Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramadan Bozhlani: A mos dëgjuat nga të zhdukurit?

| E diele, 08.02.2015, 12:57 PM |


A MOS DËGJUAT NDONJË PYTJE NGA TË ZHDUKURIT PËR GJATË SHKELJES SË TERRITORIT TË SERBISË?!

Nga Ramadan Bozhlani

Shpresa e mëshirës kaloj nga një fytyrë tek një fytyrë tjetër dhe nga një vit tek një vit tjetër deri sa u ligështua nga forca morale dhe u dergj nga lëngata.

Moralistët hiqën dorë me keqardhje dhe dëshprim nga teorit e tyre, atdhetarët u zhgënjyen ndërsa vetëm ata që këmbëngulen në përndezjen e fantazisë luksoze në kushte mjerane siç janë politikanët kryelart mbetën të poshtruar karshi atyre që me dhimbje vendosën të shpërgulen nga trualli arbëror i ushqyer me gjakun fisnik.

Shtëpit e arnuara nga plagët e luftës sot po ndrrojn titullar, e disa të tjera po e perjetojnë aktin fatal mbylljen e dyerve me shtat dryna.

Pytjeve të trishta të mësimdhënësve: kush mungon sot?

Ju përgjigjen me zë të përvajshëm nxënësat: ata më të zellshmit që i shikojshim si e ardhmja e vendit, kanë marr rrugën për emigrim!

Familje, shkolla, lagje, qytete dhe vendlindje lamtumirë se shpresa po na zhvendos në toka të tjera përmes udhëve të torturushme.

Ndarjet e këtilla tepër të vështira po e ujitin me lotët e dhimbjes tokën për të cilën u flijuan në emër të lirisë.

Shtat vjeteori i pavarësis do t'i gjen nëpër përrenj, nëpër male dhe nëpër rrugë të dërrmuar, të lagur, të baltosur, të frikësuar, të tmerruar dhe me ankthe mu në shtetin e atyre që qenien tonë kombëtare e torturuan, e dhunuan, e masakruan, e pushkatuan dhe u  munduan me të gjitha forcat akademike, diplomatike, politike dhe ushtarake te çbanojn nga trualli amnor e me kënaqësi edhe nga ky planet, por,  motivet e ikjes janë edhe më tragjike: kafshata e bukës, shërimi i sëmundjeve dhe e ardhmja e fëmijëve.

Edhe familjarët e të zhdukurve udhëtojn për të njëtat arsyje nëpër ato rrugë dhe mund të shkelin mbi eshtrat e familjarëve të tyre sepse ai shtet mban peng eshtrat e afërsisht dy mijë të zhdukurve.

A ka gjë më të rënd nën këtë qiell se sa familja të shkel mbi eshtrat  e antarit të tyre të zhdukur që nga lufta, dhe ai atje nën tokë të klith nga gëzimi se familja e tij mbi tokë erdhi për t'ia kthyer eshtrat në vendlindje, por ata mbi tokë  i preokupojn edhe një mijë brenga të tjera dhe nxitimthi mundohen ta kalojn territorin e atij shteti që ju ka hap plag të pashërushme.

Klithja në formë të pytjes e nxjerrur nga eshtrat e të zhdukurve nga nën toka e Serbis e çan dheun dhe i ndjek pas: kush po ju detyron ta braktisni atdheun, për të cilin ne u flijuam ?!

"Kafshatë që s'kapërdihet është or vëlla mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi",   Migjeni përmes kësaj fraze shtrin fuqin e fjalës poetike për ta kapur dramaticitetin e mjerimit të njeriut shqiptar edhe në vitin 2015-të.

Vetëm për një çast të mundohemi t'i ndjejm shumë prindër kur fëmijët e tyre kanë nevoj për shërim dhe parat për kontrolle mjeksore dhe barna duhet t'i sigurojn duke trokitur nëpër porta të shumta. A nuk është ky një terror emocional për çdo nënë e baba?! E ka edhe shumë situata të tjera të ngjethura që zemrën njerëzore e coptojn në mijra pjesë.

Preokupimet e larmishme dhe të pandashme prej shumë vitesh shumicën e popullit e orientuan drejt një vendimi të tillë fatal, dhe përball këtij vendimi kushdo e në veqanti ata që ishin përgjegjës për mirëqenien e tyre privohen nga e drejta morale për ta vën para përgjegjësisë këtë karavan njërzish të rrënuar moralisht.

Ky fenomen po i trondit edhe eshtrat nën varre por siç duket shqiptarët po kërkojn me vendosmëri prespektiv, i kanë mbyllur veshët e stërlodhur nga broçkullat dhe s'ka njeri që i spraps dhe t'i rikthehen në botën e tyre të çveshur nga shpresa dhe ëndrrat, nëpër sofrat e tyre ku kryepjata është e mbushur me lëng dhe nëpër ambientet e tyre ku më shumë zotron terri se sa drita.

Gjysma e qeverisë së sotshme mbart mallkimin dhe përgjegjësin për këta lotë të derdhur të dhimbjes sepsa ajo ishte ne krye të tyre përgjat tetë viteve, le te merr inciativen fisnike për të ja konfiskuar pasurin atyre që u pasuruan në korriz të popullit dhe për t'i rehabilituar këta njerzë që do të kthehen me varfanjak se sa ishin.

Ndërsa kryeministri le të merr një inciativ tjetër fisnike duke jav kërkuar pagat e gjashtë mujorshit të paralizës institucionale deputetëve si dhe uljen e rrogave të tyre në emër të rehabilitimit të këtyre të mjerëve.

Shpresa kthehet me plane konkrete që kanë synim fonde për mirëqenien e tyre, e jo deklarata  të thata dhe foshnjore se tek e fundit ju do të mbartni mallkimin historik për humbjen e dinjitetit të këtij populli fisnik.