E marte, 23.04.2024, 07:11 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Alidema: Kryeministri serb me ''kali'' nëpër Kosovë

E marte, 03.02.2015, 08:24 PM


KRYEMINISTRI SERB, A.  VUÇIQ  ME  ”KALI”  NËPËR  K0S0VË,  SI  DOHER  S. MILLOSHEVIQI

- Një grua serbe, e fshatit Kllokot, na tha: “… Ata që i përlyen mangët e veta me gjak të kësaj lufte në Kosovë, më së miri po jetojnë, krejt janë në punë edhe pjesë sunduese e Kosovës”

- A. Jabllanoviq - personazh i Radoje Domanoviqit - “vodja-udhëheqësi”

Shkruan Lidhja e Intelektualëve të Kosovës, nënshkrues Rashit Alidema, kryetar

Qeveria e Kosovës krejtësisht e paaftë, e tillë ishte edhe ajo më parë, po kjo edhe më e keqe! Tani është vështirë ta shkulësh. Të dobët edhe ne krejt, shqiptarët, të pamundur as paraqitjen e një të ardhme europiane!… Neve na duhet një Don Kishot i historisë universale, që vë në kontrast jetën që jetojmë, me atë që e ëndërrojmë se po jetojmë!...

Afër një shitore të fshatit Kllokot, me 14/01-2015, rastësisht u takuam me gruan e një mësuesi të Shkollës fillore të këtij fshati, dhe u ndalëm në bisedë të shkurtër me te (ne, ajo).

Përshëndetje!

Përshëndetje!

Ne jemi do profesor të UP-së, po shumica të lindur nga kjo anë, Ana Moravës.

- Jeni ardhur për pushim, në banjë?

Jo, në kalim. Moti nuk kemi qenë këndej. Qenkan bërë ndryshime të mëdha: banja për mrekulli , fshati gjithashtu…

Po, përveç shërimit, po i jep edhe fshatit një pamje të shkëlqyer!

- Ne ju përgëzojmë këtë Vit të ri, juve dhe më të dashurve tuaj!

- Ju faleminderit! Gjithashtu edhe unë juve!

- Ne menjëherë nuk do të shpejtojmë të flasim për ngjarjet e pakëndshme të viteve të kaluara - rreth asaj që neve shqiptarëve na ndodhi. Vetëm këta shokët e mi dhe unë, duam nga ju të dimë: të gjitha marrëdhëniet ndërmjet njerëzve , pa grindje e armiqësi, që kanë qenë në më parë, në SFRJ - ato do të mbeten në vitet e ardhme, pa marrë parasysh se çfarë?

- Sigurisht, mbeten. Dhe, kjo është arsyeja, pse ato duhet të zhduken?

- Nuk e dimë. Thonë se…

- Jo, mos i besoni askujt.

- Sidomos në shpenzim të programeve humanitare janë duke përjetuar për të mbështetur marrëdhëniet ndër njerëzore nacionale  dhe institucioneve tjera kulturore dhe arsimore.

- Askush, nuk e besoj, se në një mendje të tillë, do rrokullisë diçka.

- Qartë, qartë …Tani, pra, pyetja: ja sot këtu janë kudo, në krye me kryeministrin e Serbisë, A. Vuçiq - ju keni parë, me sa duket, shohim edhe ne, agjencitë e lajmeve - vetëm thonë, se Kosova po nënçmohet  deri në “mbeturinë” vlerësimi (rejtingu).

- Po, unë këtë e di.

- Për sa i përket investimeve të huaja, privatizimit… A ju pëlqen? Çfarë mendoni ju?

- E pra, dëgjoni … Si në gjithë vendin.

- Domethënë?

- Me qejf - si në tërë vendin.

- Kemi durim, përmbahemi, po?

- Dëgjoni,  pse - a ka variante?

- Absolutisht jo.

- Ju i dini rastet, kur vendi diçka nuk ka mund të përballoj, kishte vështirësi?

- Jo, nuk i dimë ato raste.

- Të tilla ka pasur shumë. Dhe më tepër do t’i shohim, nëse e shfletojmë historinë tonë, edhe të ju jen.

- Qartë.

- Qartë, se nuk është e thjeshtë, dhe më tej do të jetë jo e lehtë, po çka të bëjmë?

- Po flitet, ju po bëheni gati për një jetesë të përbashkët me Veriun e Kosovës?

- Thjesht duhet pritur, ndërrimet e fuqive botërore. Po kjo shpejt do të ndodh! Nuk duam kështu të jetojmë!…

- Na thoni, kuptohet, përveç  Serbisë, Rusia do t’ju ndihmoj, me gjithë çka, në këtë drejtim?

- Natyrisht! Gjithsesi! Çka bëjmë pa te?… BE – nuk na donë. Sillet me ne për kushtet strategjike të saja.

- E çka do të thoni ju mandej për Kosovën?  Në kuptimin - si do ta “mbroni”?

- Me mbrojt s’ka kuptim, ju të gjithë jetoni në hapësirën e informimeve të hapura, të gjithë ju këtë e dini.

- Ashtu…

- Kush doja të punojë dhe në të cilin i ka  variantet - ai vet tanimë krejt i ka matur të gjitha rreziqet dhe atij nuk i duhet asnjë agjitacion për Kosovën, ai edhe më tej do të punoja. Por, kush nuk donë  - është e pakuptim me e përzgjuar, kjo tanimë do të lindte mendimin mbizotërues. Ju po kuptoni - ata e kanë analitiken e vet, pikëpamjet e veta, ekonomitë e veta, tërë strategjitë e veta, çfarë i kanë (?) s’është me rëndësi, kryesore i kanë…

- Kuptuam.

- Atje, në Europë, mendoj në pjesën qytetëruese, se edhe ne jemi në te, në hartë, nuk flitet - si me bindë dikë.

- Sipas gjeografit serb, akademikut Jovan Cvejiq, në Kosovë kurrë nuk ka pasur serb më shumë se 5% ndaj shqiptarëve. Për këtë mund të shihni artikullin e tij të botuar frëngjisht, në Paris të vitit 1923 (shih referencën në internet). Me këtë duam të na kuptoni, se me një pakicë aq të vogël popullsie, e gjithë këto të drejta: në organizimin politik e shoqëror, përcaktimin në institucione, përcaktimit në punësim, arsimit, përdorimit të simboleve etnike dhe ndërkombëtare, përdorimit të gjuhës zyrtare, trajtim institucional. në parlament listën e garantuar, asociacionet e komunave, … kush në botë këto nuk i ka!?

- Kjo është - të ndryshojë diçka apo bërë më të lehtë disi situatën.

- E paratë, cilat i përdorni – eurot a dinarët?

- Sipas situatës, nganjëherë të dyja, më shumë të fundit.

- Rrymën e tjera taksa për shtetin, a i paguani?

- Jo! Sa e di unë askush prej serbëve të Kosovës nuk paguajnë, ndoshta në kohën e fundit do - po paguajnë.

- A shpesh bëhet panik se nuk po keni të drejta sa duhet?!

- Heshtje…

- Shtëpia a po iu ndërton Serbia?

- Po, jo të gjithëve…

- Lidhjen telefonike, të Kosovës a të Serbisë e përdorni?

- Në kohën e fundit, ka disa që e përdorin edhe të Kosovës.

- Ç’gjuhë tjetër flitni ju, përveç gjuhës së nënës, serbishten?

- Rusishten. Në shkollat tona punohet me plan e program të Serbisë…

- Edhe një pyetje - juve personalisht, si i keni përjetuar luftërat e fund viteve të shekullit të kaluar në hapësirat e ish Jugosllavisë, e  në veçanti atë në Kosovë?

- Po mendoj pak, të përkujtoj nga filozofia, e të them shkurt – gjithëpërfshirës – dihet, paqja do të mbretëronte në tokë, sikur të mos të ishin kuptimet e “imja”, e “jotja”…

- Në këtë rast nuk po zgjerohemi në histori, po përmendim vetëm ato që janë të pakundërshtueshme. Shqiptarët janë autokton të Ballkanit. Serbët janë ardhacak prej gjysmës së shekullit XI-XII.   Sidomos prej Kongresit të Berlinit 1878 me të madhe janë shtrirë në tokat shqiptare… Tani ka mbetur një “grusht” Kosovë, Serbia thotë është toka jonë!?

S’jam historiane, as nuk merrem me politikë. Jam arsimtare e Gjuhës dhe letërsisë serbe. Këtë që po shkëmbejmë është një kulturë e përgjithshme e Shkollës së mesme…

- Dihet, shumë prej serbëve të Kosovës morën pjesë në këtë luftë të ndytë, iu bashkëngjiten forcave të armatosura të Serbisë në pushtimin e Kosovës, të cilën mund ta quajmë Lufta e tretë Ballkanike, çka mbërritën mbi 90% të shqiptarëve, i dëbuan në katër anët e botës. Përveç kësaj mbi 14 000 shqiptarë/re u vranë, të tjerët gati krejt me trauma,   gati të gjitha shtëpitë e djegura... Mandej, ndërhyri NATO, si shpëtimtare humanitare për tërë një popull, popullit shqiptarë e. t. Në lidhje me këtë deshëm të pyesim, ata serb të kësaj ane, që luftuan së bashku me Serbinë, a kanë mbetur këtu ndonjë prej tyre, a të gjithë kanë ikur për Serbi?

- Pyetje jo e lehtë. Patjetër edhe këtu duhet të jam e sinqertë. Getoja thotë - njerëzit e drejt mund të vuajnë pak, por gjithnjë dalin në dritë, fitimtar, ndërsa ata që pak bëjnë dredhura gjithnjë janë të humbuar. Përgjigjja ime: … Ata që i përlyen mangët e veta me gjak të kësaj lufte në Kosovë, po, kuptohet, me gjak shqiptari, më së miri po jetojnë, krejt janë në punë edhe pjesë sunduese e Kosovës. Do ishte qesharake për të mohuar, se kjo a është strukturë përjetuese? Sigurisht, është.

- Zonjë, iu falënderojmë në sinqeritetin e juaj! Popull të keq nuk ka!

- Është e vërtetë. 43 vite nga lindja ime e që jetoj me familjen time këtu, kurrë ndonjë të keqe nuk kam pasur me shqiptarët. Unë e njoh mirë popullin shqiptarë - të sinqertë, shumë të vyeshëm në pronën e vetë, shumë inteligjentë, moral të shtrirë në karakter… po flasim në përgjithësi, se çka s’ka te ju dhe te ne, në çdo popull ka fundërrina, po diku më shumë i diku më pak!

- Pakënaqësi në pushtet ju nuk keni, si ne po kuptojmë?

- Ju këtu, si dukët, po talleni me mua? Shumica e tyre, që ndodhën në pushtet – krejt e dinë, - të pasurit u bënë të varfër dhe anasjelltas, -  po pasurohen pa punë, të kënaqur pa ndërgjegje, me dituri pa karakter,  me biznes të pandershëm, gabimet e kaluara i përziejnë me të tanishmet, iu ikin problemeve të veta, ata humbin në kohë, presin rezultate të menjëhershme, interesohen për gjërat që ata nuk i kontrollojnë e të ngjashme. Pushtetarëve kurrë nuk duhet me iu besuar, se ata nuk i besojnë as vetvetes. Një situatë e tillë tani është edhe në Serbi… Do të ishte qesharake për të mohuar,  se kjo nuk  paraqet ndonjë përjetim. Natyrisht, paraqet.

- E, megjithatë, dihet, i fuqishmi gjithnjë është i drejtë!

- M’u ashtu!

- Në tërësi, ne po pajtohemi, ndoshta që jemi të një profesioni,  arsimit të lartë?

- Sigurisht, po; edhe kjo qëndron. Punëtorët e arsimit gati 100% kanë shikim të drejt, real në botë. E ne jetojmë në një botë reale, kur realiteti i sotëm është i tillë?!

- Për të gjykuar njeriun, para se gjithash, duhet të hyhet në mendimet e tija të fshehta, në pa lumturinë e tij, në gajlet e tij…

- Po, normal!

- Këtu tani po jetoni mjaft mirë, fshati ishte bërë gati si qytet: me infrastrukturë gati të gjitha llojeve: sociale, transportit, rrjetet inxhinierie, ekonomike, informacionit, sistemi i objekteve stacionare, tregut…, në veçanti me rroga të dyfishta (dhe ndihma tjera) - nga  Kosova e  Serbia. Në çdo shtëpi nga 1-2 vetura, traktorë… Po jetoni në të ardhmen, jo në të kaluarën? Ndërsa shqiptarët, shumica në varfëri të skajshme!? Ogur – nuk bëjnë panik, ikin të qetë nga Kosova, disa po vdesin nga ftohti në rrugëtim… Për këtë Serbia po iu “ndihmon”… Dy kategori njerëzish - ata,  që asgjë nuk bëjnë, dhe ata, që panikojne… Ne kemi kaluar nëpër këto situata, në vitet 50-60 të shekullit të kaluar - emigrimi masiv në Turqi, sipas Konventës Serbo-Turke  të vitit 1938 dhe marrëveshjes SFRJ-Turqi-Greqi të vitin 1953, madje dëbimi në vitin 1999… Në periudha të shpeshta kështu kemi kaluar dhe po kalojmë….

- Po, në tërësi mirë jemi! Unë mendoj, në të ardhmen… Për të tjerat - s’jam e aftë të përgjigjem.

- prirja?

- I dashuri afër meje dhe ngritja intelektuale e fëmijëve të mi, ashtu si bashkëbiseduesit e mi të sotëm, edhe pse, siç e dini edhe ju, arsimi ka ra për së tepërmi poshtë. E te ju?

- Organ! Përherë të parë e kam dëgjuar dhe parë në Katedralen e Rigës, në verën e vitit 1986.

- Në fshat, zakonisht njëherë në javë mbahen vallet popullore, siç i quani ju “igranka”. Ju shkoni në to, kryesoni ndonjë dhe cila është më e dashura e juaj?

- Po shkoj me burrin tim, jo shpesh, po shkojmë. Vallja ime më e dashur është –“Ruzmarina”. Ani kur lëshohet video a youtube, kur me harmonikë i bie Radojka  Zhivkoviq (shpesh së bashku me burrin e vet), “trenohemi” duke kërcyer…

- Po këta shokët tu nuk folën asnjë fjalë?

- Ky afër meje, preton, s’ka qejf me fole në rrugë, vetëm nëpër salla , me mikrofon, ndërsa këta tretë janë të rinj, siç po i shihni, nuk e dinë asnjë gjuhë sllave.

- Nejse, iu faleminderoj me shpirt për këtë bisedë të këndshme, përherë të parë në jetën time kësisoji, të paharrueshme, jam shumë e emocionuar… Unë duhet të shkoj; a po i shihni ato 7 gra e 3 vajza, mua po me presin, qe 45 minuta (e shikonte orën në tel. e dorës),  prej fillimit të takimit tonë, për të shkuar në dasmë; këtu një fqinj i yni, i cili sot po martohet me një nuse nga Shqipëria. Kjo është e treta në fshatin tonë. Pritën edhe 29 sish. Mesitët shqiptarë, po i bijën, për një 1500-2000 euro…

Ndërsa, këto “madamet” janë thashethemet e fshatit, ulur në bakë të trotuarit. Shikoni si na shikojnë pjerrtas, me “bishtat” e syve!?…

- Këto nuse janë shqiptare?

- Po!

- Gjame, më tepër se tragjedi!…

- Pse?

- Mirupafshim!

- Mirupafshim!

Shumë herë bërja shkrime, përpjekje mbarësie për popullin tim, po pa plan e sistem, dhe asnjëherë nuk kam menduar dhe s’kam dashur t’i bëj ato krenari historie. Unë shumë kam parë, me shumë jam provuar, në mënyra të ndryshme të kohës, shumë të njohur e të panjohur bashkëkohorë, i kam takuar në rrugën time, disa ishin afër jetës sime, tjerët larg, në fund, me do në vrap takime më kanë lënë pamje të kthjelltë e përshtypje dëgjimi, njerëz me ndërgjegje…

*     *     *

A. Jabllanoviq - personazh i Radoje Domanoviqit - “vodja-udhëheqësi”

1. A. Jabllanoviq ose është personazh i këtij shkrimtari serb ose është dhelparak, ose të dyja.

2. “Nuk di për krimet e Serbisë në Gjakovë”, - përgjigjet A. Jabllanoviq. E kur thotë: “Kosovo i Metohija”, edhe këtë nuk e “di”, se me Kushtetutë është - Kosova?!

3. Pasi që askush nuk ka të drejt t’i fyejë familjarët e viktimave të luftës, A. Jabllanoviq e plotëson kushtin e parë të pikës 1.

4. Pasi që është në kundërshtim me pikat 2, 3, atëherë plotësohet edhe kushti i dytë i pikës 1.

Përfundim. Sipas pikave 1-4 (ngjashëm me atë të Njegoshit: “I turqizuari - më i keq se turku”, e i civilizuesi egër - më i egër se egërsia), ky njeri i kohës sonë të pazakontë, patjetër duhet të përgjigjet para drejtësisë, ndërsa shkarkimi nga posti i  ministrit i pashmangshëm!

15. 01. 2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora