| E enjte, 05.02.2015, 08:29 PM |
Reagim me shkasë
TË FLASËSH PËR LKSHM; E MOS TË SHËNOSH EMRIN E z. Martin ÇUNI dhe Pal SOKOLI , KE GABUAR SHUMË …
Nga Ramiz Dërmaku
Siq po
shihet për ne shqiptarët nuk ka ditë që të na sjellë gëzim, sepse akoma ne
mesin tonë ka njerëz bile edhe intelektual, të cilët për shkakë të xhelozisë,
urrejtjes dhe veseve tjera, jo që nuk e thonë (shkruajnë) të vërtetën por edhe
merren me dukuri tjera negative siq janë: mendje madhësia, korrupsioni,
familjarizmi, bajraktarizmi. Populli thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në
xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk vlen të jetohet
as në
dritë. Mendoj se nuk patëm të
drejtë ne që u gëzuam aq shumë kur edhe tek ne shqiptarët arritën proceset demokratike ? ! Sistemet plurale
janë të mira vetëm për ata popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare ,
arësimore, kulturale, morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit.
Gjithnjë kam menduar se është e kotë njeriu të merret me shpifje, trillime, gënjeshtra, etj, etj,
sepse aty humb kohë dhe lodhë trurin me bajraktaristët, matrapazët,
karieristët, demagogët..., e shumë e shumë të tjera. Mirpo në rastin konkret,
një fjalë e popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe
unë kështu vendosa të humbas pakë kohë
ta thej bindjen time personale e ta informoj opinjonin dhe lexuesit se
Intervista e kryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqitarë në Mërgatë – (LKSHM) z.
Hasan Qyqalla, dhënë gazetarit e kolegut Mustaf Krasniqi, e botuar tek portali
KOSOVARI MEDIA, më ka demoralizuar mua shumë, anëtarët e kryesisë LKSHM dhe të
gjithë anëtarët e LKSHM, sepse aty
intervistuesi askund nuk përmend emrat e anëtarëve aktiv dhe të atyre qe më së
shumti kanë merita, për themelimin dhe funksionimin e LKSHM. Zoti kryetar keni
bërë një gabim shumë të madhë. Sepse 1-i gënjeni lexuesit dhe dy „ 2-i lëndon
rëndë të gjithë anëtarët e kryesisë së LKSHM-së por edhe anëtarësin e saj. Të shkruash për LKSHM, e mos të
shkruash së paku emrin e themeluesit ,intelektualit, atdhetarit, poetit
gazetarit ushtarit të UÇK-ës njeriut i cili nga lufta e Kosovës informonte
popullin me të gjitha ato që ndodhnin në Luftë si dhe u ipte kurajo, vullnetë
ushtrëve të UCK-ës, e ai është i burgosuri politik Martin ÇUNI. Pastaj ,
veprimtarit poetit dhe nacinalistit z. Neki Lulaj, ke bërë një gabim të madhë.
Pastaj z. Shaban Cakolli, z.Pal Sokoli, z.Mustaf Shabani, Asllan Dibrani, e
shumë e shumë të tjerë që nga formimi i LKSHM-së, jo që e mbajtën gjallë këtë
LKSHM, por edhe e ngriten lartë emrin e saj. Këta dhe shumë të tjerë ( që unë
ju kërkoj falje që nuk po ua shkruaj emrat“ e mbajtën gjallë dhe i dhanë frymë
për të jetuar. Autori Intervistes dhe
kryetari i LKSHM- z Hasan Qyqalla, jo që nuk e ka kryer detyrën që ia kanë vënë
vetitë por në disa raste kani bërë shkelje flagrante të së vërtetës për shkaqe që vetëm ju i dini
? ! Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret me çështje kombëtare,
kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi; s´pari duhet të përkulesh me
respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve e dëshmorëve të
popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu respekton me
ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave në histori
që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndertimin e një shteti
demokratikë. Që ne fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari gjithmonë I
ka respektuar traditat e veta kombetare (dhe i respekton akoma edhe sot), pa
marrë parasysh sakrificat që ju kanë paraqitur gjatë jetës së tij . Ne pjesa
dërmuese e lexuesëve jo që nuk janë të kënaqur me intervistën tuaj por janë
tejet të të revoltur me disa gjëra që i thuani
z. Hasan Qyqalla. Mosë tregimi i realitetit dhe lavdërimi i vehtvetës
kanë dëmtuar rëndë LKSHM. Ne gjatë leximit të intervistës suaj kemi hasur ne
disa gjëra jo të vërteta, ndersa i keni lënë ( apo thënë shkurtë) anash
njerëzit të cilët gjatë regjimit të kaluar ( por edhe sot) derdhën
djersë,mundë, gjakë dhe vuajtën vite te tëra nepër kazamatet serbo sllave. Z.
Hasan Qyqalla, ju edhe në intervistat tjera kurrë nuk e keni treguar të vërtetën por keni bërë
përpjkje për ta ngritur vetën, pra thënë shkurt keni gabuar rëndë. Unë për vehte të them hapur se kurr nuk do tua harroj këtë ligësi, sepse
e keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet. Sa i përket aktiviteteve të
intelektualit, gazetarit, atdhetarit dhe ushtarit të UCK-ës“ z. Martin Çuni, se
sa ai i ka kontribuari Çështjes
sonë flasin argumentet.