte  ndodhur. M’i tregoi të gjitha.

- Të lumtë, more bir! Nuk më paske turpëruar. - i thashë me krenari duke e përqafuar.

Që atë ditë nuk e thirrën më. Mendova se e kishin harruar. Por u gabova. Pas dy muajsh ata e morën për të mos e kthyer më. Një gjë të tillë ma forcoi fakti i letrës që gjeti Agimi në fotografinë e gjyshit. Kush i kishte thënë atij që aty kishte një letër, ku as unë nuk e dija një gjë te tillë? Me siguri ka qenë im bir, i shtrënguar nga torturat çnjerëzore, që i ka treguar. Jam i sigurtë se djali im ka rënë viktimë e torturave që i morën edhe jetën.

Pas   një  viti  na  ndodhi  edhe  fatkeqësia  tjetër. Ime shoqe nuk e duroi dot dhimbjen  dhe mbylli sytë.

Kjo është e gjithë historia për të cilën kam ardhur te ju. Dua vetëm një gjë. Kam dëgjuar që ju shkruani nëpër gazeta.  Hidhini në letër këto dhe botojini ku ta shihni të arsyeshme. Nëqoftëse nuk munda të zbuloj gjë, të paktën njerëzia të mësojnë tmerret e asaj periudhe.

I  premtova  se   do   t’ia  plotësoja  dëshirën. Gjithashtu i premtova se do ta ndiqja çështjen edhe në komisariatin e policisë.

- Nuk ka mbetur asnjë gjurmë. – tha plaku - U interesova. Takova edhe kryetarin. Ishte një burrë i mirë. Kërkoi gjithandej, por nuk gjeti asgjë. Ata i kishin zhdukur të gjitha dokumentët. Ndërsa shkaktarët e këtij krimi, Pirrua, Agimi dhe Spirua kanë fluturuar në Greqi,  ku një djall e di se me çfarë merren.  U mundova edhe deri atje, por përsëri nuk gjeta gjë.

U  ngritëm   dhe   dolëm  përjashta. Iu  luta  të qëndronte atë natë. Nuk pranoi. E përcolla deri te autobuzi i linjës. U përqafuam dhe u ndamë.   Kur  u  nis  autobuzi  e  përshëndeta   me  dorë.  Që nga ajo ditë nuk e pashë  më. Pas një viti mësova se kishte ndërruar jetë me brengën për djalin e zhdukur.

Me këtë subjekt  bëri një shkrim. E botova në gazetën “Albania” dhe në atë vendore “Zëri i Vlorës”. Më dukej sikur e kisha kryer amanetin e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora