| E shtune, 07.02.2015, 04:33 PM |
Mërgim Vardari
KUSHTRIM KUNDËR PERSEKUTIMIT ISLAMIK
Ju ftoj të marshojmë të lirë nëpër rrugët e Arbërisë,
Do ti gjejnë gurët e kalldrëmet e qytetërimit të Ilirisë...
Në këtë shekull të mashtruar, burri me besë ec përpara
Sepse na qenka burrë! Gruaja i shkon pas pse enka grua!
E mbuluar e izuluar, vetëm pse ka një besim tjetër
Ndaj Perëndisë dhe njerëzisë e botës tjetër...
Ju që më lexoni, do të konstatoni se s´jam kundërshtar
I besimit fetar, as për Krishtin as për Muhamedin
E as për Budën e as për besime të tjera në këtë botë.
Qaj hallet e nënës sime që më rriti
Duke u mbuluar e izoluar nga të tjerët.
Për tim nënë më lindi para tetëdhjetëvitesh,
Kërkoj të vërtetën e fisit tim Ilir që jetonin të lirë.
Pa shallvare, dimi, perçe e shaminë e Sulltanit
Burrat shqiptarë në këtë shekull të mashtruar
Në vend të kësulës së bardhë bajnë terlikun e Arabistanit.
Si u mbuluam e kush na mbuloi në këto shekujt e shëmtuar?
Osmanlinjtë na okupuan me dhunë, na islamizuan me sherr,
Shtatë vjet ushtar shkuam, për ata luftuam, ata na asimiluan.
Besimin fetar me dinakëri e dhanë,
E na shanë na dhunuan na dëbuan e na vranë.
Të njëjtën taktikë na i bënë sllavjanët që emigruan në tokat shqiptare
Të mallkuarit lirinë e fesë me dëshirë na e dhanë
E na thonin se shqiptarët janë turq apo arabë.
Ilirinë e okupuan dhe në Anadoll na dëbuan.
Shkollat shqipe i ndaluan, shtetin shqiptarë e ndanë në copa,
Shqiptarët i lanë të pazhvilluar t‘paintegruar,
Teritorin e kombit shqiptar e cunguan.
Sot në këtë shekull të mallkuar
Shqiptarët njëherë e përgjithëmonë
Duhet të bashkohen me njëri tjetrin:
Të shtrinë dorën e pajtimit,
Ta ndalojnë korrupsionin,
T’i flakin kësulat e zeza të Arabistanit,
Gruan mos ta marrin nëpër këmbë,
Duke e mbuluar e izoluar si me qenë skllave...
KOMEDI BALLKANIKE
(Një çift i ri me zakone të vjetra)
Ecnin rrugës, burri para,
E gruaja pas.
Gruaja goxha e larguar,
Nga hapat e burrit.
Një kamion i madh,
Me karroceri të hapur,
I mbushur me njerëz,
Që mbaheshin krah për krahu,
Me njëri-tjetrin,
Rrugës në qytet udhëtonin.
Kamioni lëshoi tym e pluhur,
Gruaja e dëshpëruar,
Ngre dorën lartë, shpreh qortim.
Dy burra për dore e kapën,
Dhe i ndihmuan t´hip n´kamion.
„Mirë e bëre o tim burrë,
Që hipëm në kamion si në furrë!“.
Kamioni eci disa km.
Gruaja filloi të bërtasë:
O unë e gjora, unë e gjora,
Ku e lash burrin e ngratë,
Humba burrin në rrugën e Zotit!
E mjera unë, çfar i bëra burrit tim
Mendova se edhe ai hipi n´kamion.
Gruaja bërtet, Ndalo, ndalo,
Dua të zbres!
Burri vazhdoi rrugën në fshat
Pas një kohe shikoi,
Gruaja nuk i vjente pas.
I gjori u mendua:
Ae kisha gruan, a isha vetë,
I bënte pyetje vetëvetes!
Shkoj burri në fshat,
Te kooperativa e fshatit u ndal,
Kërkon drejtorin e kooperativës:
Shoku drejtor më ndihmo,
Se halli madh më ka zënë,
Kam humb gruan o drejtor!
Drejtori: Si o burrë, çfar po thua?
Gruan e kam humbur,
Ishte me mua duke ecur,
Dhe nuk di ku ka ngecur.
Drejtori mendoi, mendoi:
Mos jeni hidhëruar me njëri tjetrin?
Jo, s`kemi qenë të hidhëruar,
Por gruaja më ka shkuar...
Drejtori: Trego si ndodhi,
Ku ishi duke shkuar?
Burri: Ecja para gruas,
Disa hapa isha larguar,
Gruaja vinte pas meje,
Hapa, hapa jo si hapat,
E burrave të gjata.
Unë ecja para,
Gruaja më vinte pas!
Një kamion i mbushur,
Me njerëz kaloi pranë,
Tym e pluhur na lëshoi.
Gruaja se di se ku shkoi,
Unë e thirrja dhe e kërkoja,
Ku më mbete, gru e shkretë!
U ula mbi një gur, mendoja,
I gjori unë e keqja si ndodhi,
A e kisha gruan, a e lash n`shtëpi,
Mendimi më iku koka mu bërë tollovi!
Drejtori: Gruaja ka hy n`kamion,
Jo! jo! Ajo s´pari më pyet mua,
Askund nuk shkon pa mua,
Bile edhe te gurra të mbush ujë
Më pyet mu, do të shkoj te gurra
Të të sjelli ujë të ftohtë o burro
Drejtori prap u menduar,
Sigurisht , gruaja ka hy në kamion.
Për hallet e problemin e katundit,
Hallet e dertin e fshatarit diskutonin.
Një burrë me mustaqe tha një fjalë,
Ç´ka po pret o burr ibret,
Në fshat bëhen thash e thënat
Fisteku humbi gruan duke ecur rrugës vet.
Shko te hoxha o vëlla ti japësh sadaka,
Të të shkruaj një hajmali,
Hajmalia do ta sjelle gruan në shtëpi.
Morre vesht o burrë i dheut!
Gruaja të është humbur në mal,
E ti rri si cjap i tredhur o teveqel!
Burri i gjorë mirë mendonte,
Shkoi te hoxhë efendija t’i ndihmonte:
O hoxhë efendi kam një dert me ta thënë,
Kam humb gruan hall i madhë më ka zënë!
Hoxha, burr i dheut hajmalija do të ndihmojë,
Por ca punë e ca lekë do të koshtojë!
Vetëm gruan të ma sjellës në shtëpi!
Hoxha efendi shkruajti dy hajmali,
Me dashuri, hajmalinë ia vari n´qafë,
Me mall e mbante i gjori hallexhi.
Drejtori kooperativës nga zyra doli,
Tetë burra nga katundi i angazhoi:
Izeti, Qerimi, Lika e Rahimi,
Do të ecin rrugës së fshatit Patalisht.
Hazbiu, Zenuni, Hasani e Sinani,
Do të ecin ka rruga e Gostivarit.
Ta takojnë gruan e vëllaut tonë.
Me shpresë është ndaluar te Gurra,
E Shën Mëhillit të lajë sytë,
Nga pluhuri kamionit,
Të pushojë e të pi ujë të freskët,
Te gurra e Shmillit afër kalasë sonë.
Hajde djem nisi, nisi menjëherë,
Drejtori kooperativës urdhëroi.
Burri i gjorë rrinte ulur e mendonte
Me duar n´faqe, me lot qante.
Hajmalinë
e
Pret gruan t´ja sjellin në shtëpi,
Dhe t’ia varë si qafore hajmalinë.
Edhe njëher bërtiti drejtori:
Ecni, ecni burra çka po pritni,
Mos të bëhet vonë e tu zë nata,
Mos nai kafshon ndonjë shtazë e egër,
Nusen e katundit të vëllaut tonë...
Shkuan djelmoshat duke vrapuar,
Tre nga rruga e Patalishtit duke vrapuar,
Tre nga rruga Gostivarit duke kënduar
Ata të rrugës së Patalishtit erdhën,
Lajmëruan drejtorin e kooperativës,
Nuk gjetëm udhës as grua as burrë,
Mund ta ketë marrë rrugën e malit,
Gruaja e vëllaut tonë, tha drejtori.
Marri për katundin tonë o njerëzi,
Burra të jemi gati të kërkojmë n`mal,
Rreziku e pret gruan e vëllaut tonë.
Një burrë bërtet e bërtet pa pushuar:
O burra e paskan gjetur gruan e gjorë,
Ua! Ua! britën burrat te kooperativa jonë,
Një bërtitje e këtij shekulli u dëgjua,
O burra, o burra paskan gjetur gruan e gjorë.
Burri me gojë hapur e shikonte,
Dy burra para gruas e dy burra pas,
Gruaja e kënaqur ecte mes burrave,
Me hapa të gjata kthehej te burri në shtëpi.
Drejtori kooperativës shumë u gëzua:
Ju lumt o djemosha të katundit tonë,
Nusen e fistekut nai sollët si kokë molle.
Drejtori lajmëroi nesër në mbledhje,
Tër katundi do të shkojë, t`kuvendojë,
Në mbledhje burrat do të vendosin,
Për fatin e grave në fshatin tonë:
Gratë të ecin para burrave si zonja të malësisë,
E burrat të ecin pas grave me shkopinjë e dajak,
Ti mbrojnë gratë nga tmerri a gabimi që i pret.
Prej asaj mbledhje të shenjtë në fshatin tonë,
Ky vendim nderohet e këngët i këndohen.
Parësia e katundit në mbledhje vendosi:
Burrat grave tu shkojnë pas ti ruajnë,
E gratë të ecin para burrave pa merak,
Në këtë shekull të shumtuar e të vonuar.
Gruaja e burri liri e të drejta nuk kanë,
Tërë jetën hajmalinë në qafë ta mbajnë,
Edhe kur të vdesin ta marrin n`varr.
Zoti e bekoftë Hoxhë Efendinë!
Që vëllaut tonë ia shkruajti hajmalinë.
Prej asaj dite gruaja e burri jetuan të lumtur,
Me mall e kujtojnin rrugën e katundit,
Vozitjen dhe pluhurin e kamionit,
Trimërin e burrave të katundit,
Ndihmën e pakursyer që afruan.
Hoxha i katundit qoftë i bekuar,
Dhe thash e thënat për çiftin që janë bërë,
Dhe këtë bisedë që e bëjmë sot,
Për burrat e gratë në shekullit tonë.
Drejtori i kooperativës qoftë i nderuar!
Burrat që ndihmuan qofshin të bekuar!
Hoxha fitoj xhehnetin me hajmalinë e shkruar.
Rrofshin
sa
Që ndihmuan çiftin e fshatit tonë...
Kjo nuk është një barcaletë, kjo është ndodhi e vërtetë.
Autori i këtij teksti-drejtori i kooperativës ishte njëzetedyvjeç,
E pa të arsyeshme ta publikojë këtë ndodhi
Në këtë shekull të mallkuar, për shqiptarët e vonuar.
KATËR KODET E DAJËS
I
Besimi fetar dhe shqiptarët e këtij shekulli.
Besimi fetar është një dëshirë individuale. Beso atë që do, por mos e tepro!
Teprimin edhe Perëndia nuk e do! Pedagogët, Priftërit a Hoxhallarët e kanë të ndaluar nxitjen a urrejtjen kundër çdo feje, që një individ a një popull beson.
II
Toleranca e shqiptarëve është historikisht në nivel të lartë.
Shqiptarët ndaj feve të tjera gjithmonë kanë qenë dhe janë tolerantë. Këtë e kemi trashëguar nga të parët tanë. Popullin shqiptarë nuk e ka penguar asnjë llojë besimi fetar, kur është fjala për të ruajtur vatanin e tyre shqiptar.
Dogmat fetare dhe shkollat shqipe…
Arsimtarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të ligjërojnë a të edukojnë nxënës a studentë shqiptarë për dogmat fetare! Dogmat fetare janë të dëmshme për edukatën e fëmijëve tanë, qofshin të fesë kristiane, myslimane apo të feve të tjera.
IV
Besimi në dijetarët shqiptarë është shpëtimi i shqiptarëve, pa implikime dogmash fetare. Ky është tabani i shkollimit të nxënësve dhe studentëve tanë.
Shqiptarët besojnë dijetarët tanë që u vranë për shkronjat e gjuhës shqipe dhe shkrimet e dokumentacionin që i dogjën okupatorët gjakatarë, turq dhe sllavë.