E merkure, 24.04.2024, 06:55 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë

E marte, 03.02.2015, 08:17 PM


Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jabllanoviqin!!!

Shkruan Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

Koha po afrohet e 4 shkurtit sipas planeve dhe ultimatumeve qe janë dhënë nga opozita.

.Plagët akoma nuk janë tharë nga protestat paraprake nga  goditjet  e shkëmbyera në mes policisë  dhe popullit. Kosova  po përjeton  një kaos të stuhishëm dhe të dhimbshëm me përshkallëzime  dhe akte konfliktuoze , duke i kaluar caqet dhe  kornizat  e menaxhimit politik nga partitë e opozitës dhe të pozitës.

Shumë kritika adresohen mbi protestat, policinë, udhëheqësit politik dhe në  qeveritarët aktual. Këto vështrime epen nga këndi, sipas qëndrimit politik dhe kutit  personal lokal , partiak apo edhe rajonal. Kjo situatë është krijuar ngase shumë skeptike ishte edhe përzgjedhje e koalicionit  që u përzgjodh pas 6 muajsh  të një ngërçi ,qe krijoj paqartësi në  popullatë !?. Çështje madhore , siç është Trepça që të mbrohet nga pretendimet serbe  bien ndesh me qeveritarët e  Kosovës që i shkojnë për shtati Beogradit qoftë me presion ndërkombëtar apo edhe pa te ? Pse mbrohet  krimineli serb Jobllanoviq, kur fyen nënat tona që ju masakruan djemtë  vajzat dhe njerëzit e dashur???...

Nënat tona nuk duhet lejuar  të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë  qe dikush po e mbanë  me Beogradin.

Ato nëna janë tonat që  humben  bijtë e vet, andaj nuk duhet lejuar  të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë  qe dikush po e mbanë  me Beogradin. Reflektimet  dhe  pakënaqësia  e popullit, po merr dimensione  me përmasa të ndryshme  nga papunësia , perspektiva ekonomike, korrupsion dhe në fund edhe presioni politik  duke marr karakter vetshkatërrues . -Zemërimi i  popullit  për Trepçën ka  arsye të plotë  qe të protestohet, mbrohet  dhe të rezistohet sepse  , artificialiteti politik mbi formimin e qeverisë në Kosovë e përjetuan  dhe po e përjetojnë në palcë populli duke e humbur  besimin  në votat që ju dhanë...

Përballja popull -polici   në ato beteja aq dramatike ,lind dyshimi se  vegël të kujt, po  bien policia jonë?

Protestuesit morën dënimin e madh me përgjakje ,rrahje dhe arrestime deri në kryetar të Prishtinës!Një gjë e tillë nuk  ka guxuar të ndodhe  me qe shtetet e perëndimit me prestigjitet  shtetëror me  qindra vite nuk e tolerojnë aktrime të këtilla të  torturohet kryetari, polici , studenti apo qytetari  në shenjë pakënaqësie  nga regjimet aktuale...Edhe ne, qe pretendojmë ta kemi një shtet,  duhet kapur modelin e shteteve perëndimore se si duhet ndërtuar shteti...Po ashtu edhe policia u përgjakën  nga protestuesit, qe të vjen të qash për ta .Përballja popull -polici   dhe skenat me  qytetarët  në ato beteja aq dramatike lind dyshimi se  vegël të kujt, po  bien policia jonë, ta  mbrojnë popullin ,kulturën dhe vlerat  e tij , apo kriminelet e Beogradit dhe kumbarët e tyre! Kush mbeti pa therë në këmbë  qeveritaret!!!Ata mbeten  nga katet e larta spektatorë të  përgjakjes së  popullit tonë me djemtë tanë polic që mezi kemi pritur ta kemi një uniformë  tonën me policë tanë    komunikojnë shqip dhe mbajnë rendin shqip...Skandali mbas skandali me orë të tëra të shumë anshme vazhdoj.

Kosove e mplakur nuk mund ti rezistoj as kujt që ta ruajnë ardhmërinë e vet!

Për ta  irrituar  popullin ishte qëndrimi naiv i Isa Mustafes kur i qante  dhjetëra xhama të thyer, apo edhe ndonjë  pllakë që ishte nxjerr nga vendi ,apo Hashim Thaqi qe u shpreh,  se pati synim për rrënimin  e qeverisë duke  e harruar  Trepçën qe të dy,  shpirtin  e Kosovës për  të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen  e Kosovës. Sipas tyre ma me rëndësi  janë dhjetëra xhama dhe  kërrigat e tyre , sesa " Trepça gjiganti  i kapitalit " në shkallë evropiane. Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jabllanoviqin dhe dobësitë e juaja!!!Policia është e jona ,mos mbroni  kriminelet ndërgjegjësohuni sa nuk është bërë vonë .Shkarkoni  Jabllanovicin, shkarkoni edhe tjerët  ata që janë nën shërbimin dhe dirigjimin e huaj. Mblidhni forcat  mbi interesat kombëtare , leni interesat e juaja personale .Ktheni  besimin popullit , nxinte zhvillimin ekonomik mos e zbrazni Kosovën, se një Kosovë e mplakur, nuk mund ti rezistoj as kujt, që ta ruajnë ardhmërinë e vet. Veproni me mençuri se mjaft mbetëm shërbëtor të huaj për interesa e të tjerëve!!!???...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora