Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ymer Halimi: Ja si është (vetë)tradhëtuar Kosova

| E diele, 08.02.2015, 12:48 PM |


JA SI ËSHTË (VETË)TRADHTUAR KOSOVA NË BISEDIME

(Pjesa 1)

Pjesë e diskutimit tim në Kuvendin e Kosovës,për PAKON E AHTISARIT, [Seanca (I) /05.06.2006/ ]

Nga Ymer Halimi

Unë do të flas për disa “cikërrime”, të cilat besoj flasin për tërësinë.

Në fjalorin politik, ka lindur një term i ri ‘diskriminim pozitiv’. Thënë saktë, kjo qëndron kështu, kur Komunitetet  i fitojnë disa avantazhe që nuk ua njohin as konventat Evropiane e ndërkombëtare, por  u janë dhënë te ne, dhe shumica nuk i ndien efektet negative të këtyre avantazheve. Kjo është domethënëse për kujdesin e shumicës ndaj Komuniteteve.

Por, konkretisht pakicat duhet t’i kenë vendet në Kuvend, konform vendeve të përparuara Evropiane.

Kuvendi nuk duhet të ketë votë asimetrike.

Të jetë e qartë, ky ‘diskriminim pozitiv’ në mënyrë implicite, popullatën shumicë në Kosovë po e akuzon, për diçka... (!?). Pse…?

Më pastaj, ‘zonat e sigurisë’, përreth manastireve ortodokse serbe, janë paradoksale. Thënë sinqerisht, të bëjnë të habitësh. Habisin edhe përshkrimet juridike-menaxhuese të këtyre hapësirave dhe parashikimet për to.

Për ata që i menduan dhe aprovuan këto zona, do të thosha fjalët e Krishtit: “O zot faliu mëkatet...” (Krim)

Ju lutem, janë 1100 të vërteta, që ato zona si të tilla të mos ekzistojnë, e  një gjysmë e vërtetë që të ekzistojnë.

Ne i ruajtëm me shekuj! I ruajtëm  edhe atëherë kur serbët i lanë vetëm.

Objektet e Kultit ortodoks serb do të jenë të sigurta aq sa ka siguri vetë Kosova.

Për këto zona mbrojtëse nuk ekziston shkaku.

Por, për këto zona është qëllimi.

Në politikë, veprimet e mëdha nuk hyjnë në porta të hapura, por për vrima dere (!).

Deputetë të nderuar,

nga Materiali për Reformimin e Pushtetit Lokal i dorëzuar nga Ministri Haziri, shihet në mënyrë tëhapur, se si pala Kosovare e humb ekuilibrin e dialogimit dhe rrëshqet në planin e bisedimeve, prej hapi në hap.

Kjo është një përshtatje e tepruar.

Ndoshta dikujt i nevojitet për mbijetesë politike!

Shumë gjëra që ministri Haziri i ekspozoi më parë, do të pësojnë ndryshime rrënjësore.

Do të bindeni.

Kjo është shqetësuese, por momenti nuk është për panik.

Ja, pjesa e materialit “për decentralizim” që Delegacioni i Kosovës e dorëzon më 20 shkurt 2006 në Vjenë, e qënë procese të mëvonshme, pëson aq metamorfozë, ashtu si procesi biologjik , kur krimbi arrin të shndërrohet në krijesë tjetër (flutur).

Shih, në faqen e 2-të të këtij Dokumenti, të “Parimet themelore”, te pika 1.4. pati shkruar: “Reforma e pushtetit lokal do të respektojë karakterin shumetnik të shoqërisë Kosovare. Ky karakter do të reflektojë në mënyrë të duhur, në nivelin komunal nëpërmjet ekzistencës dhe formimit të njësive shumetnike të qeverisjes lokale”.

Çka ndodh te Dokumenti i 29 Gusht 2006  i Grupit punues të delegacionit?

Pranon të formohen Komuna të reja mbi bazën etnike 100% serbe, e nuk e përfshin asnjë fshat me popullatë shqiptare dhe pse pozicioni gjeografik e imponon, por edhe anasjelltas.

Te komunat me shumicë shqiptare mundësisht nuk lë asnjë fshat serb.

A nuk u shkel parimi themelor që e promovoi Grupi politik? A nuk është ky segregacion etnik territorial ?!

Kryesorja, për ironi, rreth 90% e serbëve grupohen në territore të caktuara, në një anë, e në anën tjetër po ashtu edhe shqiptarët.

Ky është letërnjoftimi i Kosovës nesër, me dashjen apo pa dashjen tonë (!).

Nuk matet interesi i Kosovës mbi atë vlerë që folën ministrat më parë /Haziri e Gjini/. Kjo eshte  irituese  (diskutimi i tyre).

Sa u përket kompetencave, unë po e marr vetëm një shembull që i deshifron disa rrafshe vepruese politike e juridike në planin e decentralizimit.

P.sh. “Parimet e decentralizimit”. Pjesa A dhe E , sqarim teksti: “Paraqet mirëkuptimin e Prishtinës mbi projektmarrëveshjen e Statusit/ Decentralizimit në mes të UNOSEK-ut dhe Prishtinës, siç është diskutuar me 23 e deri më 25 Gusht 2006”.

Pika 9.  Paragrafi (e) shkruan:  “Në pajtim me legjislacionin kornizë të Kosovës, komuna me shumicë serbe e veriut të Mitrovicës do të jetë përgjegjëse për Universitetin publik serb”.

A nuk e demanton kjo Ministrin Haziri?!

A nuk e deshifron kjo tërësinë e qëllimit përfundimtar!?

Vetëm miopet nuk e shohin.

Prandaj, të më lejoni që të shpreh mendimin, që duket si një digresion nga ky debat, por megjithatë konvergjon saktë.

Dhe,ta kemi të qartë, pavarësia nuk është kuptim abstrakt.

Është vlerë që matet me parametra në mënyrë të saktë. Dhe,

Sa më pak kemi nevojë për të tjerët, e aq më pak kemi presion nga të tjerët, dhe sa më pak bëjmë presione mbi të tjerët, e aq më shumë e zbatojmë ligjin dhe e luftojmë krimin; sa më të aftë jemi ta mbrojmë vetën, e aq më funksionale të jenë tërësitë tona të brendshme,  aq më të pavarur jemi si individë dhe si shtet.

A i fuqizuam këta parametra në këto shtatë vite?!

E si do të funksionojë Kosova nesër (!?) - nuk e ka të qartë askush, sepse sa duket jemi tepër, - skajshëm të ndryshueshëm!?

Deputetë të nderuar,

“Botën e transformojnë veprimet e jo llafet”. Kështu mësohet në filozofi, nëse nuk e keni harruar.

Tash veprojnë të tjerët, kur ne nuk vepruam mençur, në këto vite të fundit.

................................................................

POPUJT KURRË NUK LODHEN NË LUFTËN PËR LIRI.  (05.06.2006)   (gjendet edhe ne transkriptin e Kuvendit të Kosovës)

***       Prandaj kompetenca e komunave serbe deri në “përgjegjësi për Universitet”, kap edhe përgjegjësinë për Trepçën, Energjetikën, Shëndetësinë, Postën, Ujëmbledhësin, policinë, doganat po edhe shumë rrafshe të tjera. Shihet, serbet i kanë adutet në dorë, sot, që ua ka lënë L. Haziri, A. Gjini, E. Hoxhaj, Y. Hysa me krerët politikë që shtirën si liderë: F. Sejdiu, H. Thaçi, V.Suroi, J.Krasniqi, A. Çeku. Blerim Shala.