E premte, 19.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Kryeministër s’je kurrkah!

E marte, 10.02.2015, 08:22 PM


Kryeministër s’je kurrkah!

”Mos u tremb nga shuplaka e mikut, por nga lëvdata  e armikut” (S. Frashëri)

Nga Zejdush Kastrati

Përfituesi më i madh i zgjedhjeve të fundit nacionale, pas ngërçit  pesë mujor,  që u  pat përshkuar edhe  me shumë situata  e skena adoleshentësh të pjesëmarrësve  në politikë, deri sa u arrit një marrëveshje për të krijuar Qeverinë  duket se është kreu I LDK –s Isa Mustafa. Por vlerësuar nga ditët e para të qeverisjes, duket që  kryeministri aktual, (me letra), Isa Mustafa , me sjelljet dhe veprimet e tija, e në veçanti, me deklaratat e dhëna për opinion,  po tregon, botërisht, se, nuk është kurrkah!

Mesazh shumë të keq, kryeministri  Mustafa, përçoi,  që ditën e parë, kur edhe u inaugurua, dhe kur,   para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në përmbyllje të fjalimit të tij, edhe  i pat falënderuar të gjithë  të pranishmit, pra, edhe  ata që ia dhanë , por edhe ata që nuk ia dhanë votën, pos një selami special, drejtuar  disa deputetëve të LDK-së, të cilët, nuk e patën votuar, duke  theksuar, se ata nuk i falënderon, apo lexuar mes rreshtash, se nuk do  ua fal ,me  çka , po ky kryeministër, shpalosi haptas, shpirtin e tij shumë idhnak, provokues  e hakmarrës  që tregon se  vuan nga  një mentalitet  komunisti, me elemente të një diktatori!

Nëse shkojmë radhazi ,dhe analizojmë edhe deklaratat tjera,  të cilat, e përcollën 6o ditshin e punës së këtij kryeministri, pothuaj, gati, secila, është më  dekurajuese  se tjetra, herë-herë të pakuptimta, herë—herë edhe  fyese e irrituese, nganjëherë me tone acaruese, e jo rrallë edhe ofenduese, që  shumë shpesh, reflektojnë  negativitet, me elemente provokuese, drejt përshkallëzimit, dhe tensionimit, të situatës dhe gjendjes, në  të cilën po kalon  Kosova.

“Thithësit më të mëdhenj të fondeve ndërkombëtare, përfaqësuesit e disa OJQ-ve” ishte njëra nga deklaratat e para, kur, ky kryeministër, pat akuzuar, disa  shoqata  nga shoqëria civile të cilat marrin dhe thithin fonde nga shtete e jashtme  perëndimore, gjë që, është shumë normale dhe e arsyeshme dhe që aplikohet në gjithë botën demokratike, pos në Rusinë e  sotme, ku kryeministri Putini, kohë më pare, pat kërkuar, që të ndërpritet puna dhe aktiviteti i disa OJQ-ve në këtë shtet,  i cili  siç po shihet , nga dita në ditë, po rrëshqet, thellë e me thellë drejt diktaturës dhe shtetit policor e ushtarak.

Vjen pastaj rasti “Jabllanoviq” ,kur kryeministri Mustafa, në vend që të reflektoj vërtet një veprim dhe qëndrim  parimor të një lideri, idealisti e moralisti, dhe të solidarizohet e tu dali në mbrojtje pa kurrfarë hezitimi e  menjëherë nënave  dhe familjeve gjakovare, dhe ta shkarkoj këtë  ministër barbar, del me deklaratën e parë se” Jabllanoviqi nuk ka bërë mire…”,pastaj” mirë që ka tërheq deklaratën…”për të shtuar vetëm  dy ditë më vonë se “nuk është vetëm Gjakova që ka përjetuar krimin, por edhe Prapashtica  ime…”.

Të gjitha këto deklarata  të z Mustafa, rreth rastit “Jabllanoviq” ,jo që nuk përbëjnë asnjë element lehtësues  dhe ngushëllues ,  jo vetëm për ata  që kanë humbur më të dashurit e tyre, por edhe për opinionin e gjerë, më tepër paraqesin dhe përçojnë  mllef , provokim dhe injorancë të skajshme, kurse, krahasimi, se krime kanë ndodh edhe në Prapashticën, vendlindjen e tij, përgjigja më e mire do të ishte  për kryeministrin se “pse ai nuk ka kërkuar, më herët, që të hulumtohen këto krime në vendlindjen e tij, dhe që kryesit të dalin para drejtësisë duke marrë dënimet,  pasi qenka brengosur shumë, kur,  gjithnjë, po ku Mustafa, ka qenë  afër dhe në krye të  gjitha  pushteteve…”

RTK-medium  partiak” është edhe kjo, një deklaratë që në këto rrethana dhe situata nëpër të cilën po kalon Kosova ,më së paku i takon kryeministrit të prononcohet, por me veprime konkrete përmes mekanizmave institucional dhe agjencive që kanë kompetencë dhe ingerencë të monitorojnë dhe vlerësojnë punën e këtij medium publik, të kërkoj përgjegjësi dhe një raport real e të detajuar, se cila është politika redaksionale  RTK, dhe vetëm pastaj, të hap debat në Qeveri, apo të kërkoj nga Kuvendi I Kosovës, si themelues i këtij televizioni, të ndërmarri, hapa konkret, për devijime eventuale, e që me siguri ka.

“Kush jeni ju?” ishte edhe një deklaratë tjetër shokante, kur kryeministri Mustafa, me gjestikulacion e tension  ,i drejtohet deputetes  Haxhiu, një zonjë dhe nënë  e tre fëmijëve, e cila si deputete dhe e zgjedhur e popullit, ka të drejt kushtetuese të parashtroj gjithçka  që është në interes të opinionit, sepse vota e obligon ta bëj ketë, andaj reagimi i tillë, që përcillej drejtpërdrejt edhe në televizion, flet, vetvetiu se kryeministri Mustafa  në momente e ka humbur rrugën dhe  arsyen, në raport, me komunikimin dhe  opinionin por edhe në raport me bashkëpunëtorët bashkëpartiakët dhe qytetarët.

Janë edhe shumë deklarata tjera  si:” Do të marrim masa ndaj çdo ministri që bën shkelje kushtetuese dhe ligjore”,(edhe çka duhet të ndodh, kur ministrat serb nuk njohin shtetin e Kosovës) ”Nuk kam kurrgjë  që Jabllanoviqi të japi dorëheqje”,(d.m.th. varet nga vullneti i tij) ”Jabllanoviqi pretekst për të rrëzuar qeverinë” ,(shkarkoje pra, dhe pastaj akuzo me fakte).

I ceka vetëm disa nga deklaratat e “pakripura” të kryeministrit  Mustafa, që mundtë jenë edhe gafe të momentit por që meritojnë kritikë e kundërshtim  sepse këtij vendi dhe këtij populli, tani 15 vite pas përfundimit të luftës, i nevojiten më së shumti liderë e udhëheqës  që përçojnë edhe mesazhe të mira afrimi e mobilizimi  e që me veprime konkrete,  kthejnë besimin dhe respektin për këto institucionet dhe shtetin e Kosovës   për të ndihmuar e zhvilluar këtë vend.

Zotëri Kryeministër Prishtina në flakë e Ju në Besianë menjëherë pas protestave, e dhatë  selamin  se  marrja e pushtetit me dhunë, ishte qëllim i vetëm i protestuesve, nuk është mesazh, besoj pajtoheni,  që zbut dhe shtensionon situatën…

Kryeministër, një gjë duhet ta kuptosh. “Dita e mirë dihet në mëngjes” thotë populli . Prandaj duhet të tregosh më shumë dashamirësi e mirëkuptim sepse pushteti është në shërbim të popullit dhe nuk qeveris mirë me diskualifikim të atyre që për momentin të duken kundërshtar se pushteti shkon e vjen por gjurma mbetet. Protestat janë në nismë, dhe dije se qytetarët gjithmonë kanë të drejtë sado të manipuluar që të duken. Populli duhet të ketë zor të madh  dhe zhgënjimi duhet të jetë i përgjithshëm që populli me teshë e koteshë të marrë rrugën e emigrimit të këtë mot të ftohët. Qeverisjes së mirë asnjëherë nuk i ikë populli o Kryeministër prandaj askush në ketë vend nuk bënë të krekoset.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora