E premte, 29.03.2024, 07:17 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kadare, nderi i madh i kombit

E marte, 10.02.2015, 07:59 PM


Kadare, nderi i madh i kombit

Nga Fahri Xharra

“Është edhe i suedezëve”- me tha ajo me një buzëqeshje të lehtë duke me lënë kuptoj se Ismail Kadare tashmë është shkrimtar shqiptar i gjithë botës. (Qerim Kryeziu, Sweden ).

Tregimtar, temë analizues dhe poet, Kadare perfaqëson piken më të lartë te literaturës Shqiptare dhe i cili, pa i harruar rrënjet e tij,  i ka kaluar kufijtë për t’u ngritur si një zë universal kundër regjimit totalitar. Ai vleresohet si një ndër shkrimtarët dhe intelektualet më të medhënj të Europës të shekullit 20-të dhe veprat e tij jan’ përkthyer në permbi dyzet (40) gjuhë të huaja (v.k) Dhe mbi 40 popuj flasin shqip ; dhe mbi dyzet gjuhë shkruajnë shqip.Mrekulli  kombëtare, dhe krenari kreshtare e një populli të vjetër.

“Shqipëria, udhëkryq dhe pike neuralgjike në mes të Lindjes dhe Perëndimit ishte gjithmonë e pranishme në Europë dhe rreth saj, me një gjallëri dhe identitet original të tij.

Të gjitha fytyrat  e dashura historike të këtij populli, të gjitha paraqesin madhështinë morale e njrezore, paraqesin  gjallërinë dhe stoicizmin e tij si popull- që nga Skënderbeu  e deri tek Nënë Tereza, që nga heronjt arvanit e epirot të revolucionit grek, të udhëhequra nga shqiptari Marko Boqari e deri tek Kadareja’ që nga të parët e Maqedonisë e deri tek jeniqerët dhe 23 vezirët  e Imperatorisë Otomane, - e përbëjnë deshminë shpërthyese të pjesëdhënjës shqiptare në historinë e Ballkanit dhe të Europës.

( Livre d’Or d’auteurs français sur les Albanais ), Populli shqiptar, është një popull që me xhelozinë më të madhe është i lidhur me lirinë e tij dhe si i tillë është një faktor i domosdoshëm për baraspeshën ballkanike dhe ate europiane

Gjallëria, identiteti dhe individualiteti i shqiptarit të djeshëm dhe të sotëm, pranohet nga të gjithë miqt tanë.. Nga i buron zëri dhe shpirti i tij që sillet si një forcë centrifugale . për të dhënë me mish e me shpirt si për të tjerët ashtu edhe për vete.

Shqiptari  shkon largë na vetja e tij sepse duke e urrejtur shtypjen dhe duke e pasur në zemrën e tij  lirinë, në mbijetesë e tij si prometheane ashtu edhe sizifiane. ka qenë i detyruar të shperngulët dhe dhe të shpërthen kufinjt e robërisë duke e dhënë kështu jetën e tij për të arrijtur atë pak që e ka sot/

Dhe nga ky popull lindi Ismail Kadare, , i cili me penën e tij i përshkroi virtytet e larta të shqiptarëve gjatë  shekujve, dinjitetin, krenarinë dhe shpirtbardhësinë e shpirtit të tij  e në të njejtën kohë duke  i dhënë vend edhe mjerimit të tij dhe dhimbjen në tragjikën e përjetuar  . Jehona   e historisë, barbaritë e kohërave dhe ethet e mbijetesës ndjehen dhe përjetohen në shkrimet e Kadares, ku nga  aty shkëlqen me të gjithë forcën e tij shpirti flakërues e plotë zjarrë dhe i pa lëkundur i një populli më të vjetër të Europës.

Kadareja ndër të tjera për shtypin izraelit, thotë: "Të dyja vendet tona sidoqoftë, vazhdimisht përballen me rrezikun e shfarosjes. Ato jetojnë me rrezikun, me ankthin nga shfarosja."

"Both countries, however, always face the “threat of disappearing, ” he said. “They live with the threat, the anguish, of disappearing.” http://www.timesofisrael.com/albanian-author-of-muslim-origin-wins-book-fair-award



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora