Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vatikani dhe Shqiptarët- në një libër i ri

| E marte, 03.02.2015, 07:09 PM |


Vizita historike Papa Françeskut nga njohës të ndryshëm të rrethanave ndërshqiptare: politikanë, historianë, shkrimtarë, klerikë, e njerëz të medias,  njëzëri u vlerësua të jetë historike.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që u organizuan  për vizitën e Atit të Shenjtë, si konferenca, tribuna, debate, etj. vlen të veçohet Konferenca “Vatikani dhe Shqiptarët”, që u organizua nga Senati Demokristian në Shqipëri.

Punimet e kësaj konference, janë publikuar në një libër “Vatikani dhe Shqiptarët”, të cilën e ka përgatitur presidenti Lazër Stani dhe e ka botuar Senati Demokristian.

Libri hapet me një fjalë hyrëse nga shkrimtari Lazër Stani, ndërkaq aty janë përfshirë edhe fjalimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, pastaj ai Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, si dhe një studim i gjatë i Naritan Cekës për shqiptarët dhe krishterimin e hershëm.

Pjesa tjetër e librit, ka përfshirë gjitha punime që janë lexuar në konferencë, të autorëve: e Ndue Ukajt, Gjon Berishës, Dorian Koçit, Kastriot Markut, Nikollë Lokës, Azem Qazimit, Visar Zhitit, Agron Gjekmarkajt dhe Thanas Gjikajt.