E hene, 20.09.2021, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Urithat e nëntokës së LDK-së!

E merkure, 04.02.2015, 08:12 PM


Urithat e nëntokës së LDK-së!

Shkruan: Florim Zeqa

LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga rivalët e saj politik, sa ka qenë e rrezikuar dhe dëmtuar nga njerëzit mbrenda saj, nga ata të cilët këtë subjekt e kanë"dasht dhe mbështetë" vetëm për interesat e tyre personale.

Më mirë dhe më kjartë se në zgjedhjet fundit parlamentare nuk është shfaq ky fenomen i "dashurisë" ndaj LDK-së !

Urithat, pakurrizorët apo zvarranikët e LDK-së, kështu sikur sot, edhe atëherë kur nuk ishin në pushtet vraponin pas privilegjeve të pushtetit, tenderëve, projekteve më të vogla apo edhe të ndonjë "ashti" që ua gjuante nga largësia Hashim Thaçi.

Urithat e nëntokës së LDK-së, për të fshehur gjurmët e bashkëpunimit me  rivalin kryesor të partisë së tyre dhe frymës rugoviane në përgjithësi, ditën përlaheshin para opinionit, para mediave apo edhe në parlament, ndërsa natën vazhdonin bizneset e fshehta dhe ndejat e natës së bashku me pushtetarët hoteleve luksoze të vendit apo villave të tyre private.

Gjatë fushatave zgjedhore, siq ishte rasti i fundit në zgjedhjet parlamentare, urithat për të mashtruar opinionin, elektoratit të tyre i bënin thirrje; "kujdes, ruani xhepat nga qeveria",...për t'u kthyer vetë më pas në "strofull" të Thaçit.

Si të ju besohet këtyre njerëzve, nga kush t'i ruajmë xhepat tani, nga Thaçi apo nga urithat e LDK-së ?

Nuk është thënë rastësisht ajo thënja; "shyqyr se ra ky mort e u pamë", vërtetë ranë zgjedhjet e fundit dhe u pa qartë se kush paskan qenë urithat e vërtetë të LDK-së,...këta asnjëherë nuk e paskan pas hallin e popullit dhe shqetësimeve të tyre si dhe as të filozofisë rugoviane, por e paskan pasur hallin si të arrijnë në pushtet !

Merreni me mend çfarë kualifikimesh absurde po i bëjnë ikjes masive të popullatës nga Kosova; "po ikin për sigurimin e një jete më të mirë në shtetet përendimore", thuajse po ikin nga qejfi e jo nga zori.

Urithave të LDK-së në pushtet dhe rrethë tij, sikur t'u kishte mbetë vetëm pak ndërgjegje e pastër duhej të thonin ndryshe; "janë këta shpirtëra të thyer dhe të pashpresë për jetë në vendin e tyre, të zhgënjyer nga keqeverisja shtatëvjeqare, dhe jo vetëm kaq, të mashtruar dhe harruar nga e gjithë klasa politike e ditëve të sotme, përfshirë edhe LDK-në. Apo të thojnë siq kishte thënë dikur në 2007-ten ish kryetari i LDK-së, zoti Fatmir Sejdiu në polemikë me liderin e AKR-së, zotin Pacolli gjatë fushatës zgjedhore; "Nuk kemi rini për të tretur", kur ky i fundit dërgonte të rinjët për punësim në Kazakistan e gjetiu në shtetet aziatike.

Mirëpo urithat frikacak të LDK-së këtë nuk janë të zotët ta thojnë sepse e ndjejnë vetën bashkëfajtor në këtë lojë të pandershme dhe shumë të rrezikshme për të ardhmën e vendit të tyre.

Urithat e LDK-së, edhe pas dy muajve të konstituimit të qeverisë kukull, nuk janë në gjendje të bëjnë publik emrat e zevendës ministrave të LDK-së në këtë qeveri.

Edhe ky është një argument më shumë se këtu nuk është fjala për zgjedhje vlerash, por për të siguruar kapital zgjedhor në pragë të zgjedhjeve të mbrendshme partiake të proklamuara të mbahen në këtë pranverë !

Urithat e nëntokës së LDK-së, ashtu si në Kosovë, edhe në diasporë i kanë mbështetësit e vet, që ushqehen me ambiciet për akomodimin (punësimin) e ndonjë familjari të tyre përmes pushtetarëve të sotëm.

Me një fjalë, skenat e ikjes së të rinjëve shqiptar nga Kosova nuk trokasin në ndërgjegjën e urithave në diasporë, e rëndësishme për ta mbetët realizimi i interesave të ngushta e jo të interesave të shumicës shqiptare në vendin tone.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora