E enjte, 05.12.2019, 08:42 PM (GMT)

Komente » Xharra

Xharra: Fol Kim Mehmeti, shqiponja nuk është haram!

E diele, 08.02.2015, 04:00 PM


Fol Kim Mehmeti, se shqiponja nuk është haram !

Nga Fahri Xharra

Një mik i imi , publicist shumë me vlerë pati shkruar :”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Kim Mehmeti, cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikoj historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Kimi këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Kimi ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.”

As unë nuk e di si Kimi po ka nerva të qeta dhe heshtet karshi Hoxhë Bajramit i cili ka thënë se shqiponja apo ‘orrli’ siç i thuhet shqiponjës në gjuhën sllave është haram sipas interpretimit të drejtë të sektit hanefi dhe jo si e praktikojnë besimtarët sot .... Madje sipas këtij hoxhe ai që nuk fal namaz me kokfortësi mund të dënohet edhe me prerje koke (klan.mk) .  Kim , nëse nuk e ke degjuar po ta përsëris : ” Shqiponja është haram ” paska ligjeruar Hoxha i ”mirënjohur” i anëve  tuaja .

Ju merr mendja , miq të nderuar që hoxhallarët e kanë mësuar ndonjë herë në jetën e tyre se çka është shqiponja ; jo . E ka me të urdhërueme sepse  edhe kur flet e flat ashtu si i kanë thënë ”orrli”. E di hoxha se kush ishte Skënderbeu :jo. E ka lexuar hoxha ndonjëherë  Kadarenë: jo. Pra , krejt dijën e tij e ka prej  Kim Mehmetit dhe të tjerëve që kujdestarojnë në shërbim  kundër vetvetës ( kombit)  në stilit mercercenaresk se kush jep më shumë.

Kimi një herë  e kishte një konstatimi apologjik mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetuar) afër tij; komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ai ishte përthelluar në faktin se ata nuk janë më!

”Pse u zhdukën? Për veç disa faktorëve tjerë jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kulturore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rriten brenda trupit shqiptar dhe shqiptarët e islamizuar krijuan një subpopullacion kulturor, ortodoksët të vetin, katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qëndroi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vetveten. Pse kështu, sepse kishin dy disfavore, e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prodhonin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, politikisht, fizikisht… Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëruan kurrë plotësisht nga hamendja; herë çon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna Perendimi), herë nostalgjia për Babën (kur duhmat e Lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët, tashmë kishin harruar të zgjoheshin.” (Visar K. B.)

Kim Mehmeti , çdo fjalë e ke me thimthin e grejzës ; asgjë tek ty nuk është e rastit .

” Ai thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi. Unë e pyes ata kauboj: cili nga të burgosurit, nga të vrarit dhe nga dëbuarit nga Maqedonia u sakrifikua sepse ia mbyllën xhamisë? Sa hoxhallarë nga 1935 – dmth që nga ballistët e deri sot – e deri 2013 u burgosën sepse janë besimtarë radikal? Po kojshi i dashur a ke harruar se kafeneja e babait tim Zeqirit kishte “Pazar” më shumë në ramazan, ditën, (me perde) se sa natën? Po i dashur kojshi po a i ke harruar ata pak pleq që shkonin rregullisht në xhamitë e Dobërdollit që ma rrëfenin mua historinë ë e popullit shqiptarë dhe historinë e luftës së dytë botërore (jo në shkollë se atje mësonim sekretarët e SKOJ-it) ashtu siç thonin ata se ka qenë. A ke harruar se ne luanim k... duke ua vjedhur këpucët atyre pak njerëzve që shkon në xhami ose u dilnim natën nga varret të mbështjellë me çarçafë të kuq për t’i tmerruar? Po a i ke harruar ata imamë që kishin dashnore maqedonase dhe na thonin mos më dëgjoni kur flas në taravi? Unë nuk shpi f aspak i dashur kojshi kur them se hoxhallarët kanë punuar me udbën, se jo e dinim të gjithë, por ku jam dënuar unë për Kundërrevolucion me 6 vjet burg jam përballur me dëshmi të tilla?( Xhemal Leka).

Por Kimi vazhdon se e ka për detyrë ” “Krimi monstruoz në Paris tregon se jetojmë në kohë kur shërbëtorët e djallit, vrasin në emër të Zotit! Por, ky krim trishtues gjithashtu pasqyron edhe të vërtetën se bota Perëndimore, ku perëndi i vetëm është paraja, përballet me atë që në mas të madhe e prodhoi vetë ajo: të mbetur pa armikun ideologjik që e ‘stimulonte’ kapitalizmin të ecë përpara – komunizmin, disa qarqe Perëndimorë bënë çmos që të ‘shpikin’ armik të ri, madje edhe duke angazhuar ‘ekspertë’ që duhej fenë e paqes- Islamin, rrejshëm ta tregonin si fe që stimulon dhunën! Dhe ja, tani bota është futur në spiralen e dhunës, që prodhon tragjedi. Dalja do jetë më e vështirë seç e besonin ata që të mirën e vetvetes e ndërtonin mbi urrejtjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve. Andaj ne shqiptarët, si popull shumëfetarë, sot duhet të jemi më të afërt me njëri tjetrin se kur do qoftë më parë. Pra, ne duhet ta dimë se sot, si kurrë më parë, qarqet antishqiptare, do investojnë që të dëmtojnë më të shenjtën që kemi – trungun shumëfetarë të shqiptarisë! Andaj duhet ta mbrojmë këtë trung kombëtarë, me çka edhe do u dëshmojmë të gjithëve atë që shumëkush e ka harruar: se nuk janë fetë ato që stimulojnë dhunën, por është destruktiviteti njerëzorë ai që i keqpërdorë fetë për ta arsyetuar dhunën!” ( Kim Mehmeti)

Po fjala është për terrorizem islamik dhe pergjegjës jeni edhe ju vet. Shpesh ne tekstet tua ti perkrah islamin ekstrem dhe glorifikoni pushtuesit otoman. Një fe e cila na u imponua me dhunë e gjenocid, ju e spjegoni si pranim te natyrshëm, madje kaloni edhe në absurd duke thënë se na ka sjellë të mira..... Edhe unë e ndaj mëndimin  që “Kim Mehemti është njeriu i fundit i cili mund të flet në emër te Shqiptarëve apo si Shqiptar. Vonë të ka rënë në mend se nga te deklaruarit si Shqiptar ka perfitime. Perfitime per te falsifikuar historinë dhe trungun tonë. Nga një poull i vjetër, ndër më të vjetrit në Evropë, mundoheni te paraqitni nje komb multi-kulti, mbeturina te pushtuesve të ndryshëm të cilët kaluan nëpër Ballkan në kohë të ndryshme gjatë historisë.(nga Sali Rexhaj)

Fol Kim Mehmeti e thuaj hoxhë Bajramit se ‘ orrli “ nuk është  haram !



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT