Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Avdi Ibrahimi: Shpirti në maje të hundës!

| E enjte, 05.02.2015, 06:27 PM |


MJAFT MË SE NA KENI SJELL SHPIRTIN NË MAJE TË HUNDËS!

Nga Avdi Ibrahimi

Çfarë çmendurie! Më ka rastisur të dëgjoj e lexoj gati çdo ditë disa njerëz që janë të apasionuar pas liderit të tyre partiak sa konfuzioni i tyre moral, sikur na kujton atë trajtimin e mendimit apsurd, ku dita nuk mund të jetë assesi më e ngrohtë se nata, ku drita për ta assesi nuk është më e ndritshme se errësira, ku toka assesi nuk është më e thatë se deti, atëherë është mbase e qartë se njerëzit e tillë e kanë humbur aftësin për të shquar dallimin.

Qysh nga kohëra të lashta njerëzit që bënin biznes e pastaj disa edhe bëheshin “udhëheqës” që nëpërmjet parasë e mashtrimit, të atij apo këtij populli, tani të këtij apo atij shteti, kanë keqpërdorur emrin e “Udhëheqësit” për qëllime personale, kështu ata të mëparshmit, po edhe këta të sotshmit për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Mbase besimi tek lideri partiak i takon kohës së re. Njerëzit, duke qenë inferior dhe te varur drejtëpërdrejtë nga lideri i tyre partiak, e ngritin në kult atë, duke i dhënë atributin e  të paprekshmit... Të besosh në një lider nuk dëmton askënd dhe është tejet personale, por të jeshë i vetëmashtruar, e pastaj t’i mashtrosh të tjerët, është spekulim, është pandershmëri, është apsurde, është mbase edhe çmenduri! Është e kuptueshme se ka njerëz që kanë nevojë për një kult frike apo adhurimi, ka njerëz që besimin në liderin e tyre e ndjejnë si shpresë dhe forcë për të përballuar dhe realizuar qëllimet e të jetuarit.

Po ju kujtojmë këtyre servilëve të vetëmashtruar se, të luftosh pushtuesin e kombit shqiptar me penë e pushkë nuk është diktaturë, por edhe të jeshë kundër keqeverisjes së pushtetarëve të tanishëm nuk është antiatdhetarizëm, por përkundrazi është të jeshë i ditur dhe i kulturuar njëkohësisht të jeshë me ndjenja të larta atdhetare. Këtë ndjenjë të lart kulture dhe atdhetarie e tregun me vepra heronjtë e heroinat e Kombit Shqiptar nëpër shekujt e përflakur. Këtë ndjenjë të lartë atdhetarie dhe kulture e pati edhe Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari bashkë me luftëtarët e lirisë e natyrisht as kjo nuk quhet diktaturë.

Politika e rezistencës pasive nuk është asfarë shenje e qytetrimit evropian, nëse nuk e mbron dinjitetin kombëtar, por është dukuri e vetënënshtrimit dhe fyerje kombëtare. Por as politika e "nacionalizmit si kapital politik", nuk është asfarë shenje e atdhedashurisë, por dukuri e nënshtrimit politik. Politika e "integrimeve" e "hapsirave demokratike", e "kompromiseve", e "qarkullimit të lirë të njerëzve", nuk është asfarë premise politike, por mohim i dinjitetit kombëtar.

Jemi dëshmitar se sot, në Qeverinë e Kosovës të Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ndodhet në bashkëqeverisje një Ministër për Kthim, nga Lista Sërbska, njëfar Aleksandri i quajti “egërsira” familjaret e të zhdukurve shqiptar nga Gjakova, që gjakuan për liri... që Shteti terrorist  serb i Aleksandrit bëri gjenocit mbi popullin shqiptar, para disa viteve, ku ende kullojnë gjak plagët shqiptare.

Si qytetar shqiptar i Republikës Shqiptare të Kosovës, apeloj të reflektoj Qeveria e Kosovës, sa s’është bërë vonë, ti plotësoj këto tri kërkesa jetike të popullit:

1. Ta shkarkoj sa më parë Jabllanoviqin nga kabineti qeveritar i Isa Mustafës.

2. Trepça gjigandi ynë ekonomik të bëhet ndërmarrje publike.

3. Të ndaloj me të gjitha mjetet paqësore largimin e qytetarëve shqiptar nga Kosova.

Kjo është mbase detyrë mbi detyrat e Qeverisë së Ksovës, që kërkon situata aktuale, mos përfillja e këtyre kërkesave gjithpopullore na bënë të ju themi: Mjaftë më se na keni sjellë shpirtin në maje të hundës, nuk beson më asnjë qytetar i Kosovës në këta politikan idhuj pakrena, që vazhdimisht bënë kompromise politike në dëm të shqiptarëve të Kosovës, e durimit i ka ardhur fundi... Qeveria t’i kërkoj llogari Aleksandrit, e të bëjë largimin e menjëhershëm, nga pozitat e larta në Republikën Shqiptare të Kosovës, të këtij  Aleksandri dhe gjith, aleksandrave që hanë bukën e Shtetit Shqiptar të Kosovës, por qe punojnë e veprojnë për Serbinë gjenocidiste!

Prizren, 2 shkurt 2015.