Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Tringa e Grudës

| E merkure, 04.02.2015, 09:50 PM |


Tringa e Grudës

Nga Fahri Xharra

Tringa iu bashkangjit kryengritësve dhe u dallua me heroizmin e saj ne Betejen Deçiqit. Aj morri pjesë në Memorandumin e Gëres( 23.Qershor 1911. Aktiviteti I saj luftarak ishte I gjallë e dhe pas Shpalljes së pavarësisë (28.11.1912)

Tringa e Grudës kurrë nuk u martua dhe s`pati fëmijë. Vdiç me me 2 Nëntor 1917 dhe varros në varrezat familjare në bjeshkët E Grudës ,në fshatin Kshevë ( sot në Malin e Zi ) Dy vjet pas forcat melazeze e shkatërruen edhe edhe fshatin e  edhe varrin e saj.

Tringa e Grudës që Europa , Amerika dhe Zelanda e Re I bëri homazhe trimërisë së saj kishte lindur në viti1880. Ishte e bija e Smajl Martinit .  një prijësi katolik I fisit të grudës, i cili ishte edhe ai nënshkrues I petecionit protestues të Shqiptarëve të Veriut dërguar ambasadorëve Europian të akredituar në perandorinë Otomane, si p.sh . ai i 9 Majit 1878 dërguar Ambasadorit të Francës në Stamboll , si dhe tjetri I datës 15 Qershor 1878, ku shprehej mos pajtimim me vendimet e Koferencës së Shën Stefanit dje Kongresit të Berlinit të cilët pjesën më të madhe të Vilajetit të Shkodrës ia dhanë  Principatës së Malit të Zi.

Bac` Smajli i Martinajve të Grudës ishte shumë aktiv gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit;dhe luftës pas saj , ku edhe u burgos n vitin 1886 dhe I derguar në burgjet e anadollit nga të cilat kurrë nuk u kthye. Por edhe të dy djemt e Sma jlit, Gjoni dhe Zefi , vëllezërit e Tringës u vranë në betejen e vitit 1883 , kur Tringa nuk i kishte mbushur ende tri vjet.

Në luftën  vitit 1911 në mes shqiptarëve dhe Malit të Zi , Tringa tregoi heroizëm të madh dhe gazeta New York Times e quajti  Jean d`Arc - a Shqipërisë. Ajo ishte “ bukuroshja e re shqiptare ,21 vjeç që e mahniti botën dashamirëse.

Ajo nuk ishte mit ,  ishte realitet shqiptar dhe  legjenda e saj qarkullon edhe sot e kësaj dite si femra më heroike e Ballkanit  .

Gazeta New York Times e 11 Majit 1911 shkruan “ Heroina shqiptare e zuri vendin e të jatit “

(New York Times -- ALBANIAN JOAN OF ARC.; Handsome Heroine Takes Father's Place and Vanquishes Turks (The New York Times on May 21, 1911 ) gazata  e për shkruante “ një trupgjatë ,një vajzë e re e zhvilluar si duhet.” dhe shtonte se të gjitha grate shqiptare janë guximtare dhe të ushtruara që nga vajzëria e herëshme në përdorimin e armëve , si dhe në mungesë  të mashkujve janë luftëtare të vërteta..

Mediat e quanin “Yanitza” ( Zhanika) duke u bazuar në Jean d`Arc-en franceze.

Fizikisht, shqipëtaret shkruante New York Times-i janë raca më e mira në Europë. Gratë e tyre janë trupgjata dhe të guximshme. Kur i kam parë së pari kam mbetur pa mend :” nga ecja e tyre elegante , e fuqishme dhe mbresëlënëse “

Po ata janë ( shqiptarët ) shumë të bukur dhe një popull me dhunti të madhe . ata janë si skotët e e shek.17-të , dhe ata do të jenë hap pas hapi raca më e mira si mendësisht ashtu edhe fizikisht , raca më e mira e Ballkanit. Nëse shkoni në Stamboll i gjeni burrat në rrugë dhe burrështetasit që janë Shqiptarë.

Gabimi i tyre është që nuk kanë aftësi për shtetformim. Ende nuk e kuptojnë rëndësinë e kombinimit të ndjenjës klanore dhe bërjes së shtetit .But that will come.”

 

Gazeta e Zelandës se Re .(qershor 29, 1911 ) për Tringën e Grudës.

 

Gazeta franceze për Tringën e Grudës

Gjakovë , 02.02.15