Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Shehu: Hasan Frangu, portret nëpër vite

| E merkure, 04.02.2015, 08:55 PM |


HASAN FRANGU,  NJË PORTRET NËPËR VITE

NGA QAZIM SHEHU

Komuna e Lisit në Mat që përbëhet nga fshatrat Lis, Vinoll, Shoshaj, Zenisht, Mallunzë, i dha këto ditë titullin:Qytetar Nderi, Hasan Frangut, mësues- metodist i vjetër menjë kontribut të  vyer në dekada për ngritjen dhe forcimin e sistemit arsimor në rrethin e Matit dhe më gjërë.

Tituj të tillë që jepen nga këshillat komunalë,  zakonisht zënë një miratim të gjërë në opinionin publik për ata që i njohin mirë personat dhe në kontekstin e ditëve të sotme , kur arsimi gjithnjë e më shumë po vihet në fokus të instancave shhtetërore dhe të komunitetit .Ky titull merr një domethënie të madhe  në përvijimin e një besimi se ende figura e arsimtarit me gjithë deformimet , sajimet,  apo kontestimet , mbetet një figurë e nderuar.Janë dhjetra e qindra nxënës që ai nxjerr nga duart e tij, deputetë,  ministra, inxhinierë e shkencëtarë, janë dhjetra e qindra shembuj që përcillen në modelimin kulturor më të bukur,  po të kihet në vëmendje se askush nuk mund të barabitetet në sensin e urtësisë dhe ndershmërisë me figurën e mësuesit.

Këto mendiime si fillim më erdhën vetiu kur mësova për këtë eveniment sa të thjeshtë dhe aq njerëzor.Fakti se edhe vetë jam mësues i vjetër më bëri të besoj më të mirën që duhet të përcjellin instancat për mësuesin,  jo më ta përgojojnë ata që nuk kanë çfarë të bëjnë dhe i turren mësuesit,  sikur ai të gjeneroë shëmtitë e këtij realiteti dhe dështimin e tij,  padrejtësisht ia vesh mësuesit.Po cili është Hasan Frangu?

Ai e nis punën në Val të Martaneshit më 1969,  një zonë e thellë malore, izoluar për shkak të terrenit,  po një fshat arsimdashës me etje për dije dhe për të mësuar.Janë vite rinore plot pasione dhe për mësuesin e ri,  një tip Migjeni; do mbeten si vite të pashlyeshme si një nisje e bukur duke u shërbyer malësorëve të urtë të Martaneshit.Pastaj nga viti 1972 deri në vitin 1977 Hasani do punojë në Vinjoll në shkollën e këtij fshati.Natyrisht , puna e palodhur në shërbim të komunitetit të asaj kohe do të sillet si një eksperiencë në rritje duke kulmuar herë pas here në arritje të shkëlqyera  dhe këmbënguljen për tu rritur profesionalisht dhe për të ndjekur me vëmendje sukseset e nxënësve , të cilët pasi kalonin nga një cikël shkolle synonin për më lart.Pastaj  në Shlli  ku punon gati 15 vjet e aty merr edhe medaljen “Naim Frashëri”.Kjo bredhje nëpër fshatrat e Matit i dha Hasanit një njohje të gjërë, ai njohu ata vogëlushë të zgjuar të cilëve u mësoi matematikën dhe nuk u bënë Zenelë të Migjenit,  përkundrazi në horizontin e asaj kohe ata arritën të merrnin bursa, por të mos harrohet,  ai u mësoi përmes  matematikës ëndrrën për të guxuar, për tu bërë të zotë , inxhinierë e konstruktorë të ardhshëm, çka mbetet dëshira e kahmotshme e çdo mësuesi pasionant, siç ishte edhe Hasani atëhere.Fjalë më të mira do flasë për Hasanin , Ali Cera,  mësuesi i vjetër i gjuhë letërsisë në Shlli.Si bashkëkoleg i hershëm  ai do të kujtojë privimet e shumta të asaj kohe,  por njëherit edhe  pasionin e madh,  ëndrrat e shumta,  të cilat arsimtari i shkëndijon në sytë e çdo fëmije me artin e transmetimit të dijes.

Edhe Shefki Çupi është  i këtij mendimi  duke e vijuar fjalën për Hasanin, këtë mësues të përkushtuar në arsimin e Matit ,  jo vetëm të Lisit , fjalë që konsiston në respektin më të mirë dhe ndjenjën më të lartë të mirënjohjes që kanë breza të tërë për mësuesin veteran,  Frangu.

Ndërsa Nazmi Shima,  ish koleg në shkollën e Mëzezit , Tiranë , ku Hasani fillon punë  në vitin 1999, do e cilësojë duke e portretizuar Hasanin në një kohë tjetër, kohë e vlimeve të mëdha të mentaliteteve lëvizëse, e fluksit demografik që vërshoi drejt qendrave të mëdha urbane,  dhe këtë mësues të vjetër e ruajtën me korrektesë atë traditë të vjetër dhe trashëgimi të vyer të arsimit shqiptar, duke e vijuar punën po njësoj, duke u përshtatur dhe integruar fare mirë me të rejat që sillte arsimi.Rezultat i kësaj,  pas çmimit të Naim Frashërit , mbetet fitimi i olimpiadës së matematikës në shkallë Qarku në vitin 2009, ku , nxënësit e Mëzezit përgatitur nga Hasani ,  arrijnë të “mposhtin” edhe shkolla të afërqendrës.

Për çdo mësues është një kënaqësi e shumëfishtë  kur e shikon  nxënësin e vet të renditet i pari.”Duajini fëmijtë tuaj,  thoshte Samiu se ata do jetojnë një  kohë më vonë se ju”.Dhe nuk mund të ketë mësues të mire,  nëse ai nuk di të depërtojë në shpirtin dhe mendjen e nxënësve,  që nuk gjen gjuhën e komunikimit edhte me tipin “e vështirë”, larg pedantizmit kallp..Vetë fjala arsimtar e mban brenda rrënjën ars që do të thotë art i komunikimit.Kudo që shkoi Hasani rrezatoi një përkushtim dhje ndërgjegje të lartë profesionale  në udhën e dijes.Kjo nuk ka qenë e lehtë , sidomos për një arsimtar të mirë i cili dërgohej gjithnjë nëpër fshatra për të rritur nivelin cilësor atje ku kjo`sillte patjetër edhe privimet,  apo mungesën e rehatisë.Por kush e mbart në vetvete pasionin dhe dashurinë për punën,  këto gjëra duket sikur i harron,  megjithëse ato kanë peshën e tyre gravituese.Në punën e vet,  Hasan Frangu është dalluar për vijimësinë e një rregullsie,  të cilën mund ta verifikojë në vërtetësinë e saj cilido lexues që e njeh Hasanin.

Dhe këtu nuk është nevoja të bëjmë një paradë suksesesh të cilat janë të vetkuptueshme dhe merren me mend , sa mbetet e nevojshme të theksojmë se çdo sukses i një mësuesi mbetert arti i komunikimit të tij për të depërtuar në zemrat e vogëlushëve të vet.Ky komunikim është i diktuar nga përgatitja e përditshme , ambienti kulturor që sjell vetë atmosfera e dijes, nevoja e përditshme për të përthithur të rejat dhe për tu induktuar në grafikët e dijes.Gjendet gjithnjë një shpërblim për punën,  qoftë moral e material ,  në një shoqëri që rendjen pas materiales e ka një moto që shpesh i kapërcen balancat e një motivimi të drejtë.Puna e vazhdueshme , asnjëherë nuk duhet ta sjellë një arsimtar të mirë në kufijtë e një vetëlavdërimi,  apo të mendimit se gjithçka është arritur dhe nuk ka vend për të kërkuar për më tutje.Për një mësues të mirë kjo vazhdon dhe sintetizohet , jo vetëm në shifra  arritjesh konkrete,  po merr edhe konotacione të një vetëbesimi në kënaqësitë e arritjeve që shënohen nga dita në ditë.Kështu ka ndodhur edhe me  Hasanin qw gjithnjë e më tepër e ka parë këtë ide si të tijën,  larg çdo shtampe që përcjell si një kuriozitet të radhës ndonjë indoktrinim për fitime të pamerituara.Përsjellja e faktit për të  kuptuar figurën e një mësuesi të mire,  i cili përditë përballet me një konglomerat mendësishë dhe vullneteve të ndryshme për dije,  është gjithnjë një mënyrë për tu shtyrë drejt këtij fakti,  jo për këshëri,  po për të gjetur fillin e një ideje në zhbirimin e një realiteti sa të vështirë dhe fisnik,  për ta ballafaquar këtë realitet me ditët e sotme,  kur shumë po flitet për figurën e mësuesit.Është e vërtetë që mësuesi ndodhet  në pararojë në zhvillimet kulturore arsimore të shoqërisë,  ai duhet të paraprijë  jo vetëm për të dhënë modelin e vet,  por kjo gjë kërkon edhe përkrahje dhe kuptueshmëri të drejtë nga segmente shtetërorë dhe të shoqërisë.E themi këtë , sepse ende nuk po kuptohet si duhet kjo gjë.Shembulli i një komune , siç është ai Lisit të Matit na e sjell edhe një herë në vëmendje këtë fakt.Edhe pse sot janë disa faktorë që demotivojnë një besueshmëri që s`duhet të lëkundet për vlerën e dijes, faktorë që kanë të bëjnë në fitimin e gjërave me lehtësi, edhe pa dije, turbulenca të ndryshme që shfaqen në idetë qarkulluese se sa të mendohet i mençuri i marri zgjidh punë, etj,  etj.

Figura e Hasan  Frangut i cili me titullin e ri  të qytetarit të nderit e mban jo vetëm për vete por edhe si një nder për çdo arsimtar të vjetër.Sepse çdo arsimtar i vjetër me një begraund të gjërë e pret gjithnjë një vlerësim,  jo thjesht një dalje në pension, moment kohor që shënon një cak moshe.Por për një mësues të mirw,  asnjëherë nuk ka moshë,  ndaj e shohim Hasanin gjithnjë të mos i ndahet pasionit të matematikës,  pasion që ai e shikon në interesimet e tij të  të vazhdueshme për këtë lëndë aq të bukur.Duke iu rikthyer eventit ku një vlerësim që bëhet për një arsimtar gjithnjë e më tepër po ngulitet ideja se nuk janë vetëm vipat ata drejt të cilëve duhet kthyer vëmendja po edhe ata njerëz të thjeshtë , të cilët kanë bërë punë që nuk i ka parë kush,  për të cilën nuk mburren,  se puna e tyre nuk duket sot po ajo ndërtohet sot për t`i shërbyer së ardhmes , ashtu siç thoshte rilindasi i madh Naum Veqilharxhi kur shkroi Evëtar për Fare Të Rinj Djem Nismëtarë. Fara e dijes  i jep frutet nëpër kohra , ndaj çdo mësues krenohet,  ashtu siç krenohet edhe Hasani kur i shikon ish nxënësit e vet nëpër punëra të rëndësishme ose me një sukses të spikatur në jetën e tyre,  se edhe ai është , në një farë mënyre , pjesëmarrës në këtë sukses.Mësuesi,  siç thoshte Çurçilli,  është ai që gjërat e vështira ti bën të lehta..Ndaj edhe titulli që gëzon ëshë një respekt i meritur,  po  edhe një qasje kuptimplote për ta parë veten në disa pika kohore që ngrihen mbi të zakonshmen,  kur doli së pari në punë,  kur nxënësit morën trofetë e çmimeve dhe tani së fundi me titullin e qytetarit të nderit në Lisin  e Matit…Vlerësimi nga vendlindja mbetet përherë një akt meritor që gjithnjë të fut në borxh….