E premte, 19.04.2024, 11:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kambanat që tund Albert Verria

E enjte, 05.02.2015, 07:09 PM


"Kambanat" që tund Albert Verria

Nga libri i fundit "Deri kur?!!!"

(esse)

Nga Përparim Hysi

Nuk ke  se si mos çuditesh me Artistin e Popullit, Albert Verria. Këtë radhë jo me ndonjë çudi nga loja në skenë, por me një libër që, parë nga faqet,  mund ta marrësh fare mirë si për një libërth dhe aq. Çudia qendron në faktin se pse e ka shkruar Albert Verria këtë libërth që ka vlera të pakonstetueshme. Kur zura ta lexoj, thashë se mos Berti është bërë një heretik i pandreqshëm, kur di që është një ortodoks aq  i mirë dhe, për të dalë nga deti në stere (këtë po e bëj për ata që nuk e njohin nga afër Bertin), mund të deklaroj fare hapur: Albert Verria jo vetëm nuk është heretik, por një i krishter i mirë që jo vetëm beson në fenë e tij, por ka të njëjtën ndjesi e respekt dhe për fetë e tjera. Pse ka respekt, ai  ka dhe një shqetësim qytetar. Aq  i shqetësuar është, sa zë dhe tund kambanat vetëm e vetëm për të dëgjuar deri lart: në instacat e larta: në Vatikan e deri tek Papa.

*    *   *

E ka vënë kryqin mbi shpinë si një misionar që, përmjet shëmbujve apo ngjarjeve reale, do të reformojë një dogmë që  rrënjët i ka larg e larg që nga lashtësia apo mesjeta. Është një reformator racional, kur në njërën anë vë shkencën (dikur të mohuar e të nëpërkëmbur nga kisha dhe inkuzicioni), me martirë të tillë si Xhordano  Bruno (për mos vazhduar me të tjerë), dhe, nga na tjetër, kishën romane të sotme apo kishën katolike. Kur lexoj për këtë mision, më shkon mendja gati  katër shekuj më parë kur reformatori  gjerman, Martin Luteri, u ngrit kundër "idulgjencave" të kishës katolike. Martin Luteri ( ju lutem lexusëve që nuk është fjala për Martin Luter Kingun e Amrrikës), jo  vetëm reformoi kishën gjermane, por, sipas Engelsit vuri bazat e normës letrare në Gjermani. Natyrisht, jo çdo analogji është plotësisht e barazvlefshme, por, parë në një vështrim kalimthi, Albert Verria këtë qëllim i ka vënë vetes përmjet këtij libri. Misioni, siç shihet, është i guximshëm dhe pak i përveçëm. Sa kam lexuar unë, ende nuk kam hasur në një orvajtje kaq të guximshme. Vetvetiu të lind pyetja:- Po çfarë e shtyn  Albert Verrinë drejt këtij misioni kaq unikal? Le t'i hapim ngadalë, fletët e librit. Që në faqet e para, ai del si një interlekutor midis botës nën tokë dhe asaj mbi tokë. NJë mision që e merr vet përsipër. jo se atij i preken interesa të drejtpërdrejta, por kur sheh padrejtësi; kur sheh kisha të lara në flori që sikur përqeshin të varfërit, atëherë bëhet grinjar dhe zë tund kambanat aq fortë,sa kërkon t'ua shkallmojë veshët të zënë  me dyllë.

Ai sheh klerikë të dhjamur që jo vetëm janë imoralë, pedofilë, sharlatanë, por, tek psallin në ato objektet e kultit, hiqen si ëngjëj e shenjtë. Duke veshur veladonin e një prej etërve të kishës, ai zë dhe ua çjerrë maskën.

Duke ndërmarrë një mision të tillë, ai sikur është nisur drejt  portës së Ferrit. Por nuk zmbrapset dhe tek e shoh kaq të revoltuar e të vendosur në misonin e tij kaq qytetar, më ravijëzohet një thënie me vlerë e kryemenistrit më të shquar  englez,  të Wiston Çerçillit që thoshte: " Në je nisur drejt Ferrit, vazhdo të ecësh". Dhe Berti, nën veladonin e një prelati kishtar, vazhdon të ecë. Sheh se tundohet nga një "rrëfyese"; sheh një tjetër "Atë" që bie në kurthin e dashurisë. Dhe arrin në përfundim: priftërinjtë katolikë duhet të martohen. Pasqyrat janë përpara: skandale, pedofili, nepotizëm dhe, siç e ka zënë (kjo është kambana që tundet më fort), kisha do hajë veten e vetë. Duke sjellë shëmbullin e një "Ati" që bën rrëfimin e fundit (ka kërkuar të lirohet si klerik), Bert Verria bën apelin e madh qytetar ndaj  Papatit a vet Papës së Romës. Kërkesa e misionarit Albert Verria, nuk është një çalltisje dhe aq. Ai është aq racional dhe mbushësmendësh në kërkesën e tij, sa nuk ke se si mos i japësh të drejtë. Kleriku që heq veladonin për të realizuar dashurinë e tij të pastër, me një "rrëfyesen" e tij, pothuaj se i thotë gjërat hapur: a kisha unë një baba? A kisha unë një nënë? A nuk linda unë nga një dashuri e timeti, me një murgeshë? Këto janë pyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje.

Natyrisht, shqetësimi qytetar i Albert Verrisë merr dhe përmasa më të mëdha dhe më me vlerë, për faktin se ai si një fetar i mirë, di që të mishërojë dhe të falë edhe "krime" vetgjyqësie, kur "rrëfyesi" a "rrëfyesja" janë ndodhur në  çaste kur u kërcënohej jeta a u prishej ajo për t'u përdorur si "mishi i bardhë". Ai fal atë vajzën që helmoi "rrëmbyesit" e saj, duke diktuar: feja, Zoti, falin të gjithë ata që mbrojnë jetën e tyre, se shteti i ka lënë në pambrojtje. Si qytetar, Albert Verria, është me Platonin: krahas bindjes, duhet dhe forca. Por qytetari artist, Albert Verria, nuk fle i qetë kur sheh që klerikët lënë kokrrën e namit: prishin imazhin e kishës dhe fesë. Nuk fle i qetë, kur të varfërit nuk gjejnë të drejtën. Mbetin raja për të drejtën e tyre,se nëpërkëmben dhe duke tundur kambanat, jo vetëm bëhet apologjeti i tyre kundër padrejtësive, imoralitetit dhe vaniteti, por i tund fort kambanat, duke bërtitur: - Deri  kur?... Është një pyetje që sensebilizon të gjithë ata që kanë veshë. Nga kjo pikëpamje, Albert Verria, është një luftëtar për prosperitetin e shoqërisë. Parë me këtë sy, më kujton Volterin që thoshte: "Në ke një laps, je nisur për luftë", Berti është nisur në këtë luftë që është aq e bukur dhe aq paqësore. Berti! Unë jam me ty dhe të uroj: hallall që e ke  prishur gjumin!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora