E enjte, 28.03.2024, 09:31 AM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: Mustafa & Co

E diele, 08.02.2015, 02:03 PM


Mustafa & Co

Duhet pranuar se qeveria e Thaçit, asnjë herë nuk ka provuar të zgjedh problemet e mëdha të vendit, ti zgjedh kryesisht brenda vet shtetit, në të gjitha gjendjet ka kontribuar në sensacionin politik, qe tashmë ka marrë kulminacion dhe që shteti ekzistues i Kosovës të mos mund të forcohet, për shkaqe të dilemave ndërkombëtare.

Nga Bekim Rexhepi

Gjendja në Kosovë plasi vetëm pas marrëveshjes se Thaçi-Mustafa, dhe pikërisht vetëm pas prishjes se bllokut WLAN, një marrëveshje e habitshme dhe dinake për vet faktin se nuk u mendua vërtet për një qeverisje ndryshe dhe më të mirë për Kosovën, por u mendua për vazhdim të të njëjtës qeverisje, jo ndryshe por veçse me disa ndryshime te reja në ulëset qeverisëse. Një karrige më tej, konsiderohet qeverisja e re e Mustafes.

Do të ishte pak naive po të pyesnim se pse nuk plasi kjo gjendje migrimi e shqiptarëve gjatë qeverisjes se Hashim Thaçi, po plasi edhe ika e edhe protestat në qeverisjen e Mustafës, përkatësisht e LDK-së? Duhet saktësuar se ishte provokim definitivë i inteligjencës politike të LDK-së, e cila pranoj një marrëveshje absurde të qeverisjes me PDK-në, kjo mbase do ti kushtoj mjaftë shtrenjtë në çoftë se nuk arrin të mpak problemet e krijuara nga qeveria e Thaçit.

Duhet pranuar se qeveria e Thaçit, asnjë herë nuk ka provuar të zgjedh problemet e mëdha të vendit, ti zgjedh kryesisht brenda vet shtetit, në të gjitha gjendjet ka kontribuar në sensacionin politik, qe tashmë ka marrë kulminacion dhe që shteti ekzistues i Kosovës të mos mund të forcohet, për shkaqe të dilemave ndërkombëtare. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve ekzistuese ka ndodhur me një përshpejtim dhe me një nënçmim marramendës të ndërmarrjeve, u dhanë u shitën për pesë pare siç thotë populli. U shpejtua procesi, u nënçmuan ndërmarrjet për të vetmin qëllim qe pasuria e elitës dhe e rrethit të saj të ndodh me çdo kusht, nuk u vra mendja për qytetaret qe punonin në këto ndërmarrje. Pas privatizimit shumë ndërmarrje e zvogëluan numrin e punëtorëve, shumë të tjera ndërruan edhe distinacionet e prodhimit, shumë dhe shumë të tjera nuk arritën as të mbijetojnë për shkak të korrupsionit dhe për shkak të fatalitetit politikë nën komandën e Thaçit.

E çuditshmja e gjithë kësaj është se si Mustafa dhe se si LDK-ja fjeti intelektualist e politikisht, sikur të mos bartte mëkatet e Thaçit dhe të PDK-së. Ja paftë hairin llogarisë, edhe ikja edhe protestat e popullatës do të shtohen, ashtu siç do të shtohet edhe më shumë frika për rënien e shtetit, pastaj do të shtohen dilemat për ta forcuar shtetin ngase mungon pajisja me këshilltaret dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare. Derdhja e intelektuale ne perëndim nuk ka gatishmërinë për tu angazhuar në vend për shkaqe të lartpërmendura, të sakatosjës politike, ekonomike e sociale.

Mustafa ka një rriskë të madh politik për vendin, e pafalshme mbartja e mëkateve të Thaçit mbi supe të tija, dhe ulja e tij një karrige më tej nuk na japë shpresa dhe gjasa për ndryshim. Le ti besojmë paksa dëshirës edhe pse përkundër saj dëshirat për të ndryshuar nga kanë zhgënjyer, por nën siglën Mustafa & Co (a) ka diçka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora