E premte, 19.04.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit

E enjte, 05.02.2015, 08:11 PM


VEPRA  BRIGJEVE TE DRINIT MORACES E LIMIT  / VELLIMI I PARE

DY FJALË

Sot, më 1 janar 2015, po merr udhë për botim kjo vepër kolanë: “Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit”, e cila përfshin shkrime të ndryshme të mijat për treva etnike shqiptare në disa shtete ballkanike që rrjedhat e tyre ujore derdhen në këta tre lumenj degëshumtë, të mëdhenj e të gjatë.

Ky botim, në çdo vëllim, në vazhdimësi, ndahet në pesë ble. I pari: “Brigjeve të Drinit”. I dyti: “Brigjeve të Moraçes”. I treti: “Brigjeve të Limit”. I katërti: “Dosje”. I pesti: “Profil”. Dy blejtë e fundit nuk mund të zenë vend ma shumë se një të katërten e çdo libri apo të krejt kësaj vepre disa vëllimshe. Çdo botim do ketë deri në mbi dyqind faqe dhe, në brendi të secilit, dhe nga një bllok tetëfletësh dyanësh me ngjyra.

Shkrimet e këtij botimi serial, si gazetari, publicistikë e letërsi, janë përzgjedhur nga rreth tridhjetë mijë faqe të shkruara prej meje e të botuara në media shqiptare e të huaja, në librat e mij e të tjerëve, etj. Pjesa ma e madhe e tyne, publikohen për herë të parë apo ato ma të hershmet do të jenë të ripunuara e të plotësuara koh trajtesa e fakte të reja. Shumë sish, nga këto shkrime, janë shkruar enkas për kit’ vargni botimi udhënisun.

Ky botim, për arsye fondesh të pamjaftueshme, fillanis me një tirazh të ulët (rreth 300 kopje), ndaj shpërndarja gjeografike e tij dhe blerja e tij nga ente të interesuara e lexues në vise etnike shqiptare në Ballkan e në diasporat shqiptare në botë si dhe me porosi paraprake (abonim para botimit të vëllimit të dytë, të tretë...) do të krijojnë mundësira e hapësira për botimin e vëllimeve të tjerë në një kohë më të shpejtë, të afërt, e me një tirazh më të lartë e me tipografi më cilësore, etj.

Së fundit, për secilin lexues të këtij botimi disavëllimsh kisha një kërkesë: në se gjen kohë e mundësi reale të ketë mirësinë për të përcjellë mendime, vrejtje, sugjerime për kit’ vëllim të parë e të tjerët në vargavijë.

Në përmbyllje po them diçka për miradije: ky botim serial mund të kishte dhe titullin “Brigjeve të Drinit e të Vjosës...” apo ndryshe, po jam ndalë me shkrue për disa pjesë etnike të kombit shqiptar përgjatë rrjedhave të Drinit, Moraçës e Limit pasi në historitë e jetët e tyre të derisotme në Malin e Zi, Maqedoni, Sanxhak (Serbi), etj. po vazhdon rreziku i asimilimit, shpërnguljeve, tjetërsimit etno-historik të tyre edhe në kit’ shek. XXI, në kit’ Rend të Ri Botëror, pasi Koha me faktorët e saj po punon e fryton për Shqipërinë në kufijtë e vet etnik të mundshëm, për Shqiptarinë në lartësime të reja epokale.

Ramiz LUSHAJ

Kutia Postare 96

Tiranë - Shqipëri

_________________

-Per Zemrashqiptare, nga Z. Lushaj, Shengjin, Albani, 2 Shkurt 2015-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora