E merkure, 24.04.2024, 07:29 PM (GMT+1)

Editorial

Marjan Sebaj-Sopi: Traditë e ''pastër''!

E diele, 08.02.2015, 05:02 PM


Traditë e ''pastër''!

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Këtë temë apo më mirë ndoshta ta quaj „monolog“ timin do ja filloj me disa sqarime të cilat i dëgjojmë shpeshëherë. Neve për të treguar patriotizmin tonë, dashurinë ndaj kulturës sonë, ndaj traditës së lashtë nganjëherë shkojmë aq larg saqë lexojmë e dëgjojmë nga njerëz, në forume të ndryshme e ligjerata se; jemi me traditë të pastër shqiptare!

Traditë të pastër kanë vetëm fiset apo grupet e pacivilizuara në ndonjë xhungël. Sepse, ato jetojnë të ndarë nga bota (edhepse edhe ato fise shumë shpejt përqafojnë kultura e tradita të atyre që i zbulojnë). Këtë e them sepse këtu duhet të kemi të kjartë se në Evropën multikulturore të civilizuar dhe këtë botë gjithnjë të trazuar ka patur shumë lufta, dyndje të shumta të popujëve, pushtues të shumtë...dhe nga gjithë kjo kuptohet se edhe pushtuesit edhe të pushtuarit kanë huazuar dashtë e pa dashtë shumë nga tradita dhe kultura e njëri-tjetrit. Prandaj, nuk mund të flasim për asnjë fshat, qytet, shtet e popull me traditë të pastër!

Deshte Ti apo jo, disa gjëra të imponohen e nuk ke ka ia mbanë, shembull sundimi pesë shekullor Osman e sa traditën e kulturë të saj të ka imponua, pastaj ai sllav, sot Lindja e mesme e Perëndimi e mos të flasim nëse jeton në ndonjë shtet tjetër Ti, unë, apo kushdo tjetër.

Po është e vërtetë se edhe shumë tradita tona edhe vet i asgjësojmë duke menduar se janë "stërvjetruar" dhe jo moderne, jo aktuale, jo në hapë me kohën. Në një botë apo Evropë të këtillë multikulturore ku njeriu si gjithmonë është në marrëdhënie që do thotë MERRË + JEP, pra huazojnë nga kultura dhe tradita e njëri-tjetrit në përgjithësi për t'i mos i numëruar rastet veq e veq sepse dalin me qindra mija huazime e shkëmbime! Në një zhvillim të këtillë të hovshëm në çdo aspekt, në një ambient të afërt, të mundësive të lehta komunikuese, hapje të shoqërive të ndryshme për interese të ndryshme shoqërore, doemos nuk mund të kesh traditë të pastër siç thuhet shqiptare apo tjetër. Dhe nga e gjithë kjo që u cek që në fillim, dalin shumë pyetje e veçmas ato më aktuale!

Shumë pyetje e pak përgjigjje!

- Kohëve të fundit kam përcjellë shumë shkrime, shumë analiza e debate rreth ikjës masive të qytetarëve të Kosovës për në Perëndim. Për çudi gjithë janë thuajse të njëjtit mendim se ikja bëhet shkaku i gjendjës së rënd sociale, padyshim ky është një fakt se populli jeton vështirë që nga paslufta për shumë shkaqe tanimë të njohura. Mirëpo, unë askend nuk e dëgjova duke bërë pak analiza më të thella rreth kësaj qështje që për mua tanimë ka kaluar në „pandemi“ e jo „epidemi“. Të gjithë dëshirojnë ti ikin, ta lëshojnë Kosovën veçmas gjenerata më vitale e Kosovës, qiftet e ri, me nga një, dy e tre fëmijë. Pse?

Unë duke menduar shumë mbi këtë fenom, duke analizuar shumë çështje rreth kësaj dhe rrethanat, duke kërkuar arsyen dhe zgjidhje apo së paku të vij deri tek ndonjë kuptim, kam frikë mos është e gjitha kjo e montuar dhe se mbrapa saj është diç më thellë sa që shihet e interpretohet apo flitët, e shkruhet e përshkruhet kjo sipërfaqësisht në publik. Kam dy mendime, apo sgjarime pas shumë analizave, dhe mendoj (nuk është konspiracion por faktet flasin e tregojnë vetvetiu) se këtu egzistojnë dy koncepte, rreth kësaj dukurie;

1. A mos është kjo politikë e BE që të shpërngulë një pjesë të popullit shqiptarë për në shtetet perëndimore me qëllime të caktuara? Shembull, jetoj në Gjermani dhe populli Gjerman ka pak lindje, dmth është e prekur nga „kolera e bardhë“, mirëpo Gjermania me këtë rritje ekonomike ka nevoje për fuqi punëtore, por kuptohet se zyrtarisht nuk mund ta shpallë se pranon kaq e kaq migrant, kështuqë në këtë mënyrë hapë një derë të vogël! Me një popullatë gjithnjë në plakje ajo ka pak fuqi punëtore dhe perspektivë për të ardhmën e cila nuk iu buzëqeshë. Tanimë e dinë se populli shqiptarë ka lindje më të mëdha (në Evropë), është vital, punëtor, kështuqë dhe me këtë dëshiron ta „rigjalloj“ popullësinë e vet. Këtë e sheh ta bëjë më së miri me të rinjët shqiptarë të cilët shumë lehtë edhe adaptohen por edhe çkombëtarizohen e asimilohen lehtë. Pastaj, mendimi tjetër është; Ndoshta Perëndimi duke parë tendencat e disa extremistëve fetar, grupeve radikale kohëve të fundit etj…dëshiron që këta t’i „shpratalloj“ , „dezorentoj“ „ndajë“, „ç’rregulloj“ në grupe të vogëla nëpër Perëndim, meqë shembull disa dhjetra mijë shqiptarë në Gjermani, disa dhjetra mijë tjerë në Francë o Angli etj as që hetohen se janë kund (kjo më duket e mundshme pasi në shtetet e vogëla të Perëndimit nuk po ndalën shqiptarët si Austri, Hungari, Kroaci o Zvicër etj meqë aty do krijonin problem pasi ka popullat jo numerikisht të madhe). Por që për Kosovë janë humbje e madhe dhe ndihet mosprezenca e tyre! Këtë e them, meqë mendoj se po të dojnë shtetet perendimore as një mizë nuk do lejonin të hyjnë në kufijët e tyre e lëre më njerëz në këtë mënyrë të organizuar dhe pa farë problemi. Çështja tjetër që mbështet këtë tezë është; Serbia në bashkëpunim me perendimin lejon daljen e Shqipëtarëve përjashta vetëm me letërnjohtim o dokument tjetër (kësaj i konvenon kjo për shumë arsye), kurse me po të njëjtit  dokumente ajo nuk e lejon kthimin e tyre nëpër teritor të vet. Dmth kjo shkon edhe në dobi të Serbisë, të dy palëve Perëndimit për qëllimet e sipërmenduara dhe Serbisë  për qëllime tanimë të njohura – zbrazja e Kosovës dhe në rastin më të mirë sipas tyre (nëse jo prapë Kosova nën Serbi) atëherë së paku pengimi permanent dhe i pandërprerë që Kosova të shkoi përpara e të forcohet në shtetndërtim siç jemi ende (me një rini fare ka). Këtë e thash meqë shihet se Gjermania i ka pranuar dhe sistemuar shumë azilkërkues duke iu dhënë edhe leje qëndrim të përkohëshëm (tre muaj), më pas do pasoj mesiguri lejeqëndrimi për një vit e kështu me radh, dhe së fundi një numër i madh i tyre do mbesin (shqiptarët) në perëndim. Kjo shihet edhe nga ajo që Gjermania menjëherë ndërmori hapa lidhje me vënjen e kursit të gjuhës gjermane në qendrat e pranimit! Kjo që përpara nuk ka qenë kështu!

Dhe teoria tjetër e cila më bënë të mendoj është ajo që ceka shkurtimisht më lartë por që ndërlidhet në disa pika të lartëpërmendura me teorinë se e gjitha është e organizuar.

2. Mos është tendencë (kam frikë) e grupeve radikale o ndonjë shoqate arabe e turke (mos të them e qeverive të shteteve të ndryshme islame) që të „përhapë“ edhe në këtë mënyrë Islamin dmth me largimin e të rinjëve tanë nga Kosova drejt perëndimit të Krishterë dhe akomodimin e popullit shqiptarë (që është me fe islame) në këto vende, këtë e bazojë në atë duke njohur tanimë publikisht pretendimet e „Sulltan“ Erdoganit e të tjerëve kohëve të fundit, dmth tendenca për kthimin e  Perandorisë Osmane dhe mundësia sa më e madhe e shtrirjës së saj në shtetet e BE. Pastaj, pretendime të tilla kemi dëgjuar edhe nga shumë hoxhallarë (dhe njerëz tjerë të radikalizuar dhe indoktrinuar fetar) kohëve të fundit si shembull se; fenë islame duhet përhapur sa më shumë e në të gjitha mënyrat në Evropë e kudo… Se feja islame është me përspektivë dhe shpejt Evropa do jetë islame…etj etj…Dhe meqë ikën e po ikën në mënyrë të organizuar, mendoj se bile edhe udhëtimin e tyre shumë lehtë mund ta paguajnë organizatat me orijentime fetare islame. Këtë po e mendoj kështu meqë e dimë se në fardo dukurie sado e vogël të jetë dalin sikur peshq hoxhallarët e „mbushin mend“ popullin, jo kështu po ashtu etj. kurse tanimë në këtë dukuri të „ikjës“ „zbrazjes së Kosovës“, asnjë fjalë as nga Hoxhallarët e as nga BIK-u, i ikë xhemati e ata asnjë fjalë për parandalimin e tyre, heshtin, janë në gjumë sikur të mos ndodhë asgjë?! Për çudi, mirrën me gjithçka e me këtë dukuri askush nga ta? Predikonin për refugjatët Sirian, për Irakian…e për refugjatët shqiptarë asnjë fjalë!

Këto janë dy hipoteza të ngritura nga unë (mesiguri edhe shumëkush tjetër), apo shkaqet pse shqiptarët po e lëshojnë Atdheun e tyre, pse po e braktisin atë. Jo se ka fajë populli, por ky popull manipulohet lehtë për qëllime të caktuara nga shtetet, organizata e njerëz të caktuar për përfitime të tyre dhe politikave të shteteve apo popujve të tyre, po edhe në „shërbim“ të fesë…

Këtu mund të ceki se një dukuri e tillë plotësisht e ngjajshme ishte me shpërnguljen masive të popullatës Kroate nga Kosova për Kroaci viteve të para e pas luftës së Kosovës 1999 (dhe e gjitha e bërë nën patronatin e shtetit Kroat, Kishës dhe një shoqate katolike). Sepse, Kisha dhe shteti Kroat e dinin se kroatët e kosovës lindin shumë fëmijë (dhe duhet plotësuar vendet e zbrasta nga serbët e përndjekur), e dinin se janë punëtorë, se janë më luftarak dhe i vendosnin për rreth kufirit kroato-serb (me këtë qështje jam marrë një kohë dhe e njoh mirë këtë problem). E dinin se i qëndrojnë të gjitha kushteve e rrethanave të reja në mesin e ri dhe adaptohen lehtë dhe kështu Kroaciatë fitoj në shumimë të popullësisë së vet. Padyshim se kjo marrëveshje ishte dypalëshe që dua të them se në anën tjetër po të njëjtën taktikë përdorëte edhe Serbia e cila mendonte se në vendet e shpërnguljeve në Kosovë të Kroatëve dhe të shpërnguljeve me dhunë (sa është e mundur) të shqipëtarve, ato vende e zbrastira t’i plotësoj me po ata serb të shpërngulur nga Kroacia (e më vonë vendet tjera si Bosnja etj).

Këso dhe plane të ngjajshme i bëjnë të fuqishmit e qëllim kqinjët e popullit shqiptarë (në këtë rast) por që i dëshirojnë të mirën vetës. Dhe mos të harrojmë se fillimisht një kohë të gjatë popullin e bijnë në buzë të gërmisë ekonomike, e atëherë mund të manipulojnë lehtë me shqiptarë siç është rasti ditëve të sotme, ku sot janë në gjendje të rënd sociale e ku tanimë grupet e ndryshme të interesit (që cekëm më lartë) atyre iu premtojnë se në perëndim i presin gjitha të mirat, qumshtë dhe mjalt. E mjerisht populli jonë jo i arsimuar sa duhet, jo edhe shumë i vetdijshëm edhe bjen flije e politikave të lartëpërmendura. Manipulohet lehtë, meqë së pari ka humbë orientimin. As peshk as mish!

Pra siç përmendëm më lartë se na imponohen shumë pyetje dmth nga e gjitha del se këtu nuk janë vetëm qështjet sociale, ekonomike në pyetje por edhe ato politike dhe ndoshta edhe ato fetare që shtyjnë popullin në migrim masiv, sipas meje të organizuar dhe të papenguar nga askush.

Mos të harrojmë se; Populli shqiptarë gjithmonë ka jetuar në varfëri, në skamje por asnjëherë nuk ke mund ta shpërngullësh në këtë mënyrë siç bëhet tanimë, sot e përditë, “dëbimi i vullnetshëm”, ikja e organizuar e në mënyrë masive dhe papengesa. E dimë pas lufte edhepse ishin shtëpitë e rrënuara, edhepse dihej se nuk do ketë punë…ata prapë nuk mund i ndali askush as në Gjermani, as Zvicër, as Francë (flas për shumicën) por u kthyen, u kthyen me moton; më mire bukë e krip në vendin tënd sesa mjaltë në dhe të huaj…etj. Unë në një koment timin pata then; Sot ndoshta kemi bukë e krip në vendin tone, mirëpo mendjen, zemrën e shpirtin e kemi në Perëndim!

Mendoj se të dy teoritë apo konceptet e ngritura sidoçoftë të jenë i shkojnë në dobi edhe politikajve tanë të korroptuar deri në fyt, i shkojnë në dobi meqë një popullat të vogël shumë lehtë e kontrollojnë në “perandorinë e tyre” në “oazën e tyre” apo shehikëllukun, “mbretërinë e tyre” të ngritur nga pasuria jo e ndershme (mbrenda natës), nga ndjerësa e popullit të mjerë, në këtë rast tanimë edhe të pafuqishëm! E paralizojnë!

Kurse neve në biseda të shumëta, në shkrime e analiza të shumëta pyesim sot; Ku mbeti apo ku është optimizmi dhe shpresa po edhe besimi i dikurshëm i popullit shqiptarë se do bëhet mire?!

Optimizmi dhe shpresa

Ndoshta këtu nga „hidhërimi”, nga mërzia e lodhja e shpirtit, nga plaga dhe dhimbja për popullin tim edhe jam më kritik saqë duhet. Prapë për të satën herë po e përsërisë ma "shqip". Optimizmi dhe shpresa e besimi i tepruar dhe joreal e joracional gjithmonë egziston tek popujt e paarsimuar, tek popujt pa zhvillimin e egos së tyre, tek popujt pa identitet, të papërcaktuar por dhe personalitet të ç'veshur nga çdo vlerë, kështuqë ata pastaj i manipulon lehtë dhe i "bombardon me gënjeshtra" e gjëra fantastiko-shkencore.

Një popull të pjekur politikisht, të ngritur e të arsimuar nuk mund lehtë ta manipulosh as me premtime e as me optimizëm e premtime tjera të rrejshme dhe vështirë të realizueshme, sepse është empirik dhe në ato gjëra që i thua ai nuk të beson pa i "prekë" e pa i parë përsonalisht e në mënyrë direkte. Mos të harrojmë se nuk jemi vetëm fetarisht të indoktrinuar por edhe të indoktripolitizuar. Deri të mendojmë dhe veprojmë me traditën e mentalitetit grumbullorë do pësojmë gjithnjê. Na nevojitet një rizgjim, një vetdijësim apo rilindje kulturore, shpirtërore mbi të gjitha.

Akuzohen vetëm politikajt e shteteve tona shqiptare se na kanë humbë optimizmin, shpresën e besimin për një të ardhme më të mirë, më të lumtur e prosperuese. Jo, faji nuk është vetëm tek ata. Faj kemi të gjithë, e gjithë shoqëria e jonë shqiptare, secili, Ti, unë, ai… të gjithë bartim ngapak përgjegjësi për këtë gjendje në të cilën jemi, të gjithë jemi përgjegjës për të kaluarën (harresën e qëllimshme, apo dëshirën e ikjës nga vetveta), veçmas të tashmën dhe projektimin e të ardhmës. Mirëpo, gjithësesi se përgjegjësia dhe barra më e madhe bie në udhëheqësit tanë politik e fetar.

Fatkeqësisht, as klerikët tanë nuk janë më të mirë hiq. Të marrim vetëm disa shembuj ditëve të fundit, nga jeta e jonë e përditëshme.

Dita Botërore e Paqës

Para disa ditëve përkujtohej dita e paqës. Papa dërgoi një letër për t’iu lexuar të gjithëve, neve me vrapë organizuam „konferencë“, takim për të dërguar mesazhin e Papës të gjithëve pa dallime. Por, siç duket neve i kryejmë dëtyrat e shtëpisë shumë shpejt duke i „mësuar“ temat përmendësh sa për ta dhënë provimin kalues. Nesër të pyetemi nuk dimë më atë temë sepse ka qenë sa për sy e faqe. Dhe kush merrë pjesë në këso tubimesh, Vedat Sahiti? Ky zotëria këshilltari i lartë i BIK-ut në një debat i pyetur nga prof. Blerim Latifi se a shkruan kështu në Kur'an (rreth dhunës ndaj gjinisë femrore-gruas) publikisht gënjeu e tha Jo! Edhepse ishte i vetdijshëm se Kur'an kemi gjithë dhe mund ta lexojmë, ai gënjeu duke u lavdërua se e njeh Kur'anin përmendësh çka sipas meje kjo nuk do thot se dinë apo është teolog apo besimtar i mirë, shqiptarë i mirë, në fund edhe njeri i mirë. Gënjeu atëherë në një mënyrë duke arsyetuar dhunën, besa edhe të extremistëve. Pra, si t'i besojmë tash këtij lidhje me paqën?!

Apo shembull, marshimi i udhëheqësve tanë fetar, i klerikëve tanë rrugëve të Parisit pas ngjarjes që ndodhi atje. A nuk ishte kjo vetëm një farsë apo dyftyrësi e jona?! A nuk menduam se mashtruam vetjen tonë se kinse tek ne është gjithçka në rregull dhe për shembull të mirë? A menduam se bota hanë barë dhe se popujt tjerë nuk kanë dijtë të organizojnë një „paradë“ apo „sfiladë mode“ të tillë?! Mos të mendojmë se mashtruam dike, meqë me këtë rast mashtrojmë vetëm vetëvetën e askënd tjetër.

Sepse, po besa, krerët tanë kanë paqe, mirëqenie të mrekullueshme e rahati mes veti meqë kanë rahatuar vetin e gjithë familjarët e tyre për gjenerata e gjenerata... Pse atëherë mos të propagandojnë paqe sepse me çdo kusht duhet ruajtur pozitat dhe pasurinë "shpirtërore". Me sa seriozitet është marrë kjo „porosi e harmonisë dhe paqës“ treguar në Paris shihej kjartë nga porosia e papës për ditën botërore të paqes, kjo shihet kjartë nga "numëri i madh" i të pranishmëvet, interesuarve në atë tubim të mbajtur në zyret e „pallatit“ ipeshkvor, sa ishte numëri i të interesuarëve për një paqe të mirëfilltë në popullin tonë të manipuluar! A të presim më tepër nga ata kur e dimë se si vijnë në pushtet?!

Në mënyrë jo të denjë dhe të drejtë vijnë në pushtet apo më mirë të themi marrin pushtetin politikaj e krerët fetar – klerikët, atëherë çka pret?

- Politikajt tanë (që nuk janë politikaj por ashtu janë mësuar ta quajnë vetën meqë e kanë marrë politikën e jo që ata mirrën me politikë) nuk janë politikaj, sepse të jesh politikan është punë e madhe e mbi të gjitha e shenjtë. Politika është në shërbim të mirës, në shërbim të paqës, të mirëqenies së njeriut, shtetit, kombit… Si arrijnë sot shumëkush të bëhet ‚politikan’? Nuk është vështirë aspak, fjalën e kam për shtetet tona Shqiptare në veçanti. Në zgjedhje të lira, jo! Sepse, në to manipulohet populli, manipulohen votat. Manipulohet e vjedhë kush kë mund, dhe së fundi arrihet „ujdia“ se kush të fitoj vërtetë, kujt ti shkojnë votat dhe në fund bëhen pazarlluqët lidhje me ndarje së pari të parave të fituara nga mashtrimet (kinse sponzorët pasi atyre iu premtohet se do të përfitojnë) e pastaj ndarja e pozitave për t’i ruajtur ato mjete të fituara në mënyra të pista, me gënjeshtra…

- Nuk kam dëshirë të jetë e vërtetë ajo që flitët e përflitet në popull se; për me u bë prift duhet me pas agjën apo vëllaun prift, duhet me pas rrethin e fortë. Më besoni se sot me u ba prift duket se është njesoj sikur kur kërkon ndonjë punë profitabile. Mos ta përzijmë Zotin në këto punë, sepse gjithat janë dallavere, kandidatët i përzgjedh SHIK = Shërbimi Inteligjent Kishtar!  Duket e vërtetë se; Zoti ‚përzgjedh’ janë përalla mesjetare për të nënshtruar popullin kinse priftat etj kanë të bëjnë diç me Zotin. Biznes asgjë tjetër! Vila, auto, dreka e darka, jeta luksoze, biznese ndërtimesh e gjitha këto tendera i bejnë pikërisht edhe të "thirrurit" në emër të Zotit e para fëtyrës së popullit të mjerë, të nënshtruar e nënçmuar, deklasuar nga klasa e lartë ‚mbretërore priftërore’ apo ‚Këshilli i Lartë’ siç ka qenë në hebraizëm para dy mijë viteve e kjo shkoll? apo traditë kam frikë se është duke vazhduar tutje, pra, regrutimi i të rinjëve dhe përzgjedhja për ta bërë apo jo dike priftë. Nëse i plotëson kushtet e lartë cekura hy n? atë grup e nëse je i ndershem, real, i drejtë, i përshpitshem, i urtë, i mirë etj e ke hangër. Thënë shpirtërish nuk kam dëshirë të jetë kjo e vërtetë, mirëpo faktet flasin! Kurse, unë e ti, mbetësh i nënshtruar, përbuzur, etiketuar dhe përjashtuar nga klani i "thirrur nga Zoti"!

Kundër të gjitha këtyre dukurive është duke bërë „luftë“ të madhe, me mirësi e dashuri edhe Papa aktual Françesku I i cili me ardhjen e tij ndërmori hapa të guximshëm për reformimin e vërtetë të Kishës në përgjithësi.

Besoj se sot edhe me u bë hoxhë është njësoj sikur që është njësoj të bëhesh Sheh dmth trashëgon pozitën nga babai yt, apo i afërmi, (pamvarësisht aftësive e ‚thirrjes’ që ke, apo meritave). Besa ndodhë të ndërrohen edhe kushtetutat apo ligjet mbrenda bashkësive të tilla vetëm e vetëm për ta ruajtur pozitën, siç ishte rasti me BIK-un! Kurse për jetën e tyre, pasurinë e fituar dhe grumbulluar as mos të flasim meqë cekëm pak më lartë kur shkruam për klerikët katolik, pra është gjendje e njëjtë. Gjendje e njëjtë, po, sepse jemi një popull, një gjakë, një traditë „e pastër“, një gjuhë por edhe me vese të njëjta. Dhe, pasi të vijnë në pushtet, priftat tanë apo hoxhallarët tanë atëherë ata i kemi të fuqishëm, i kemi dijetar, shkenctar e politikaj më së shumti (në të gjitha partitë por pa libreza) besa shkurt ata na paraqitën eruditë e populli heshtë, është nënshtrua apo dorëzua pa ja filluar luftën fare... Dhe sa lidhje kanë mes veti klerikët fetarë dhe politik shihet pas ndonjë ndërmarrje politike apo sjellës së ndonjë rezolute në parlament, siç është rasti me këtë të fundit lidhje me migrim. Atëherë „me vrapë“ liderët fetarë urdhërojnë të predikojnë e qortojnë popullin në Kisha e Xhami se nuk bënë kështu, nuk është mirë, etj. Mirëpo, ku ishit me paraqitjen e kësaj dukurie, apo dukurive tjera?! A nuk guxoni të ndërmerrni gjë as për të mirë të popullit e pa ju dhënë „dritën jeshile“ politikajt?!

Pastaj mendojeni ndikimet e përbashkëta në popull „shpërlarje e trurit“ nga politikaj në njërën anë, dhe në tjetrën anë klerikët (të dyja palët për interese të ngushta të tyre, për përfitime të ndryshme dhe ruajtje të pozitës). Atëherë ndikimi i politikajve në klerik dhe i klerikëve në politikaj. Dhe ndikimi i të dyve në masë, në popull të nënshtruar, në popull që beson lehtë por në fund edhe dëshprohet por meqë tani vjen në shprehje Mekializmi atëherë vështirë se populli mund të bëjë diç pasi nuk ka më në dorë asgjë. Populli mbetët ‚lakuriq’, pa dinjitet, pa moral, pa nderë, pa respekt, i nëpërkëmbur, i nënshtruar, i poshtëruar, i përbuzur (në disa raste edhe i rrahur)…, mbetët pa asgjë pos në mëshirë të udhëheqësve. Apo, në rastin më të mirë kërkon rrugëdalje apo shpëtim edhe duke braktisur vendlindjen e vet, trojet e veta, pragun e shtëpisë e „kokën në grusht“ siç thot populli kërkon shpëtim, kërkon rrugëdalje apo pus pafund po edhe tendim të ikë e „del nga lëkura“ e tij.

Kurse udhëheqësit tanë të vetmën arsye e mbrojtje e kanë duke përsëritur sikur papagallë dhe pa farë droje; Nëse ke dëshmi urdhëro në gjykat! Thuajse, neve nuk e dimë se si punojnë gjykatat tona, kush janë gjykatës e prokurorë. Thuajse nuk e dimë ndikimin e udhëheqësve tanë në prokurori e gjykata, thuajse nuk e dimë se kush i zgjedh dhe përcakton ata, thuajse nuk e dimë se kush i mëson ata dhe si punojnë. Thuajse nuk e dimë ndikimin e politikës në gjygjësi!

 

Para pak ditësh lexova këtë thënie;

 

UNË heshtë,

TI heshtë,

AI heshtë,

NE heshtim,

JU heshtni,

ATA VJEDHIN!

 

Mirëpo, lidhje me gjithë atë që u cekë më lartë, me këtë asesi nuk dëshirojmë të mohojmë angazhimin, jetën dhe veprimtarinë e disa politikajve e në veçanti klerikëve të vërtetë dhe shembull të mirë, këtu asesi nuk guxojmë të harrojmë edhe kontriboutin e madh të atyre klerikëve (si katolik, musliman e ortodoks) gjatë historisë, nuk guxojmë të mos kujtojmë e të harrojmë përkushtimin e tyre për të mirë të popullit, nuk guxojmë e të mos cekim devotshmërinë e tyre, përpjekjet e tyre për mirëqenie të vërtetë në popull, për përkujdesin e tyre ndaj shtresave të nëpërkëmbura, kujdesin e tyre për të varfër e të shtypurit, përkujdesin e tyre të vërtetë ndaj të sëmuarëve. Nuk guxojmë asesi të harrojmë kontriboutin e klerikëve tanë që dhanë gjatë historisë në mbrojtje të qenies sonë shqiptare, kontriboutin e tyre në ruajtje të traditës, kulturës, gjuhës e gjithçka është e mirë dhe dobishme për popull si dhe sakrificën dhe lutjet e tyre për paqe në shpirtë, familje, Kombin tonë dhe botën mbarë. Por, fatkeqësisht është numër i vogël i tyre!

Dhe në fund ajo që na mbetët në gjithë këto pyetje është; Quo Vadis domine (kah zotëri)? Apo; Deri kur kështu? Por, duket se përgjegje vështirë të gjejmë!

Mos të harrojmë; Ikja nuk është shpëtim, mirëpo as qëndrimi (ndeja) duarkryq nuk është!

PS. Këtë temë apo përmbledhje e kam bërë në bazë të komenteve dhe opinioneve të mia nëpër rrjete të ndryshme sociale, ndoshta nuk ia kamë qëlluar por së paku pyetjet e shqetësimet e ngritura do na bëjnë të mendojmë mbi to.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora