E enjte, 28.03.2024, 04:30 PM (GMT)

Kulturë

Pirro Çako - “E vërteta e ndarjes time me Invën”

E shtune, 12.07.2008, 10:00 AM


Pirro dhe Inva
Klotilda Harka

Ka hapur një studio të tijën por po kompozon për të tjerët. Jeta i ka mësuar shumë gjëra dhe po kërkon të kapë kohën e humbur.

Tani një studio muzikore “underground”, në një pallat këtu pranë Zayet Center. Keni vendosur të mblidhni këngëtarët, dhe të bëni muzikë të të gjitha rrymave?

Po, kanë filluar bashkëpunimet e para, dhe momentalisht jam duke punuar këngë për Anjeza Shahinin, Besa Kokëdhimën, Mariza Ikonomin, etj.

Për një kantautor si ju çfarë është menaxhimi i studios muzikore?

Truri bëhet shumë produktiv kur fillon të mendosh për të tjerët. Tani nuk mendoj më për vete, por në çdo moment mendoj se si të krijoj për të tjerë këngëtarë, dhe krijimtaria patjetër që do jetë më e madhe. Që nga viti ’88-të kur nisa karrierrën si kompozitor, tani e shoh si rikthim. Është sfidë në jetën time. Mendoj, që është momenti ta përballoj.

Me kë po bashkëpunoni?

Alban Male, është djali që po punojmë bashkë. Është i talentuar,  shkruan muzikë, ka ritëm të brendshëm, orkestron, besoj do bëjmë këngë të bukura.

Një përpjekje kjo për të ndryshuar jetën tuaj?

Në fakt doja të kapja ritmin  e jetës, jo vetëm si kantautor i 12 këngëve të mia  në këto vite, por për të kapur dhe ritmin e muzikës që pëlqejnë momentalisht të rinjtë.

Besojmë s’do u mbetet kohë të kompozoni këngë për vete?

Në fakt po. Sepse kam gjashtë muaj, që dua të bëj një singell për vete, por ende nuk ka ardhur momenti. Shpresoj ta kem gati në shtator. Për të mos folur pastaj për albumin, që ende nuk kam asnjë plan, pasi duhen dhe 8 këngë të tjera. 

Po shfaqeni gjithnjë e më shumë edhe si autor tekstesh?

Po, që kur krijova tekstin e këngës “Diferenca je ti”, një duet me Elsa Lilën, dhe këngën “S’të mbaj dot peng” të Samanta Karavellos. Tani jam duke punuar për tekstin e këngës së Anjeza Shahinit, dhe të singëllit tim.

Këngët e shkruara nga ju para 20 viteve, tani qarkullojnë si ringtone. Fitoni para nga ato këngë?

Deri tani jo. Për shembull kënga “Veç një herë jetojmë”, është krijuar 20 vite më parë, e vazhdon të dëgjohet në ringtone, edhe pse unë ende s’i kam marrë asgjë. Unë ende e ndiej veten këngëtar të regjimit socialist, që punoje dhe nuk merrje asnjë shpërblim. Po unë jam këngëtari i parë, që kam liçensuar këngët e mia me rregullat të reja, që kanë hyrë në fuqi për të drejën e autorit. Kështu që tani e tutje gjërat do ndryshojnë. 

Anthony, djali juaj i ka shfaqur prirjet?
 
Para pak ditësh është kthyer nga Franca. Ai është rritur tashmë, është 13 vjeç. Dhe ka prirje të këndojë, madje më duket shumë pranë interpretit. Ndoshta bëhet këngëtar lirik, po pse jo dhe aktor. E ka të trashëguar gënin e këngëtarit dhe rrezaton diçka të veçantë. Ndaj do jem i pari, që do të eksperimtoj talentin e tij në kompeticione si, Top Fest, etj. Mendoj është një test shumë i mirë për të, pasi ai zotëron instrumentin e pianos, që është një instrument, që të lejon të bësh shumë gjëra në muzikë.
 
E latë Parisin përgjithmonë?

Isha para katër javësh në Paris, atje kam rezidencën, këtu kam punën, karrierën. Është shumë e vështirë pasi kjo punë që kam marrë përsipër do t’i rrish në kokë.

Kjo është arsyeja e vetme që jeni kthyer në Tiranë?

Më pëlqen të kontribuoj, dhe do desha të merrja suksesin. Puna me studion është një mënyrë që të mbetem në treg edhe për 20 vite. Dhe kjo që unë bëra me këtë studio është zgjedhje intuitive e imja për disa arye.

Strategjia që do ndjekësh për të mbetur në treg dhe 20 vite?

Duke ndjekur modën në muzikë. Për shembull kënga ime e re, është muzikë house e përzier me pop- rock, që e eksperimntoj për herë të parë.

Po i largoheni muzikës elitare për t’iu afruar masës. Nuk është pak e rrezikshme?

Albumi im i dytë “Mos më krahaso”, ishte një album shumë intelektual dhe unë falenderoj “Supersonic” që bëri lançimin e duhur. Ishte një album që nuk kuptohej nga të gjithë. Por për pyetjen që më bëni them se nuk është njësoj. Sepse të ndjekësh modën do të thotë të ndjekësh ritmet muzikore që vijnë nga vendet perëndimore, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga pyetjet që lexuam në forumin e website-it tuaj ishte: “Je ndarë nga Inva? Si është e vërteta?

Jo nuk është e vërtetë. Dhe po ua them të gjithëve, të jenë të bindur se asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time.

Por jemi kuriozë të dimë se si mund të funksionojë një martesë në distancë?

Po mendoj që martesa dhe familja është mirëmbajtje.

Kjo u jep mundësinë ta bëni jetën këtu si beqar. Si po e përjetoni këtë moshë?

Fundjavat në orët e vona i kaloj me shoqërinë në karaoke. Por natyrisht që jam i rebeluar. Më duket sikur kam dhënë pak në jetë. Dhe për mua të japësh pak, është sikur nuk ke dhënë asgjë. Mendoj kam shumë për të dhënë për muzikën shqiptare. Kam një etje për të dhënë më shumë në jetën time.

Vitin e kaluar prezantuat Festivalin e Këngës, këtë vit?

Që prej muajit shkurt, jam emëruar drejtor artistik i Festivalit në RTSH.  Po punoj për një festival të rinovuar, sipas mënyrës dhe gustos sime.

 

…sipas Pirros


Studio
Eshtë refleks, dhe reflekset vijnë duke punuar

Muzika
Eshtë si parfumi

House
Muzika që është në modë këtë vit

Albumet
Kam vendosur që në jetën time të bëj 5 të tillë

Kompozitor
Eshtë dikush që punon përditë

Orkestrimi
Do kisha dashur të isha orkestruesi i këngëve të mia

E ardhmja
Nuk e di se ç’do ndodhë me mua

Pushime
Kam frikë se këtë verë nuk do bëj pushime

Parisi
Atje u vendosa në vitin 1992, dhe gjëja që më bënte përshtypje ishte që kur dilja me makinën time, dëgjoja këngë të artistëve të rinj, që shkëlqenin, dhe papritur zhdukeshin nga tregu muzikor. Më dukej e tmerrshme. 

Poezia
Të shkruash është gjendje intuitive e brendshme, që jep rezultat. Frymëzimin e marr nga poezia ruse e franceze.

Mosha
Nuk është mirë të dihet mosha e artistit. Por duke dhënë pak në jetë, mosha ndihet më shumë dhe e kundërta.

Martesa
Mirëmbajtje

Flirtet
Frymëzim për tekste

Seksi
Gjithmonë duhet folur pas seksit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora