E enjte, 25.04.2024, 07:54 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Letër e hapur kryesisë së LDK-së

E hene, 09.02.2015, 08:10 PM


Letër e hapur kryesisë qendrore të LDK-së

Hapni rrugë ndryshimeve substanciale në LDK

Shkruan: Florim Zeqa

Situata në të cilën po kalon sot vendi ynë, është ndër më të rëndat në përiudhën e pasluftës. Shkaktar të rëndimit të situatës politike dhe socio-ekonomike në vend është (keq) qeverisja 7 vjeqare e paspavarësisë, korrupsioni, krimi i organizuar, haraqi legal (qeveritar) dhe ai ilegal (i parapolitikës) te cilat së bashku kanë ndikuar në ndaljen e zhvillimit ekonomik dhe largimin e investitorëve nga Kosova.

LDK-ja edhe pse jo pjesë direkte në qeverisjen e kaluar katërvjeqare, në mënyra indirekte (të terthorta) ka ndihmuar në keqeverisjën e vendit përmes mbështetjes së qeverisë së kaluar në marrjen e disa vendimeve të dëmshme për të ardhmen e vendit; në zgjedhjen e presidentes nga zarfi e cila mundësoi  edhe vazhdimin e qeverisjes Thaci 2, në mbështetjen e bisedimeve me Serbinë në Bruksel të cilat prodhuan asociacionin e komunave serbe, në nxjerrjen e rezolutës për amnistimin e kriminelëve serb të luftës në Kuvendin e Republikës së Kosovës apo edhe të heshtjës së shumë të tjerave gjatë qeverisjes shtatvjeqare të PDK-së.

Pasojat e keqeverisjes 7 vjeqare janë të shumta dhe do të jenë afatgjata. Asnjëri nga problemet e krijuara përgjatë këtyre shtatë viteve nuk mund të zgjidhet me "shkop magjik" mbrenda ditës.

Zgjidhja e problemeve fillonë me kthimin e besimit në mesin e popullatës, përmes ndryshimeve rrënjësore dhe përmbajtësore në strukturat më të larta të partisë shtetformuese-LDK.

Mirëpo kjo nuk mund të arrihet pa vullnet, pa përkushtim njerëzor, dhe pa sakrifica personale.

Zakonisht viteve të fundit, përkrahjet dhe kundërshitë më të mëdha mbrenda subjektit politik (LDK), qoftë në raport me liderin apo kryesinë qendrore kanë qenë të motivuara nga ambiciet për pushtet dhe motivet ekzistenciale të elektoratit !

Kryesi e nderuar e LDK-së, mbështetja ime dhe një numri të madhë bashkatdhetarësh nga shtetet e përendimit nuk është e motiveve të sipërpërmendura, por është e karakterit njerëzor dhe kombëtar,...e motivuar nga dashuria për atdhe, nga dëshira për ta bërë Kosovën-atdheun tonë vend të dashur për bashkatdhetarët dhe tërheqës për investitorët e vendor dhe ndërkombëtar.

Një Kosovë e zhvilluar, pa korrupsion dhe pa krim të organizuar, e bazuar në ligje dhe e barabartë për të gjithë është synim i yni dhe dëshirë e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Mbështetjën e filozofisë rugoviane, si e vetmja rrugë e së ardhmës prosperuese të vendit tonë, nuk është që e bëjmë nga dëshira apo ambiciet për poste dhe privilegje pushteti, por për hirë të së ardhmës së fëmijëve, nipave dhe mbesave,...që nesër t'ua krijojmë kushtet për kthim të dinjitetshëm në vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të tyre,...të mos mbetën fëmijë "jetim" rrugëve dhe metropoleve botërore që shfrytëzohen pamëshirshëm si fuqi krahu nga pronarët dhe bosët e shteteve më të fuqishme kapitaliste të botës përendimore.

Mos e mendoni se emigrimet e fundit të të rinjëve shqiptar nga Kosova janë të rastësishme, ato janë të orkestruara nga shtetet e ndryshme euro-përëndimore që nuk e dëshirojnë Kosovën shtet të zhvilluar dhe funksional.

Nuk guxojmë të lejojmë të eksperimentohet edhe më tutje me trashegiminë e filozofisë rugoviane të LDK-së për interesa personale dhe as të dëmtohet imazhi i frymës rugoviane në këtë parti.

Posti i liderit te partisë, si post unifikues dhe simbol i shperndarjës së frymës rugoviane, nuk guxon të bëhet subjekt i ndarjes dhe përqares së elektoratit (si deri më tani në LDK-në postrugoviane), motiv i ikjes së elektoratit nga LDK-ja, por posti i liderit të partisë të jetë një figurë unifikuese, i pranueshem nga të gjithë, simbol nxitës për kthimin e të gjithë të larguareve nga ky subjekt.

Ju kryesi e nderuar e LDK-së, e rreshtuar pranë liderit të partisë, ju lutem të reflektoni pozitivitet për të ardhmen jo vetëm të LDK-së, por për të ardhmen e vendit tuaj, të ardhmen e shumë brezave në Kosovë.

Pozitivitet  nga ju në këto momente do të thotë hapja rrugë e proceseve demokratike në pragë të zgjedhjeve partiake, tërheqja e juaj e mënjëhershme  nga drejtimi i partisë në pragë të fillimit të procesit zgjedhor, duke ju hapur rrugë atyre që e kanë dijen, vullnetin dhe guximin  për ta kthyer besimin e elektoratit në subjektin e traditës demokratike, për ta kthyer LDK-në rugoviane një herë e përgjithmonë kah e mbara.

Caktimi i një grupi punues nga veprimtar të devotshëm dhe të dëshmuar të frymës rugoviane për përgaditjen e zgjedhjeve mbrenda partisë, do të krijonte kushte për një proces të rregullt zgjedhor në LDK, do të hiqte të gjitha dilemat për mundësinë e ndikimit në caktimin e kandidatëve për forumet e reja të partisë.

Vetëm mundësia e shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit, do të garantonte kushtet për krijimin e një bazamenti të shëndoshë, të pastër dhe prospeures të LDK-së rugoviane.

E di që shumica nga  ju do të thirreni në program dhe statut (aktual) të partisë, për menjanimin e kuadrove më kualitative, më të afta dhe më të përkushtuara të frymës rugoviane, ashtu siq vepruat në përpilimin e listave për deputet për zgjedhjet e fundit parlamentare,...por kësaj radhe nuk guxoni ta bëni të njëjtën gjë dhe as të thirreni në kritere të ngurta që ju mundesojnë ruajtjen e vazhdimësisë suaj në kreun e partisë, ngase LDK-ja nuk është pronë private e juaja dhe as e liderit aktual të partisë.

LDK-ja është pronë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e mbi të gjitha është amanet i lënë nga lideri historik i saj, filozofinë politike të të cilit e kemi për obligim qytetar dhe njerëzor ta qojmë në vend,...për një shtet vërtet të lirë dhe demokratik, ku të gjithë qytetarët e ndjejnë vetën të barabartë.

Ju anëtar të nderuar të kryesisë së LDK-së, me punen tuaj 25 vjeqare keni përmbushur misionin e të qenurit në kreun e partisë simbol të shtetformimit dhe pavarësisë së Kosovës, shumica prej jush edhe në kreun e institucioneve më të larta të shtetit, ministra dhe deputet në pesë legjislatura të Kuvendit të Republikës së Kosovës...

Tani ka ardhur koha që LDK-ja të freskohet me kuadro të reja, të përgaditura dhe të specializuara, nga veprimtar të orëve të para të LDK-së gjithë andej vendeve euro-përendimore që janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të  kontribuojnë edhe një herë për të mirën e vendit sikur në vitet e '90-ta, pa asnjë kompenzim material, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji shtetëror, për t'ju treguar këtyre kusarëve dhe matrapazëve politik të pasluftës se si punohet për popull duke dhënë gjithçka për shtetin pa marrur asgjë prej tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora