E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Kulturë

Shaban Peraj: Realiteti ynë

E enjte, 05.02.2015, 08:05 PM


Realiteti ynë

Shkruan: Shaban Peraj

Na ka mbetur edhe një logjikë tjetër mbi të cilën duhet biseduar, në rast se nuk mjafton logjika e besimit, atëherë nuk kemi pse të të besojmë më ne shqiptarët në Mal të Zi, atë e kemi humbur.  Tashmë i pamë të gjithë përfaqësuesit politik të komunitetit  tonë në parlamentin malazias, dhe a thua çfarë rezultatesh na  sollën këta që nuk arritën as t’I ushqejnë njerëzit nga  varfëria, as që i siguruan nga frika, as që I bashkuan pas  përçarjes, dhe as që arritën t’i bëjnë krenarë. Ne mbetem ata  që jemi , problemet tona jo vetëm që nuk u zgjidhën, por  përkundrazi ato u shtuan, jo me fajin tone, por me fajin e  përfaqësuseve politik shqiptarë. Në realitet nuk pati  ndonjë  përpjekje për të kaluar nga më e keqja kah më e mira, përkundrazi  pati veprime të mbrapshta të përfaqësuesve tanë, po rënkojmë edhe  ne sikur të gjithë të tjerët në trojet shqiptare. Si popull  gjithnjë vazhdojmë të tronditemi dhe të lëkundemi dhe nuk do të  mundemi të stabilizohemi asnjëherë, përveç se me besimin e  ndërsjellë.

Ka një rregull që i bashkon të gjithë, ndryshe të gjithë  përçahen dhe nuk takohen asnjëherë , gjë kjo e cila fatkeqësisht  po I ndodh komunitetit shqiptar në Mal të Zi, ku disa nga aktorët e  kësaj loje po drejtohen nga Lindja dhe të tjerët nga Perëndimi, dhe  kështu brënda  një populli gjejmë njerëz të përçarë dhe të  paorganizuar , gjë që po ndihmohen nga të zgjedhurit e popullit, nga  ata që do duhej të formojnë një trup të vetëm. Edhe përkundër kërkesave të herëpashershme këta zhurmaxhi që  pikësynim kanë postin e deputetit , nuk arritën asnjëherë në këto  vite të demokracisë të bashkojnë elektoratin shqiptarë ,  përkundrazi njerëzit ndahen djathtas e majtas, në djathtistë e  majtistë , e në kohë të fundit këta deputetë përsëri kërkojnë  të marrin gradat, të zëjnë pozitat pasi që drejtimi i tyre nuk   është populli, atë nuk arritën ta bashkojnë asnjëherë! Ata nuk  arritën asnjë sukses në betejën  për përmirësimin e çështjes  shqiptare në Mal të Zi. A thua ku kermi arritur në këtë aspekt?  Ende gjindemi n  shkallën zero! Kjo fatkeqësi dhe kjo gjendje na ka  ardhur pikërisht nga këta që në kohë të fundit kanë ngritur  shumë zhurmë në opinionin e ktushëm e bile shkuan aq larg sa për  problemet që i krijuan vet, nxituan të njoftojnë edhe përfaqësues  të ambasadave dhe institucionet shtetërore në Mal të Zi! Atëherë  çka?  Pse këto veprime nuk i bënë më herët në kërkesat e tyre  për përmirësimin e pozitës shqiptare, pse nuk vepruan për migrimin  në heshtje, pse nuk reaguan në mënyrë institucionale permes këtyre  ambasadave për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në arsim,  culture, privatizimin e ndërmarrjeve publike, pse…? Nëse këta nuk  gjetën mekanizma të tjera për të mbrojtur vetën, nuk arritën të  ngopin barkun nga rrogat e majme që kanë, atëherë ç’kanë bërë?  Nga politika përçarëse që kanë ngulitur këta në kokat e tyre ka  bërë që këto ditë të formohet edhe një subjekt tjetër  politik  shqiptar këtu në Mal të Zi: Lëvizja qendrore shqiptare për  integrim, dhe kjo është dëshmia më e mire se byrokracitë e tyre  kanë bërë që të krijohet një hendek  në mes të përfaqësuesve  politik dhe elektoratit. Patologjia e tyre nuk lejon që demokracia të  marrë frymë lirshëm, të zë vendin që i takon komunitetit  shqiptarë në lirinë e lëvizjes, të besimit dhe angazhimit të  mirëfilltë politik.

Ka rrugë të shumta për përmirësim e tejkalim të situates nga ajo  që po ndjekim Gjeloshaj e Bardhi, Nimanbegu e Sinishtaj, thjeshtë në  krye të çdonjerës prej këtyre rrugëve duket se ka djall, dhe ne  jemi në huti nga deklaratat e dhëna prej tyre, shqetësim,  kontradikta, humbje e prapambeturi , dhe nuk ka shpëtim pëderisa këta  të vazhdojnë me zhurmë në mbrojtje të interesave të veta. Kjo  është ajo të cilën e thotë realiteti dhe ajo të cilën e shpreh  jeta në tërsi. Një njeri mund të bëjë ç’të dojë, por  nuk  mund të vendos ate që do ai.Ne kemi nevojë për politikanë që në  çdo aspekt të jetës tone , me qëllim që të stabilizohemi dhe të  ndjejmë qetësi në vend të tronditjeve të vazhdueshme që po na  servojnë politikanët tonë, shqetësimet e vazhdueshme që po ndodhin  në komunitetin shqiptarë në Mal të Zi që ndonjëri prej tyre të  punojnë ndonjë punë të përkryer, të na japin rregullin që bashkon  obligimet ndaj vetës me obligimin ndaj popullit duke u dhënë  njerëzve të mira.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora