E shtune, 20.04.2024, 03:18 AM (GMT+1)

Faleminderit

Marash Mali: Prijsi popullor Prekë Cali

E shtune, 12.07.2008, 07:55 PM


Marash Mali
PREKË CALI
PRIJSI POPULLOR - HERO

ME RASTIN E 60 VJETORIT TË RENJËS -PRANVER 1945 - 2005.

NGA Marash Mali - Florida, U.S.A.

E fillojmë ket shkrim për ti paraqitë lexuesit nji pasqyrim Historik pa shtrëmërimë,të njërit prej figurave të shquara të Malsis Madhe,që gjith jetën ia kushtoj çashtjes kombetarë,dhe nuk u përkul ndaj armiqve Kufitar për të mbrojtë Trojët e tij dhe të kombit shqyptare, pamvarsisht se ato kohë të zgjatura kaluen me vishtirsina, luftra e rreziqe të nji pas njishme ky ishte i mirnjohuri Prek Cali. Me vjen keq, por në pamundësi t’i pranoj disa shtrëmrime të Ngjarjevë Historikë berë nga disa shkrimtarë apo gazetare në shkrimet e tyrë, me detyrojnë t’iau ve në dukje atyrë dhe lexuesvë, se Historia nuk prënon shtrëmrime, sepse ajo ashtu e humb vlerë e sajë duke kaluar në shkrimët e nji Legjënde apo Romani.

KUSH ISHTE PREKË CALI DHE NGA I CILI FIS I KELMENDIT. HASANAJT E SELCES.

Hasanajt e Selces ishin fis i parë dhe njena nga 12 lagjet e ktij vendi, VOJVODA që i takontë si i tillë edhe ndeja në krye të Kelmendit, prej ketij fisi ka qen dhe PREKË CALI. Ky fis që mjeft i fortë në të gjitha brëznitë e tyrë, që sëbashku me trimat e Tri Lugjeve Kalmend, u gjetën përherë se bashku në flakë e përleshje me fqinjët kufitar Malazez kryesisht “Kuçi” të cilet tëntonin herë mbas herët e synonin tia shkëpusnin Shqipris e Malsis përveç trojevë tjera edhe Vermoshin bashkë me Bjeshkët e tyrë të përmendura edhe Vuklin e Nikçin. Kurë ata e shifshin se nuk munetë t’ia arrinë qellimit me forcë, mbasi Kelmandasit ishin trima e të vendosur, ata përpiqeshin me intriga të nryshmë.e ankesa ndaj Kombeve të Medha, gjithmonë në krahun e të cilve ishtë Rusiaja. I pari bajraktar n’at kohë që Qevërija Turke krijoj për interresat e vetë ka qëne Ujkë Gila i ktij Fisi për të gjith Kelmendin. Kohe ma vonë, për arsye të dimrave të ftoftë e me Deborë, dhe Maleve që ndajnë njena me tjetrën tri lugjet e kelmendit,në pa mundësi komunikimi njeni me tjetërin për ket përjudhë i kërkuan Qevëris Turkë që të njofin Bajraktaret e tyre. Qeveria Turke iau aprovojë dhe Kelmendi iu shtuën edhe Trë Bajraktar të tjere,Përkatësisht.Vukuli, Nikçi dhe Boga.Por gjithsesi Mali i Kelmendit ishtë nji i pa ndarë,dhe Bajraktari i fisit Selces mbetët Kryeprisi i Malit të Kelmendit ashtu si Hoti vlla I parë mbetej Kryeprisi i Malsis Madhe. Nuk asht e vërtetë kur nji studius ka shkrua nji Libër për Kelmendin dhe ndër të tjera thotë se Kelmendit iu shtuen edhe Trë N/Bajraktarë, kjo nuk asht e vërtetë mbasi N/Bajraktar nuk ka pasun në asnji Krahinë tjetër, po ashtu në nji vend tjetër, thotë se “Vojvoda i fundit bashke me kryeplakun banin rrëgullimin e katundit të tyrë” të kuptohemi se Kryeplaku nuk ka qenë në periudhën Turke, por ashte krijue ma vonë nga Rregjimi Monarkiste, i cili, vojvodve, Bajraktarve e Bejlerve, iu la përseri potencial i tyre Drejtues, dhe Kryeplaku i Katundit kishte Vulen administrativë për probleme të tjera të popullit dhe kurrsësi nuk mundë të ndërhyntë në rregullat që përfshinte Kanuni. Kelmendasit rreth shekullit IX (Nantë) beri nji shtesë të popullsia, si në ndonji rastë në Kosovë, dhe arriti shifrën ma të madhe të gjitha bajraqevë të Veriut, në 900 shtepi. Popullsja e ksaj zonë Malorë ,me pak toka buqsore iau veshtirsojë jetësën.keshtu që u dëtyruën ti kërkojnë Vezirit Shkodres ( Bushatlij ) të lejojë shpëngulën për në vendët e ulta që aso kohë ishin të pa banueshmë, Ky Vezir në shenjë mirënjohje për ti ndihmua,me qenë se Kelmendi dhe Malsia e Madhe, me rranxa e Postribe kanë qenë nji e të pa ndarë me Shkodrën dhe derëne Vezirive Bushatlinjë.Shum prej ktyrë Bushatlinjeve ia kanë kthye pushkeën turkut dhe kjo Krahinë i asht përgjegjë thirrjës, po ashtu edhe kurë Malsia e Madhe i ka kërkue ndihmë shkodres kundër Malazezvë, edhe në kohë të ma vonshmë e jo vezir, shkodra me trimat e njohur shkodran me në krye njënin prej ksaj derë i mirnjohuri Sylço Beg Bushati i ka prir luftarve shkodran në ndihmë të Malsis kundra Malazezeve që tëntonin ti gllabronin trojët Shqyptarë Veziri i Shkodrës i kerkoj Sulltani në Stambollë që t’ia miratonte kerkesen e Malsorve. Ket kerkesë Sulltani e prenoi duke iu dhanë krejt pellgun-Bregdetar,duke filluar nga Shtoji i ulqinit,Velpojë, Mali Kolaj, Ishull-Shengjin, Ishulli i Lezhes,Bregu i Mates,Gurzë dhe dëri ku kufizohët me Krujë e Durres. Shumë familjë zbritën e në të ashtu qujturën “NENSHKODER”. Ma shumë zbritën Kelmendas dhe Shkrelas në përgjithsi edhe prej Maleve tjera edhe nga rranxat,nga Reçi dhe Lohja, shumica e vendit që Moçalistë,por me punën e tyre arritën në kope të mbdhaja Dele dhe shumë bagti të trasha e kuaj,të cilat i dimronin n’at Krahinë të ulet Bregdetare dhe gjatë Stines Verore i kalonin në Bjeshkët e tyrë të permendura të Vermoshit Vuklit e Nikçit, si edhe Brada e Vezirit e tjera,Nga ana e Shkrelit ishin Bjeshket e ndigjuemë Brushtulli, Kamshuëll,Gryk Lugjeve, Kurrila e Dedajve, Razna e Vrrithit e tjera,. Buqesise nuk i dhanë shumë rëndesi,sepse me shum pak punë,bahej nji prodhim i mjeftueshem.Në pak kohë shumë prej ktyrë Malsorve arritën sa mos me iau pasë lakmi as Bejlerve të pasur. Rikthehemi edhe njiherë të Fisi i Hasanajve që ma vonë u quejtë si mbiemër edhe sotë ,Selmanaj. Bjeshket e ketij fisi e në përgjithsi të Selces kufizohen me Kuçin e Mali të Zi, pra këtyre u takoj përherë Barra ma e randë tue mos mbetë asnji herë të qetë.Qeveria Turke i kishtë ndihmue shume herësh me armë municion, por ma se fundi ata përdorën atë politikë qe e banë për të gjithe shqiptare ; PO TE DONI ME U NDIHMUA KTHEHUNI NË FENË MUSLIMANË........dhe iu do të keni përkrahjën me të madhe. Keta e prënuan të Islamizohen dhe arriten të shtohen në nji Lagjë. Per të vertetua se ky fis e pranoj vetem për të sigurue përkrahjeën e Turkut kundër Shkiaut,e tregon rasti i ma vonshëm, porsa turkija e humbi luftën dhe u detyrue të largohet nga Ballkani,të gjith ky fis, pa ngelur asnji u kthyen në besimin e të parvë tyrë KATOLIK dhe nuk iu ngeli asgja tjetër, përveç Mbiemrit qe e kishin pas gjatë dekadave të Islamizuar. Nji ndër Trimat e njoftun të këtijë fisi ka qenë i ashtu quejturi Memi i Smajlit.Ky tanë jëten e ka kalue në përleshje me Kuçasit Malazez dhe për çudi së gjithmonë i vetun dhe nuk ka pranuar të shoqrohet nga të tjeret. Populli thotë se ka dale gjithmon fitimtar dhe se atijë I’KA PRI ORA PËRPARA.....! Nji ndër amanetet që Memi i ka lanë fisit vet asht ; Ju la Amanet: Kur e kudo që të vdes, me varrosni në bjeshkën tonë të Smutiroges, se po kaluën Shkjetë andej do të frigohën prej mejët edhe pse jam i vdekun. Ktë amanet fisi ia ka mbajtur dhe unë kam pas rastin të vizitoj ate varr që ishtë në Bjeshkën e ktij Fisi Smutirogë,mbes të nji bregores përpara rrenojavë ku ata veronin. Kur e pava at Varr me shkoj mendja se edhe ai paska qënë ashtu i madh sa Prek Cali. Të tjerë Burra prej Këtij Fisi kanë qënë Turk Isufi, Ujk Isufi kta ishin trima tepër të fuqishem. Nji tjetër burrë i ktij fisi i përmenduri në Malsi të Madhe ka qenë Ucë Turku i cili ishte VOJVODA i Selces njihërit edhe ungji i Prek Calit. Nji tjeter trim,Ded Shabani qe kje pushkatuar me nji Grup shokesh të Bashkia e Shkodres nga Komunistat. Dul Doshi ka qenë nji nder burrat e përmendur të ktij fisi dhe shum i pasur. Djali i tij Kir Duli dallohej për nji bukuri të mrrekullueshmë. Nik Turku ka vrarë tre Shkjë në Pojonicë.Gradualisht ma vonë kanë ardhe edhe tjerë burra të përmendur si Gjok Nik Selmani Marash Mark Selmani e të tjerë.

SI FILLOJ NË SHKALLË TË GJERË AKTIVITETIN E TIJË PREKË CALI

Deli Meta - Prenk Cali - Marash Mali
Preka ishte afrua 30 viteve të moshës se tijë, dhe deri aso kohë kurrë nuk tëntontë tu dal përpara Vojvodve dhe as Krervë të tjer që ishin ma të moshuar se ai.Kjo ashtë traditë e Malsorve tanë. Me gjithata i urti Vojvodë Uce Turku bisedontë shumë herësh në veçanti me Preken,dhe kishtë krijuar përshtypjen te ai se kishte shumë cilsi, po thuja të rralla që e naltësonin e nderonin përsonin e tijë në të ardhmën sidomos për çastjet pateriotikë,por asnji herë nuk ia thontë keto. Ishtë kohë dimri dhe Preka kishtë zbritë nga Vërmoshi për të parë tufën e Bagtivë qe po i kullotnin diku atje në pronen e tyrë, në Malin e Jushit Nenshkoder. Ishte fjetur në shpinë e tijë Dimnore,dhe aty rreth Mesnates pau në Anderr si e thonetë ai vetë se sikur iu duk se para tijë u çfaq nji si fantazëm dhe i foli; Çou, banju gadi dhe delni në Shkoder,shkoni drejt e në SARAJ (Prefekture) aty janë pesë Përfaqsitë e shtëtvë të mdha,tregoju atyrë rreziqet që po i vinin popullit të Qytetit dhe Malsis nga Krajl Nikolla i Malit Zi. Tregoju edhe gadishmërinë e popullit tëndë se jemë të vëndosur dhe deri sa të çfarosëmi më burra gra e fëmijë nji pllamë tokë Malazezvë nuk iau lëshojmë! Prekes disësi iu rrënjos në mëndje, ndoshta kjo ishtë parandienjë e tijë dhe vendosi ta provojë.......Me shpejtesi u ba gadi, u vesh me kostumin karakteristitik të tijë ;Çakçirë, Xhamadan dhe Jelek,Kapic të bardhë mbi floke, Alltinë në brezë, dhe nji grumbull vargjish të argjentë varur. i hypi Kalit dhë në oret e paraditës u gjëndë tek shkallet e Prëfektures. Preka vrejti se në Oborrin e ishe Gjymnazit Shkodres për karrshi po rrinin Krerët e Malsistë cilët po prisnin fjalën e Nderkombtarvë për takim. Edhe ata po e shikonin Prekën e njëni prej tyrë foli ; More po ku ashtë nisë me shkue ky Preka ?....lenë i tha Uci se nuk ka ardhë gabim ?!... Preka u nis të ngjitë në shkallët e Prefekturës,kurë dy rojë të Armatosur i duelën përpara, dhe me shpejtësi kërkuan përkthyesin që po rrintë në Salon mbrenda. Ai doli si i tmërruar kurë e pa ,dhë nuk e njiftë; Preka i foli me nji za të lartë dhe të shtjerrur, Mi lajmëroni ata zotrijtë nalt se i gjall apo i vdekur dua të takohem me ta,vetë tha Preka (duke i berë me dorë) nuk kam punë me ata që po presin.....Përkthyesi me nxitim u ngjit lart dhe u tregoj atyre se nji Malsore vigan për të parë, kërkon me kamnguljë të takohët me Ju !...Ata shikuën njëni tjëtrin dhe udheruën qe të vinë.....Përkthyesi i hapi porten dhe Preka u gjendë përpara tyrë. Nderkombtaret e panë, dhe me nji buzqeshjë mirseardhjet i shtrinë duert me përshëndetjë, duke i thënë që të ulët.Preka nuk priti por filloj biseden ; U falnerojmë e kemë besim se Ju këni ardhë për të na ndihmua, dhe vazhdoi po thuajsë ni orë pa ndërprerjë pa pyetjë, por po e shikonin e ndigjonin me vemëndje, dhe se fundi njeni prej tyrë u çua në kambë dhe foli ; Keni bërë shumë mire qi keni ardhur, Ne do t’iu ndimojmë ! Edhe sotë, e ma vonë kurë Krentë e Malsis kanë ndonji nevojë, janë të mirëpritun veçse të MOS HARROJNË ATA SË PRANIJA JOTË ÇDO HERË KËTU NUK DUHËT TË MUNGOJNË.dhe në mbylljë të bisedës nxorri nji NISHAN(Medalje të shtet tijë) dhe ia vari në Jelekun qe kishtë veshur. Të njetë gjë benë edhe përfaqsuesit tjerë në emër të shtëtevë të tyrë. Preka u largua me përshendetjë, dual prej andej dhe u nis në drejtim të Krerve qe po prisnin me pa durim çdo të ndolltë me Prekën.....Kurë ja panë Prëkes të 5 Nishanat e Krajlnive, u çuën në kamb tue buzqeshë dhe përshendetën,Njeni prej tyrë kurë i dha dorën,si për mburrje e lavdatë foli ; NË DISHA GJA VETEM ,TI KE ME KENË ORA E KELMËNIT E KREJTË MALËSIS. Mbas ksaj ditë e mbrapa Prek Cali udhëheqi kelmendin. Dhe se bashku me kushrinin e tijë Uce Turkun edhe bajraqet tjera të tri lugjeveë Kelmendit. Kohët e ma vonshmë patën rrjella të shpeshta e të ndryshmë me pasoja dhe të dhimëshmë......... Fotografia kushtua 25 vjetorit 1937.

RREGULLIMI I KUFIJVE ME SHTETËT FQINJË.

Komisioni Ndërkombtarë i kufijve kishtë ndeshë në tri pika të kontestuara në misionin e tijë.1. Vermoshi me Bjeshkët e tijë që e rrethonin. 2. Shen Nauni. 3.14 Katundet neutralë te Qarkut Shkoders. Përsa i përket zones neutralë dhe Vermoshit. Komisoni i ngarkuar për kët qellim kishtë vendosur njërzit ( në favor të shqiprisë ) kurse mbi politikën e brendëshmë të vendi,për shfaqjet e nji fanatizmi të verbër,qe kishtë shkatuar jetën e Kombeve tjera ,ndryshej në shqipri,mbasi ishte rrespekti dhe dashamirsija për fenë e njeni tjetrit,spjegohet mbasi shqyptaret janë të bashkuar në lidhjën e gjakut,nga traditat dhe festat Fetare e Kombetarë të përbashkëta. Duhet thanë se ndjënja e dashurisë ashtë ma e fortë se çdo moskuptim në çastje besimesh. Persa i përket Shqipris Jugut Komisioni thekson kategorikisht se Kristianet e Jugut nuk duhën të merrën me Grekë. Për të provuar ket çastjë, nxorri në shesh numrin e banorve në kohë, prej origjines Grekë dhe qe flasin greqisht në familjë. Si mbas rregjistrimit të popullsis Shkruan Komisioni, që u ba me 1921 për zgjelljet Parlamëntare,në të gjithë Prefekturën e Gjirokasters jetonin gjithsejt 33,313 Grekofon......sidoqoftë numri i Grekofonvë në shqipri të jugut nuk ishtë ma shum se 40,000 vetë. Kure mjerisht Lidhja e Kombeve nuk ishtë e zonja me detyrua Greqinë të njofin po ato të drejta qe kerkonin për Grekofonet,ti jepnin po ato të drejta edhe 50,000 banorvë Shqyptare në Greqi ( ÇAMRI ) .Shqiptaret kuptuan se e drejta të shumtën e rastevë vetëm me forcë mundët të merrët. Mbas shumë lekundjeve politikë Komisioni Nderkombtar i kufivë i dha fund punimevë në Korrikë 1926 duke konfirmua kufijet e 1913'tes me anë të nji protokolli qe u firmos nga Ambasadoret. Lord Gree për Britanin e Madhe, Jules Cambon për Francën, Baro Avezzano për Italinë, Baron Jshii për Japonin, Karapanes për Greqinë, Stalajkoviç për Jugosllavinë dhe Eljaz Vrioni për Shqiprinë. Kurë Komisioni i kufivë erdhi në krahun vërior pikrisht të Vermoshi ata menduan se do të kalonin urtë e butë e pa zhurmë, Pala Jugosllave si edhe herë të tjera perpara nuk pushoj propogandën e tyrë, tani nga delegatët qe përbanin Komisionin Jugosllav mendonin se do ta përkrahin në dy çastjë qi tingllonin në favor të tyrë ; E para se ata mendonin së shqyptarët do të jenë dakor,se malsorët jo shumë te spikatur do ta linin në heshtjë pa kuptuar intrigat qe ata përdornin ndaj vendit t’onë. E dyta mjef e rëndesishmë ishtë se kurë u muar vendim në formë të prërë për kufijt e shqiprise me fqinjët, nuk ishtë shkelur me kambe Kufiri në Hartë se nga do të kalonin. Kur komisioni duke ecur në ket krah Verior u ndalue për nje pushim të shkurtër në “GREÇE” krahu i Trieshit.(Aty ashtë nji vendë Historik për Kuvendin e popullit vendas dhe shqiptare. Ishte përjudha që shume malsorë gra dhe femijë ishin arratise për ti ikur agresorve turq qe po banin kërdinë kundra popullates Malsore, dhe kta kerkuën në ket rastë strëhim si Emigrant në Mal te Zi. Ata i prënuan, por si thonë nji fjalës Iken nga shiu dhe shkuan në Breshër se për aq sa ndëjtën atjë hoqën të zitë e ullirit. Kjo u vertetua edhe nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi qe kishin vizituar keta Emigranta,dhe prej andej duelën në kuvend të Greçes ku ishte mbledhur Paria e Malev të mdha, Në kët rastë u ba nji kërkesë Fuqive të Mdha,qe të vënin dorë për pamvarsinë e Shqiprisë ),,,,! Për shenimë ky vend mbledhje-GREÇE-nuk ka qëne kurrrë tërritor i Jugosllavise sikurse e thotë ndonji Historian Shqiptarë, edhe nuk eshtë as sotë nen okupimin Jugosllave aty në mes te Logut burrave ishte MRIZI nji dru shum i madh prej AHUT, i cili jeton edhë në ditët tona,,,Pala Jugosllave,kurë Komisioni kalonte andej-pari,jo pa qellim kërkoj që të pushoshin në ketë vendë,mbasi pak ma sipër fillonin Bjeshket në drejtim të Vermoshit më Bjeshkët e tyre të shumta përtej në Veri. Jugosllavët synonin që Komisioni të marrin krahun e djathtë në drejtim të Bjeshkvë të Vuklit dhe Nikçit që të mbetëshin si zonë komplet anës Sllavë. Pater Çirili qe ishte prezentë si Antar i Komisionit Shqiptare për ket zonë të kufirit Verior,,,,,,,,,( Me kët Delegat, kam pas rastin të bisedoj lirisht kur ai ishte për nji kohë Famullitar i Shkrelit, dhe disa heresh ka bujtë në Shtepin time aso herat në Dedaj.Gjatë bisedimeve At Çirili me thontë kështu; Në kohë kurë pushuem në GREÇE kam vrejtur shume livizje të delegaconit Jugosllav i cili po fliste me disa antarë të ketij grupi, natyrisht me ata që mendonin se do ta përkrahin. Me thanë të drejtën fliste Çirili se aty u dyshova për ndoni manover të tyre kundra vendit tonë, por nuk ishtë e mundur të fklisnja kur nuk isha i sigurt, dhe me shkonte mendja se nji debat nga ana jonë mundet te shtoj damin në interres të shqiprisë. Ktë mungës tonën shtoj Çirili e vuri në vendë jo pa kohe,,,,,,,,,,, Kurë para nesh u duk Kreshniku Prek Cali me nji grup trimash të Armatosur Kelmendas qe sejcili dukej ma i fortë se tjetri Pala Jugosllave nuk e kishtë lakminë vetun për keto Kullota me gjithsë ishte ndër ma të bukurat në Ballkan, por ajo andërrontë edhe për shfrytzimin e pyjeve të shumta me druj Ahu, Pishe e Bredhi .Ajo mëndontë të hapë nji rrugë e cila ishte shume e shkurtër për të lidhe nepër lugines Vermoshit me Qytetin e Guis e vendeve tjera qe me ktë raste evitonin me qindra kilometra për t’u sjellë rrotull përtej maleve e Bjeshkve qe të lidhën me qendrat tjera të qytetëvë. Keto dredhi të përseritura me nje herë i ranë në vesh Prek Calit prandej erdhi në GREÇE me nji grup njerzish, dhe tjer trima Kelmendas i la në gadishmëri të ngjarjevë qe mundët të ndolleshin. Por sa e panë Prekë Calin thotë Çirili nji hije ezezë ju duk ketij Komisioni e kryesisht atyre Jugosllav pranija e Prekë Calit dukej e hatashmë,! e hatashme thote Çirili ; dukej si nji Luan kurë e ke frigë se po të përpinë Nji burrë i gjatë mbi 2 metra i veshur me Kostum tradicional Kombetare qe shndritnin me Jelek e Xhamadan të ngarkaura me Serm. Në brëz perpara mbante Alltin dhetshë Turkut me dorezë të veshur me Argjentë. Ata qe e shoqronin nga pamja nuk benin figur ma pak se Preka si Fran Pali e tjere. Por sa arriten, u përshendetën, u ulen sheshit dhe filluan ta bajnë duhan. I pari qe mori fjalen ishte Preka i cili pyeti; Deri ku keni ardhe me Misionin tuaj dhe nga cili krah do të vazhdoni?....Njeri prej atyrë qe po mbantë Hartën në dore tha se deri ketu, ndersa atë se cilin krah do të vazhdojmë foli si nderhunde,,,,,por i treguan Hartën si argument se kah do të shkonin, harta kishte nji të shkelur me lapsë plumbi,qe sigurishte kjo ishte shkeljja qe do ti banin trojeve të tij,,,,,,JO ! Bërtiti me të madhe Preka dhe me nji nxitim u çua në kambe,,,,,Me ndigjoni Zotni tha Preka duke shtri krahune tij të gjatë,ketu poshte ashte Selca atjë lartë janë Bjeshkëte këtyrë dy katundevë Vermoshi ashte në ket krahun tjetër;Bjeshkete ketij katundi jane shumë ma përtej Si Smutiroga Seferrçe Pylle e dejgur dhe gjithnji ma pertej ashte Brada e Vezirit qe duan disa ore me i përshkue. Shetet e Mdha dhe Ambasadorët e tyre Komisioni qendror i kufijvë edhe deri Gjykata e Hages na i ka njoftë si Tokë shqiptare. Ju si amanetqarë të misionit qe kini marrë per siper ini tue shpërdoruë. Ato shkarravina në Hrtë ne nuk i njofim, Me në nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit Turk. Keto troje i kemi larë me gjak gjatë gjithë shekujve kundëra atyrë qe deshtën te na i marrin. Edhe sotë luftarët e Kelmendit janë gadi të vdesin për trojet e veta ashtu si dikur të parët e tyre. Prandaj ndigjoni fjalët qe po iu thëm; Mos kërkoni të luani me kufijet tanë qe janë aprovuar ashte tokë shqyptare për ndryshe ;

MENDONI MIRE TI KOMISION SE GJALLE ASNJE PREJ JUSHË ATE MAJE NUK I KALON !?

Prenkë Cali
Njeni nga Komisioni tha zotni Cali, për pakë çaste Komisioni don me bisedue në mbes tyre. Ata u larguan në nji anë dhe nuk biseduan shumë, Me qenë se i kuptuan intrigate përfaqesuesve Jugosllav..Kurë u kthyen njeri prej Delegatve iu drejtu Prekës duke i folur ; Zotni Cali ,Komisioni vendosi qe ju bashke me keta shoket qe të shoqrojnë të na prini Komisionit duke e shkel territorin tuaj qe keni pasë me fqinjet.Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve se ishtë tepër në thellsi te tërritorit jugosllav. Brada e Vezirit ishtë pronë e Shkrelasit Gjon Nik Sykut njeni nga familjët e njohura Shkrelas me banim në Breg të Matës. Brada si pron e Sykut dhe kjo çdo Verë diltë në ate Bjeshkë me Kopenë shumë të madhe të Bagtive me autorizim të Autoriteteve Malazezë. Në kujtim te Legjendarit e prijsi i popullit Prekë Calit me daten15 Qershor 2000. Lajmrohën, Komuniteti shqiptare i Amerikes dhe mbarë Diaspora shqyptare, si edhe populli shqyptare në trojet Etnikë, Bashkia e shkoders, Malsia e Madhe, Komuna e kelmenit dhe “Fondacioni Prek Cali”SH.B.A. për organizimin e Monomentit Prek Cali në shkoder Lagja Skanderbeg,Kryqzimi rrugetë Spitali. Populli i Shkodres ndaj figuravë të medhaja u jep dritë çdo ditë e ma tepër me ane Monomentesh,Në mes ketyre Kryesorë janë Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Prek Cali dhe i madhi At Gjergj Fishta.
Kenga e Preke Calit Kjo kange u shkrua nga Mesuesi Antikomunist Patroti Ndoc Vulaj duke na thane : Se u frymzua nga i vllai Gjok Vulaj e Pjeter Mernaçaj, kje botue në revisten “Jeta Katolike” New-York ne vitin 1975. autori e botoj edhe ne Librine tije “Lufta e Kelmendit” faqe 322, Ashte nje kange krejteshish Historike: Rrplika e ashpër në mbes Komisionit kufive te Veriut dhe Prekë Calit u zhvillua me 14 Maj1924 në Breg të Liqethit (Greçe) në krahun kah Trieshit. 2 . Foto të Prekë Calit, Njena foto eshtë bustë.
 
A. ZOGU DHE PREKË CALI

Me fitoren e Monarkis, shume, Intelektua Shqiptare, Kundershtar të A.Zogut u larguen nepër shtetë të tjera Prëndimorë, ky largim i tyre pat fillue qe nga përjudha kurë Zogu u ba President. Nji pjesë tjetër qe nuk u largue , si te dyshimt u interrnuan.Mbas disa kohe Mbreti Zog përdori nji tjetër taktik për kundershtarët ; Ai e pa të udhes të studioj e të bajnë nji Seleksionim në mbes të internuemve të dyshimet si kundershtar,qe t’i rikthehen në krahun e rregjimit të tije. Nji nder keta ishtë edhe Prek Cali për të ciline urdheroj t’paraqiteshin në Tiranë, i ftuar me kerkesën e Mbretit për të biseduar, Kur Prek Cali u gjendë perpara Ahmet Zogut i cili tha : Simbas të dhanave që me kan rrekomandue të tjerët për Ju, une të kam interrnue si i dyshimet e kundershtar i Rregjimit Monarkist, për ket të kam thirre dhe kerkoj të dij nga ju, sa asht dhe si asht e verteta,,?,,,Prekë Cali nuk ngurroj të thotë : Naltmadhri!....Une nuk jam marre kurrë me politikë, vete me Malsoret e mij kam luftuar e luftoj për mbrojtjën e territoreve Shqyptare,Vet nuk kam ken kurrë kundra nji rregjimi Shqyptar që drejtohet nga nji Mbret i ktij Vendi tonë siç jeni Ju . Na Shqyptaret qyshë në kohen e Skanderbegut kemi vuejt për nji rregjim si ky me dorë të fortë, qe t’iu mbyllim gojen fqinjevë tanë. Se na jemi shtet me Mbret e dim me Qeveris. Nga kjo munges deri sot, Shqiptaret shumë heresh kanë kerkuar nge Shtet e Mbdha që të na çonin nji Princ apo Mbret të tyre qe të drejtoijn. Zogu buzqeshi dhe i dha dorën edhe nji leter që ishtë “Dekret Mbretror” Prek Cali bahet Kapiden Rrezerve dhe në vazhdim të kesaj nxuarr nga sirtari nji Revolver “Nagant” me dorez të bardhë dhe të shkruar në të “A.ZOGU I PARE” të cilin në shenjë miqesie ia dhuroj Prek Calit. Aty e mbrapa Prek Cali ka qenë njeriu i rrespektuar jo vetem nga Mbreti por edhe nga Suita e tij Mbretrore. Ket metodë Ai e perdori me shume raste te tjerë,Bejler,Bajraktar etje.Nga Qyteti e nga Fshati. Ai arriti të bej për vehtë Kundershtarin ma të madh te letrave kunder tij, njenin ma Intelektualet e pergaditur në Shqipri, Faik Konica të cilin e caktoj Amabasdor e Minister fuqiplotë,në SH.B.A. për gjate gjith kohes të Rregjimit Monarkist. 3 Fotoo, -E pare = Disa nga Parija e Malsorve të Nenshkodres ; Nga e majta ulur Vat Marashi I Shkrelit, Mark Staka I Gurzit, Lartë Mark Miri I Gurzit Gjon Mirash Gjeloshi I Gajushë Vuksan Turkaj Shenkoll -E dyta,,,,,Sulço Beg Bushati me dore në Allti -E Treta,,,,Kapidan Gjelosh Luli.

NE 25 VJETORIN E PAMVARSISË 1937.

Kjo ceremoni e ditë gezimi në kte datë, mundë t’a konsideroi të veçantë sepse u ba në shkall të gjerë Kombëtare duke marrë pjesë nga gjith Shqipria Delegacione të ajkes atehershmë Shqiptare, me krerë të ndryshem e Bajraktar edhe nga populli, Burra Gra, dhe Djelm e Vajza, në Tiranë. Atyre nga Tribuna e sheshit Skanderbej,do të flistë përsonalisht “Mbreti”bashke me Suiten e tijë Mbretrorë dhe Qeveritar. Në kete ceremoni Gezimit muren pjes edhe Delegatë nga disa shtetë të Huaje,Në ket rastë une isha caktuar për Rini e Rrethit të Malsisë Madhe dhe isha në moshen 17 Vjeçare. Bashkimi i Delegacioneve bahej e mbledheshin në Qenderat e Prefekturav ku dorzoheshin si bilet udhtim, ngrënje e fjetje për kohen e qendrimit në Tiranë deri ne kthim prej nga ishin nisur, për keta shpenzimet i beri Qeveria, Përpra se të niseshim nga Shkodra, me shoqruan tëk dy burra qe po rrinin bashkë, ata ishin Prek Cali dhe Vat Marashi Bjaraktari i Shkrelit. Preka me pyeti, ti djalosh a je djali i filanit ? Po i thashë....kurse Preka Vazhdoj; Ti ije “VOJVODE” dhe “KRYE I PARE” e pamvarsisht se ije i rij, nuk dotë shkojsh me Rinin, por do të jesh bashkë me nee,,,,
Mbas ceremonise të asaj ditë që zgjati deri në oret e vona, pra ne nesrë u njoftua të mblidhemi në Oborrin e madh të pallatit Pashes, i cili aso herë edhe ma parë përdorej si rezidëncë Mbretrore, Aty Mbreti do të pristë Delegatet për të kryer urimet e festes duke i dhanë edhe doren Mbretit. Me Kujtohet kur N’oborr po prisnim kohen kurë do të hynim ate çast grupi yne bamë nji fotografi (shif foto ) Me kujtohet në mbes asj Turme të Madhe qyshë nga fundi dalloheshin mbi të tjeret dy kokate burrave të larte, Sylço Beb Bushati dhe Prek Cali Ne ket kohë u njoftuam se do fillontë pritja dhe nder kaq u degjua nji za i lartë : E po kush do ti prijë Parisë për të Hyr të Mbreti ?,,,,Nji tjetër za i lartë u degjua, nga njeni prej Krerve të Jugut; Të mos diskutohet tha ai ;
PARIS SHQYPTARE DUHET TI PRIJ I PARI SYLÇO BEG BUSHATI !?
Ashtu u veprua,Për mua ky ishte rasti i parë qe unë jam njohur me Prek Calin, dhe jam takuar edhe ma vonë gjatë koheve në tubime në festa Vremosh, Shkrel e Shkoder.
Prek Cali ishte nji Antikomunist i Betuar
      
NJI MBLEDHJE TË URA E MARSHEJT (KASTRAT)

Ishtë pothuejse përiudha e shpërberjes të vullnëtarvë të Malsisë Madhe, Kta Vullnetar ishin të armatosur,çdo mashkul për shpi për zotrim Arme.Qellimi i saj ishte vetem për mbrojtjën e Krahines tyre, duke mos marrë pjes në asnji kuadrim politik,gjithashtu ndalohej qe mbrenda territorit Malsise Madhe të mos shfaqeshin grupimë politikë të partivë të ndryshmë, dhe as propoganda në ket veshtrim. Kjo Beslidhje e gjere e 5 maleve të Mdha drejtohej Nga Kolonel Mulo Bajraktari me Major Dod Nikollen i Grud, Llesh Marashin i Shkrel dhe Kapiden Akademik Gjelosh Lulin i Hot.Në kte perjudhe qe ishte gjithni në vazhdim luftë e rreziqesh që përfshinin me to edh ngiumi iBatlionit Pratizan “Perlat Rexhepi” në Reçe Postrribe, u ba nji Tubim i përgjithshëm i Krerve të Malsisë kendej dhe andej Kufinit nën drejtimine Oficerave të Beslidhjes Malsis. I Deleguar nga Shkodra kishte ardhe në mbes të tjerve edhe Ndoc Çoba ish N/Kryetar Pralamenti, Ramadan Reçi kishte ardhe si përfaqsues i Batalionit Pratizan, ky ishte edhe I familjes apo nipi i Nuz Bajraktarit Reçit. Nga ana e Krerve mjafte me rendesi ishtë piesmarrja e atyre andej kufirit dhe e Prek Calit. U bane mjeft diskutime dhe i parafundit foli Ramadan Reçi (deri në kete kohe u debatuan me shume çastet e situates se jashtmë politikë dhe asgja për Partizanet qe mendohej të shtriheshin ma gjatë) Fjala e Ramadan Reçit kryesishtë ishtë si të tjerët Çastja e politikes jashtme dhe të mbrëdeshmë Ai nuk shtroj asgja për Pratizanet,Vetem nder të tjera tha ; Gjith kjo luftë e gjakderdhje qe u ba për shkak të dy kampeve kundershtarë të grupuara: Aleate dhe e ashtuquqjtura Fuqi e boshtit ,në duhet qe tani të jem të vetditur, se lufta ashte drejt përfundimit,dhe fituesit po shifen se janë Aleatet, mbasi ata të Boshtit kanë fillua ta leshojn frontin në tërheqjë, a nuk do të ishtë ma mire tha Ramadani,për të miren e ketij populli qe kur të vinë fituesit, të na gjëjnë në nji politikë në si Shqiptare pro ALEATVË ?, Nuk ashte vonë tha Ramadani edhe tash të fillojmë e kjo do të jenë edhe fitorja e ktijë Populli gjithmonë të vuajtur.!,,,,,,,, I fundit qe foli ishte Prek Cali i cili me nxitim tha duke u çuar në kambe, Unë po shof se ket mbledhje e bamë kot se koti, Në rrime e presim se çka po bajnë Shetet e Mdha, e nuk duam të dimë se rreziku ma i madh i ktij populli janë Komunistat,qe na kanë ardhë të dera e shtëpis,e askush nuk foli për kët, a thua se do pajtohemi me ta ? Kurrsesi Jo Jo !?,,, mbasi ashte puna për keshtu tha Preka ,të shpërndahëmi e une po ju betohem se vetë me luftarët Kelmendas do ti largoj këta komunista nga trualli i Reçit e i Postrribes !?,,,, Desht të flistë edhe komunisti Çun Jenuzi qe vepronte si Ilegal në Kastrat e u çue Mul Bajraktari, e kapi për krahu dhe e deboj qe të mos bahët ma tepër debat. Vetem në kete raste u pa që Prek Cali se Ishtë nji Antikomunist i Betuar

QEVERIA NË SHKODER
 
Kryeqyteti i Shqiprise Tirana dhe të gjitha Qytet tjera me perjashtim të Shkodres, kishin renë nën okupimin e Ushtris N.ÇL. Qeveria e Tiranes e ashtuqujtuna Kueslinge bashkë me Komanden Ushtarakë dhe Oficer dhe ushtarë, që nuk donin të prisnin Komunizmin. Po ashtu në Shkoder ishte grumbullua edhe ajka e intelektualve bashkë me ata të Ballit Kombtare dhe Legalitetit. Si vi politike u krijue i ashtu qujturi “GRUPI INDIPEDENTË” Kontigjenti Gjerman që ishte i vendosur në Shkoder, kohe ma parë rrintë i qetë dhe Indiferëntë ndaj situates politike shqyptarë. Gradualishte rrepartet e ushtris Gjermanë që po tërhiqeshin nga Shetet tjera në derjtim të vëndit tyre, nji pjese kaloi nepër mbes Shqipris dhe zënin vënd edhe ata në Shkoder. Grupi Indipedent, Ngriti Nji “Rregjëncë me drrejtim Autoritar “që përbahej nga katër veta ; Maliq Bushati ( ish Kryministër ) Gjon Marka Gjoni i cili në kte rastë kishtë formuar nji grup të zgjellur Ushtarakësh Mërditor. Sylço Beg Bushati dhe Hali Alia . Komendantë i Ushtris Kombetare Shqiptare kjo Regjencë emroj Mark Gjonmarkaj. për rregullin dhe mbajtjën e qetsis Qytetit u caktuan dy Kolonela : Osman Gazepi dhe Luigj Mikeli Mbas shpërndarjes të Beslidhjes Malsise madhe e cila erdhi si rrezultat kur Viktor Emanueli i III u shkput nga fuqia e Boshti dhe hyri në marrveshje me Aleatet,,,,,,,, Kater oficerve Madhor të Beslidhjes mbas shperndarjës nuk u eci e mbara, me gjithse qellimi i tyre ishte kryesor, me mbrojtë Krahinën dhe me evitue Vllavrasjet,,,,, Kundershtarët e Mulo Bajraktarit,arritën të përgadisin nji letër falso dhe t’ia fusin në xhep Mulit, Letra i ishtë dergue gjoja Mulit nga Koloneli i Misionit Englez në Shqipri,ku i bante thirrje që të arratisej.Letra ishte në xhep. Komanda Gjermanë u lajmrua dhe Muli u kap dhe përfundoj deri sa vdiq jashta shtetit të tij. Major Dod Nikolla kaloi nepër Spitale deri ne çmenduri. Major Llesh Marashi u emrue Komendanti Qarkut Shkodres,por jo shum gjatë iu desh të arratisej në mal ku perfundimi i tij ishte me varje në Litar të Truma e Dugajve të Reja nga komunistat,Kapidani Akademik Gjelosh Luli,u arratis në mal sa nga nji vënd në tjetrin.Ai nuk iu nenshtrue as dorzue kurr komunistav dhe pranoj të vedesi në Shpellë. Komanda Ushtarake në Shkoder që drejtohej nga Marka Gjonmarkaj, e ndjeu mungesen e shkrirjës Beslidhjes Malsise Madhe, mirpo për ta organizue edhe nji herë në shkall të gjerë siç ishte me ata oficer vullnetar që e pa mundur, keshtu që vendos dhe formoj vetem Batalionin “SHKRELI” dhe zgjolli nga Grupi Indipedent Klerikun e mirnjohur Major Nikoll Gazullin me kater oficera, nder ta isha edhe unë.

LARGIMI NGA SHKODRA I USHTRISË GJREMANE

Kur Kolona Gjermane ishte përgaditë për të livize nga Shkodra në drejtim të vendit tyre simbas urdherit qe kishin për terheqjë, une bashkë me nji grup shokesh, Dom Nikoll Gazullin, Nikoll Dedaj, Prek Leka, Mirash Gjoka, e tjer kemi ken në shkoder ishte dita e 28 Nandorit, pra aty ishte edhe ajka e intelektualve të kohës. Shum prej tyre ishin përgadit, si mbas marrveshjes qe kishin berë me Gjermanët dot udhtonin se bashku me kolonen Gjermane drejt Prëndimit nder keta qe po largoheshin ishte edhe Prek Cali e Mark TRABOINI, për të cilen ishim në dijeni, dhe neve donim tua jepnim doren me rastin e nisjes. Prek Cali ka ndej plot nji javë në Shkder dhe ashte takue me shumë udheheqes te grumbudhuar në ate Qytet. Ai si burrë i urtë qe ishte e pau situaten,se për momenti nuk ishtë koha me përgaditë nji rrezistencë qe pa tjetër ndollte nji kasaphane e pa evitueshmë Ai nuk e kishtë humbë besimin, por kishte vendosur të largohet edhe ai,,,,Mark Traboini ishte nji intelektual me shkolle. Qe kohen matë shumtën ashte marrë me Arsimin, por se fundit ka qenë Oficer i Policise Shqiptare të Rregjënces, Unë Markun e kisha djal Tezjet, pra Nanat Motra. Marku ishte djal i të permendur Fran Marketa i Bardhajvë (Traboinit) të Hotit Ne u pershendetem me të dy Kolonat Gjermane të paisur me të gjith armatimin e asaj kohë, Me kadaldhek filloj të ecin,ata mrrin në Rrethin e Tuzit. Tuzi për veçse territori shqiptar,ky administrohej në ate kohe nga qarku i Shkodres, dhe në kte raste aty ndollej Kapiten Akademik Lekë Vojvoda si Komendant bashkë me policin e tij të rrethit.

I VETMI GABIM I PREKË CALIT

Ne mramjen e dates 28 nedore qe mbrrini kolona Gjermanë ne Tuz nuk udhtuan naten, dhe mekte rastë i njoftuan shqiptaret që të mos largoheshin se do nise neser ne mengjez,,, ,,,,,Preka, tregon Mark Traboini mu lut të shkojshe me te për disa orë dhe kthehemi neser heret me tha. Unë u rrezervova tregon Marku, për arsye se nuk u besoja Gjermanve të cilet si çdokush tjeter nuk e tregojnë sekretin ushtarak te njisjes për udhtim te vijushem,
Perveç kesaj thote Marku, une isha i shoqruem me dy Oficer Gjerman të cilet me muren ne Veturën e tyre me që kisha shoqni me ta qysh në Kosove, dhe keta me dhanë porosi qe të rrinim bashkë.unë, Ia tregova Prëkes, e ai me tha po nisem edhe nuk vonohem,,,,,,,,,,Me datën 29 Nandor tu zbardh dita Klona jon niset dhe Preka ende nuk kishtë ardhur. Kure ishte pas ken kthye Prëka i shoqruem me Familjarete mikut tije nag Fundnat e Kuçit e kishte pa se kolona ishte largue,,,Kete e tregon Mark Trabioni (mbas 48 vjetve qe erdhi në Shqipri)
Une qe po shkruaj, me shoket e mij ate natë kemi fjet në Shkoder.,,,,,UNE NUK E KUPTOI SË SI U FOL DHE U BA BUJO DATA E ÇLIRIMIT TË SHKODERS, KUR NË SHKODËR QE NJI QETËSI ABSOLUTË PA ASNJI NGATRRESË DHË AS QITJE ME ARME, AS NGA ANA E PARTIZANVE AS E GJERMANVE. PRA SHKODREN NUKË E ÇLIRUEN PARTIZANET DHE AS SHKODRANËT, POR USHTRIA GJRMANE SI MBAS STARTEGJIS USHTARAKE U LARGUE ME URDHER TERHEQEJE.,,,,,,,?

LUFTA NE KELMEND

E titiulloj keshtu sepse nuk asht i saket shkrimi e disa studiuesavë kurë thone Kryengritja e Antikomuniste e Kelmendit,,,,,,,Ose Krengritja e Armatosur e Malsis Madhe. Ne rastin e pare Prek Cali dhe Kelmendi nuk kanë qenë kurrë Kryengrites ata kan qen Antikomista, sepse Ata nuk tentuan si kryengrites te shkojne e ti bienë e të luftojn komunizmin si për shembull me marre Shkodren. Brigadat qe sulmuan msynë Kelmendin dhe çuan deri në gremin, dhe jo Kelmendasit qe po luftoni për t’u mbrojt në oborrin e shtepis tyre. Në rastin tjeter kur studiusit shkruajn Kryengritja e Armatosur e Malsis Madhe, jo nuk ashte e vertët, E verteta ashte kurë ne Kryengritje marrin pjes të 5 Malet, në rradhe të pare u ba luftë ne Kelmend për të mbrojtë Truadhi dhe lirin e vet. Kurse ne tjetrin rastë kohë apo pa kohë u çue Shkreli dhe Kastrati duke mesy me marre Shkodren. Kur Prek Cali me miqt e tijë qe e shoqruan deri në vend, shkoj në Kelmënd.Ai mblodhi Parinë e tri Lugjev e sigurisht nji pjes te popullit,dhe mbasi iu tregoj atyre Situatën se si e deri ku mundë të vintë rreziku dhe mbasi u tha edhe mendimin e vet, nji zani thane se jem gadi me vdekë....Dakord u tha Preka por mos harroni se ndryshej ashte koha tashe e ndryshe ka qenë kur kem thye ushtrin e Sulltanit.pamvarsishte se ajo ishte aq e fort sa edhe Kombet e mdha dridheshin prej sajë. Turku vinte ktu me nji opëracion ne e përbadhoshim, ai s’kishtë ka sillej mbrapa se Malazezet dhe Serbet i kishin kundrështarë ashtu si ishim edhe ne, ndersa tani me keta Sllavetë komunizmi ashte ba nji vllaznim me të njejtat Ideale. Fjala e fundit ishte ne nuk po i mbesim kujt në qaf, e në qoft se kushdo të na mesyj do të bajm qendresen tonë. Nji dite prej ditesh Lufta filloj, e historia e saje ashte shkrue disa herë,,,,,! Ballafaqimi i parë u ba në Gryk para Ures Tamares, Kelmendasit kishin zan vënd mbas fortifikimev natyroro të forta e sigurta aqsa po thuejse nji Batalion te terë,nder ta shum u vrane plagosen,të tjer u hollen në uij tue u përpjek të shpetojn me kap bregun tjetër. E gjitha kjo ngjarje qe në disfavor te Batalionit Partizan. Ata tue e pa atë çka ndolli, shtuen tjera forca dhe kerkuan ndihm nga të ashtuqujturit vllazen Sllav qi ti binin Kelmëndit nga Veriu, Vermoshit dhe nepër luginën e Gusis të zbresin nepër Bjeshket e Vuklit e Nikçit në Katundet e tri Lugjev, Prek Cali ma se funde e pa se nuk mundë të bahej rezistënc gjith asj Ushtrie me nji armatim të mirë të kohes si edhe do të bahej edhe ma e tëmerrshmë nji katastrofë për popullin e kelmendit, prandaj u tha të ikin Malesh sidomos ata qe janë ma të kerkuarit, të tjeret të dorzohën,kurse Prëka vetipesëmbdhjeti u ngujue në nji shpellë që ma vonë u quajt ; Shpella e Prek Calit. Partizanet u leshuan yriç tash mbi Kelmëndas. Aty ku gjeten Mashkuj shumë prej tyre i Pushkatuan ku nuk gjeten u dogjen shtepinë, filluan interrrnimet e familjev burgjet e shkodres u mbushen plot me keta luftare. Në ket rast mbasi u informuen se ku ndollej Prek Cali me shokë,derguen tek ai nji Klerik Katolik qe të dorzoheshin për të mos u damtua. Kleriku shkoj dhe u takue me ta , u tregoj atyre se për çka e kishin dergua, dhe Preka e dintë se nuk do te shpetonte, por kurrsesi nuk dontë të vdistë në shpell, pa ditë kush se si vdiqën dhe perçka? Prandaj kerkoj nepërmjet Klerikut kushtë; Të mos na turturojnë, te mos na lidhinas, të mos na i marrin armet pa kalue Kelmendin.....Pala partizanë i pranoj keta kushte dhe Prëka me Luftaret u dorzuen të shoqruar nga nji kompani Ushtaresh, porsa rane në Breg te Cemit aty gjeten edhe të tjer forca dhe me nji shpejtesi të organizuar i çarmatosen dhe i Lidhen.

PREK CALI ME GRUPIN E TIJE 15 VETËSH NE SHKODËR

Unë isha largue nga Dedajt për në Shkoder. E dija se do të me kapin dhe nuk kisha shprese se do të shpetoja. Porsi i thone nji fjales për të shtyre edhe ndonji ditë ma tepër ne liri deri sa të me gjenin...... Ishte nji ditë e bukur, unë bashke me gruan time dola në Pjac të Dugajve te reja. U hap lajmi se Prek Cali me suiten e tija ishte kapur dhe se shpejti do ti shifni tue kalue kendej nga Dugajt e Reja. U ba nji Grumbullim njerzish sa nuk kishe ka të livizish. Kure Prek Cali arriti afer Bankes, pave se kishte ndonji Qytetar i futur prej komunistave qe po e gjuente me veze, por asgja ma teper përveç fjalve poshtruese...Ne ket pozicion Vendi Prek Cali u ballafaque me Zoi Themelin, ishe Gjeneral ma vone, ndersa n’atë kohë ishte ngarkue te bente punen e Kryetari të Deges për Shkodren. Ky Ushtark u afrua krejt afer Prëkes mbasi iu desh të ngrej koken ma larte për t’i folur i tha : Hee ore Tradhetar! Të kapem a po jo ? Prëka me nji za të lartë iu përgjegj; Vet nuk kam kenë kurre Tradhetarë i Kombit as i Vatanit tim, kam luftue bashke me shqiptare tjer për mbrojtjëne liris e të pamvarsis e trojeve tona qe donin të na i marrin Sllavet....Une kam jetua bollë tha Prëka, e tash i lidhur mundë të bani çte doni me mua !? ..Vetë nuk kerkoj meshirë kurr nga ju !?

DY DITE MA VONË UNË NË BURGUN E SHKODRES

Kur me çuan në të ashtuqujturin “Burgu Gjerman” aty gjeta Prek Calin me 15 bashkluftaret e tijë. Nuk ashte e vertet kurë ndonji shkrimtar shkruen ketu në Amerik, ai,,,,, shkruen se Prek Calin në Shkoder e ndanë nga të tjeret dhe e çuan andej nga Fusha e druve, dhe e turturuen ne nji form shnjerzore..... .......Prek Calin nuk e ka prekur kurkush me dore, perkundrazi ai ka pas nji trajtim të veçantë, çdo tre hër ne jave vinte nji Brebër dhe e rruente Prëken. Kur çdo dite hapshin të gjithe dhomat dhe të burgosurit dilnin në oborrin mbrapa burgut në shetitje, Preka nuk dilte jashtë ndersa pak ma vonë e nxierrnin te vetmuar dhe në e shifnim krejt afer ka shetistë, ai dukej në pamje sikur nuk i ka ndollur hiç gja Ne nji tjetër vend shkruhet,,,,, se luftarët e Prek Calit i paten ndalue ne Koplik dhe i pushkatuen. As kjo nuk ashte e vërtet,sepse unë ne Burg i gjeta si të tjeret. Pushimin n’oborr kryesishte une e kaloja tu shetit me Gjergj Lulen të cilin unë e njfesha prej kohesh dhe kishim shetitur dikur bashke nga nje vënd në tjetrin.....Pra në Burg, grupi i Prek Calit ka kën vetipesembdhjeti kurse disa dite mavonë, i muren nga Burgu Gjek Selcen dhe Gjergj Lulen dhe i pushkatuen në Koplik ne mbes te popullit. Po mbas dite të asj date mua me erdhi ne burg Grueja për të me sjell ushqim e ndrresa Ajo pruni në Burge edhe lajmin; U vonova me tha se rastesisht ndolla në Koplik kur pushkatuen Gjek Selcen e Gjergj Lulen dhe shtoj se fajala e tyre e fundit ka qenë RRNOFTE SHQIPRIA, dhe Gjergj Lula Shtoj POSHTË,,,,,kjo u nderpre nga plumbat qe i hollen të vdekur për toke. Heroin Legjendar Prek Calin vetitrëmbëdhejti e pushkatuen të Çinaret e vorreve Katolik Shkoder nga Komunistat me daten 25 Mars 1945. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora