E marte, 23.04.2024, 01:57 PM (GMT+1)

Mendime

Demir Krasniqi: Muhaxhirët nuk i harrojmë

E marte, 10.02.2015, 08:11 PM


MUHAXHIRËT NUK I HARROJMË

 

I përzunë prej vatrave t’ lindjes –

Ruajnë  mbiemrat e vendlindjes !

Ruajnë mbiemrat ndër shumë breza –

Për me u ditë  nga është  gjeneza !

 

Nga Toplica e Jabllanica ,

Nishi , Vraja e Surdulica ...

Përzunë rreth 800  katunde –

Me i përmend kemi shumë munde !...

 

Kudo shkuan këta fakirë –

Ata u quajtën muhaxhirë !

Me këtë shprehje anadollakët –

I pagëzonin  ardhacakët !

 

Vajtojnë lisa e vajtojnë gurë –

N’ troje t’ veta s’ kthehen kurrë !

Çelin blirët  , pyesin hiret –

Ku na mbeten muhaxhirët  ?!

 

Me shumë  mall  e shumë  kujtime –

Po i përmendim  ca toponime ,

Që i përdorim si mbiemra ,

Por ,  për to  fort  na dhemb zemra !

 

Këndon bylbyli n’ majë  Krasniqi –

Muhaxhirëve  nga  Balltiqi !

Këndon bylbyli nga tarraca –

Muhaxhirëve ikë  nga  Bllaca !

 

Këndon bylbyli te Prekovci –

Muhaxhirëve  nga  Borovci !

Këndon bylbyli e kanarina –

Muhaxhirëve  nga Braina !

 

Këndon bylbyli kah  shkelë këpuca –

Muhaxhirëve ikë  nga  Buca !

Këndon bylbyli n’ therë t’ iriqit –

Muhaxhirëve  prej  Dediqit !

 

Këndon bylbyli n’ mal t’ Galicës –

Muhaxhirëve  prej  Gagicës  !

Këndon bylbyli n’ mal t’ Tërrnavcit –

Muhaxhirëve  prej  Gërbavcit !

Këndon bylbyli n’ mal t’ Gushavcit –

Muhaxhirëve  prej  Gubavcit !

Këndon bylbyli këngë të  shpirtit –

Muhaxhirëve   prej  Kapitit !

 

Këndon bylbyli n’ bjeshkë t’ Laçiqit –

Muhaxhirëve prej Klaiqit !

Këndon bylbyli n’ majë t’ Jallaçës –

Muhaxhirëve prej  Krivaçës  !

 

Këndon bylbyli  n’ kulumbria –

Muhaxhirëve  nga  Kurshumlia !

Këndon bylbyli n’ male t’ Becit –

Muhaxhirëve ikë prej  Lecit !

 

Këndon bylbyli n’ mal  t’ Makovcit –

Muhaxhirëve  prej  Leskovcit !

Këndon bylbyli  te Prapashtica –

Muhaxhirëve nga  Llapashtica   !

 

Këndon bylbyli n’ bisht t’ karrocës –

Muhaxhirëve  prej   Marocës !

Këndon bylbyli n’ maje t’ shelgjës –

Muhaxhirëve të Medvegjës !

 

Këndon bylbyli , n’ bjeshkë t’ Tropojës –

Muhaxhirëve  prej  Mërkojës !

Këndon bylbyli  n’ maje t’ lisit –

Muhaxhirëve t’ dalë prej  Nishit !

 

Këndon bylbyli  krahët  me pupla –

Muhaxhirëve  nga Prokupla !

Këndon bylbyli  n’ majë Mareci –

Muhaxhirëve nga  Radeci !

 

Këndon bylbyli , lodhë nga  puna –

Muhaxhirëve nga Rafuna !

Këndon bylbyli n’ lis te rraja –

Muhaxhirëve  nga Ramabaja !

 

Këndon bylbyli n’ bisht te kerri –

Muhaxhirëve nga  Ratkoceri !

Këndon bylbyli n’ mal nga  Fierza –

Muhaxhirëve dalë  nga Sfirca !

 

Këndon bylbyli nëpër kumbulla –

Muhaxhirëve dalë  nga Stublla !

Këndon  bylbyli e  kanarina –

Muhaxhirëve  nga Sjarina !

 

Këndon bylbyli ndër blinaja –

Muhaxhirëve nga  Starabaja !

Këndon bylbyli  kur del mugulli –

Muhaxhirëve nga  Surdulli !

 

Këndon bylbyli n’  majë  t’ Stallovës –

Muhaxhirëve prej  Shillovës !

Këndon bylbyli n’ majë t’ mullarit –

Muhaxhirëve  prej Tullarit !

 

Këndon bylbyli n’ majë  t’  Rezallës –

Muhaxhirëve  prej Tupallës !

Këndon bylbyli n’ majë  t’ kërpnajës –

Muhaxhirëve ikë prej  Vrajës !

 

Këndon bylbyli n’ male t’ Hasit –

Muhaxhirëve ikë prej  Vllasit !

Këndon bylbyli n’ mal të Grapcës –

Muhaxhirëve ikë prej  Vrapcës !

 

Me i përmendë rend çdo katund –

Duhet kohë e duhet mund !

Me këtë  këngë  që po e këndojmë –

Muhaxhirët  nuk  i  harrojmë !

 

Gjilan, më 28.01.2015.           Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora