Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cirongu: Kongresi i Lushnjes - ngjarje madhore

| E enjte, 05.02.2015, 08:29 PM |


Kongresi i Lushnjes ,- ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë

Nga Xhevahir Cirongu

Sa herë shfletojmë historinë, para syve tanë na shfaqet edhe ajo  shtëpi e thjeshtë  muze, por me histori të madhe, e cila ndodhet në qytetin e Lushnjes e  cia të fton për ta vizituar. Ajo ngrihet me madhështi në zemrën  e myzeqesë sonë. Janë  plotë 95 vjet që nga ajo ditë, ku  delegatët e ardhur nga gjithë trojet shqiptare, thirrën Kongresin e Lushnjes e që unanimisht vendosën  për fatet e atdheut tonë.  Kongresi i Lushnjes  zhvilloi punimet  nga 21 – 31 janar të vitit 1920. Ishin 68 delegatë që përfaqësonin gjithë trojet tona nga veriu në jug, ku ata vulosën fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve. Me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, e në nderim të kontributit të Delegatëve pjesëmarrës në këtë kongres, këto ditë në qytetin bregdetar të Durrësi, u bë promovimi i librit me titull: ‘’Kongresi Kombëtar i Lushnjës’’ me autor Engjëll Sh. Zerdelia. Autori ka lindur në vitin 1958 në Leskovik  dhe banon në Lushnje. Libri ka 220 faqe ,ku  në brendësi të tij, lexuesi do njihet me  shumë dokumente e fakte historike, por edhe të shoqëruar  me fotot e kohës kur janë zhvilluar ngjarjet. Kjo  e fakte të tjera, që autori na sjell në këtë libër historik, për lexuesin është një ‘’gur margaritar’’ për të njohur të djeshmen e historisë sonë e vendimet historike të këtij Kongresi. Kështu, në nderim  e të kontributit që kanë dhënë edhe delegatët  e Durrësit, Kavajës e Shijakut në këtë Kongres,Klubi  Art dhe Kulturës SIGAL UNIQA , Durrës në datën 28 janar 2015, organizoj  një takim me intelektualë, historianë, poetë , shkrimtarë e qytetarë; të cilët u njohën me vlerat historike që mbart libri i autorit Engjëll Zerdelia. Fjalën e hapjes të këtij eventi, të pranishmëve u foli Drejtoresha  Klub @ Art – Kulturës SIGAL , Mimoza Mele.  Delegatë që përfaqsonte Durrësin, Kavajën e Shijakun, ishin: Abdi Adem Toptani,  Rexhep Jella, Shazivar Mustafa Alltuni, Xhaferr   Asllan Ypi, Irfan Allaman Ohri. Në libër jepet edhe një foto e  Parlamentit    parë Shhqiptar, viti 1921. Kongresi i Lushnjes zgjodhi  Qeverinë e përbërë me 10 ministri. Sulejman Delvina u zgjodh  Kryeministër. Kurse Eshref  Frashëri  Zv. Kryeministër. E rëndësishmja e këtij Kongresi ishte edhe fakti tjetër , sepse delegatët e të zgjedhurit në Qeveri  përfaqsoheshin nga të gjitha besimet fetare, se për shqiptarin feja është shqiptaria.

Në organizimin e këtij aktiviteti historik e kulturor të promovimit të librit ‘’Kongresi Kombëtar i Lushnjes’’  me autor Engjëll Zerdelia, ndihmuan Naim Kuçuku, Ermir Dizdari, etj. Në këtë aktivitet të 95 vjetorit të Kongresit të Lushnjes merrte pjesë edhe Kryetari i Shoqatës Durrësi z. Shpëtim Metani. Midis të tjerash, autori Engjëll Zerdelia, falnderoi  të pranishmit e aktivitetit e gjithë durrsakët për vlerësimin që u bëjnë vlerave atdhetare e patriotike në edukimin e brezave me ndjenjat e atdhedashurisë. Aty u shfaq edhe një film dokumentar që i dedikohësh  Kongresit të Lushnjes.

Aktiviteti  u ndoq edhe nga mediet e shkruara e ato vizive, lokale e qëndrore.

Durrës, 28 .01. 2015